Ukshin Hoti

Përmbajtja

  1. Kontribuesja jonë e historisë, Kristina na tregon për të.
  2. Pas burgimit të tij
  3. ‘Trupi i tij nuk u kthye kurrë pranë familjes së tij’

Ukshin Hoti, ai pa një tjetër mënyrë për të zhvilluar Kosovën veçmas Jugosllavisë. Ai shtroi rrugën për shumë heronj që njohim tani. Si Adem Jashari.

Ukshin Hoti, i njohur për frazën Ku ështe Ukshin Hoti u zhduk në 1999, dhe askush nuk e di se ku ndodhet ai.

Kontribuesja jonë e historisë, Kristina na tregon për të.

“Ukshin (1943) ishte një gjeni që studionte jo vetëm në Kosovë, por edhe në Zagreb, Beograd dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë asaj kohe, ai po zhvillonte mendimet e tij politike për Kosovën, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë. Ai ishte profesor në Universitetin e Prishtinës gjatë viteve 1970 ku mësonte Ligjin Ndërkombëtar.”

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Biografia e Adem Jasharit: Heroi i Kombit Shqiptar dhe Simboli i Lirisë dhe Nata e Zjarreve në Prekaz – Historia dhe rëndësia e saj.

Në vitin 1981, ai mbështeti demonstratat studentore në favor të krijimit të një ‘Kosove Republikë’. A mund të na tregosh pak për protestat e atëhershme?

“Filloi si një protestë studentore, sepse ata duhej të prisnin një kohë të gjatë në rradhë për ushqim me cilësi të dobët. Gjatë demonstratave, 32 persona u plagosën. Policia u përfshi dhe shumë u arrestuan. Pasuan shumë protesta të tjera, të cilat krijuan më tepër tensione në të gjithë Kosovën. Ajo që ndodhi atëhere ishte vërtet fryma e rinisë shqiptare që ngrihej në këmbë.

Ajo që filloi si kërkesë për rrethana më të mira për studentët, çoi në demonstrata në favor të një Kosove të pavarur. Më vonë, Hoti u arrestua, dhe u dënua me disa vjet burg. Në 1983, Amnesty International e shpalli atë një të Burgosur të Ndërgjegjes.”

Pas burgimit të tij

Ukshinini nuk kishte frikë të hynte përsëri në veprim. Ai u bë aktiv me LDK-në në fillim të viteve 1990, dhe më vonë themeloi Partinë e Unitetit Kombëtar Shqiptar.

“Po, dhe në vitin 1994 ai u arrestua përsëri. Gjatë luftës në Kosovë në 1999-ën, ai raportohet se u la i lirë në 16 maj nga burgu i Dubravës. Në të njëjtën ditë, ai u zhduk. Familja e tij nuk mori një njoftim dhe askush nuk e ka parë që prej asaj dite.”

Aha. Pra, kjo është arsyeja pse ka mbishkrime në qendër të Prishtinës me pyetjen Ku është Ukshin Hoti?

“Po dhe jo. Kjo pyetje nuk bëhet për të ditur se ku është ai në të vërtetë. E dimë shumë mirë se ai ka vdekur. është një çështje kombëtare për Kosovën dhe humbjen e mijëra njerëzve. Ku është gjyshja ime, ku është vëllai im? Ai nënvizon mosrespektimin e plotë të të drejtave të njeriut. Jo vetëm nga serbët, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

‘Trupi i tij nuk u kthye kurrë pranë familjes së tij’

Heshtja që morëm nga bashkësia ndërkombëtare nuk nderon askënd. është një heshtje e turpshme. Dhe është e vështirë të ndërtosh paqe kur ka ende njerëz të humbur me një të vërtetë të errët dhe të dhimbshme. Sidomos Ukshini. Trupi i tij nuk u kthye kurrë pranë familjes së tij. Ishte thjesht një munges e plotë respekti ndaj një qënieje njerëzore.”

A ishte Ukshin unik apo kishte shumë si ai në atë kohë?

“Ai ishte vërtet unik. Ai ishte një nga të parët që mendoi për një ide kaq të pastër demokratike për Kosovën. Ai pa një mënyrë tjetër për të zhvilluar Kosovën, veçmas Jugosllavisë. Ai shtroi rrugën për shumë heronj që ne njohim tani, si Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova. Edhe pse ishte duke u arrestuar, ai ishte një fener shprese për shumë njerëz.”

A doni të lexoni më shumë për figura historike?

Të ngjashme

dua.com
  • Komuniteti
  • 3 min read

Nata e Zjarreve në Prekaz – Historia dhe rëndësia e saj

Nata e Zjarreve në Prekaz është një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike...

dua.com
  • Komuniteti
  • 5 min read

Ramazani dhe Shqiptarët: Traditat, Besimi dhe Solidariteti

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm në kalendarin islam, i cili...

Adem Jashari
  • Komuniteti
  • 5 min read

Biografia e Adem Jasharit: Heroi i Kombit Shqiptar dhe Simboli i Lirisë

Adem Jashari është një ndër figurat më të shquara dhe më të respektuara në...

Ukshin Hoti | Biografia dhe jeta e tij | dua.com