3% ndihmë, 100% dashni!

Atëherë kur më së pakti e pret, ne jemi aty, për të të dhënë një ndihmë të vogël, e dashni të madhe! Bëhu gati të buzëqeshësh!
Pse 3%?
Platforma dua.com synon 3% të fitimeve mujore t’i shfrytëzojë për t’i kthyer buzëqeshjet në fytyrat e njerëzve!
Ne jemi kudo rreth jush, duke tentuar t’ua ndreqim ditën, me gjeste të vogla, që për ne do të thotë shumë! Për më shumë, përcillni videot tona!
Ekipi
Pytjet e shpeshta
T’i kthehet komunitetit e mira ka qenë qëllimi i dua.com që nga fillimi. Këtë aktivitet ne do të vazhdojmë ta bëjmë çdo muaj. Nuk ka të bëjë asgjë me klikimet.
Ne mund t’ju befasojmë kudo në vendet shqipfolës. Shpresojmë që të të bëjmë të buzëqeshësh në një ditë të vështirë edhe ti!
Kjo mund të varijojë nga muaji në muaj, apo varësisht nga rasti. Ne jemi të fokusuar tek 3%.
3% në shenjë nderimi të thellë për Ferdeze Myrtaj Asani
Ferdeze Myrtaj Asani – nëna e themeluesit të dua AG Valon Asani – përfaqësoi vlerat e dashurisë, familjes dhe dhurimit.
Ajo e mori si përgjegjësinë e saj t’i përkushtohej plotësisht botës dhe njerëzve përreth saj dhe të përqendrohej në artin e dhënies.
Ajo kurrë nuk do të udhëtonte duarbosh.
Ajo do të mendonte për gjith ata që mund të takonte gjatë udhëtimit të saj të radhës sa herë që vizitonte vendlindjen e saj, dhe sigurohej që të shpërndante para, rroba dhe dhurata për të gjithë.
Kështu që të gjithë morën pak dashuri, pak vëmendje dhe ajo do t’i bënte të buzëqeshnin, vetëm sepse i kishte menduar shumë përpara se të takohej.
Ishte një pjesë e natyrshme e qenies së saj të jepte, të ndante, të mendonte për të tjerët dhe si t’i ndihmonte të tjerët dhe t’ua bënte jetën më të lehtë.
Dhe kjo tani është gjithashtu pjesë e dua-ADN-së, ku ne japim 3% të të gjitha të ardhurave tona neto mujore për njerëzit në nevojë, për bamirësi dhe gjithashtu thjesht njerëz që takojmë në rrugë për t’i bërë ditët e tyre ditë më të mira.