Dasma fierake – Pasuria jonë folklorike
- dua.com Team ·
- 17.04.2023 ·
- Komuniteti ·
- 4 min read
Dasma fierake është e njohur në të gjitha trevat shqiptare.
Për banorët e qytetit të Fierit, dasma fierake ka qenë gjithmonë një ngjarje krenarie.
Një organizim sa familjar, po aq edhe kolektive.
Kjo sepse jo vetem familja e ngushtë por edhe e gjithë familja e gjërë, lagja e fshati, angazhohen për një dasëm feriake.
Mirëpo, sa zgjatë një dasëm në Fier? Për çka shquhet dasma feirake? Çfarë muzike luhet dhe çfarë vallesh kërcehen?
Në këtë blog ne do të zbërthejmë gjithçka që ju duhet të dini për dasmat e Fierit.
Do të kuptojmë së bashku se çfarë i dallon ato nga të tjerat.
Theks të veçantë u kemi dhenë dasmave myzeqare të Fierit.
Sepse, siç edhe mund ta dini, ato janë të veçanta.
Në zonën e Fierit, sidomos tek fshatrat dhe në familjet myzeqare ende ruhen ceremonitë tradicionale myzeqare.
Atje pra, ende ruhen dhe vazhdojnë të kultivohen ende me fanatizëm ritualet e dasmës myzeqare: shumëngjyrëshe, gazmore dhe tejet të veçanta.
Mirëpo, a e dini çfarë është një dasëm myzeqare?
Për ta përkufizuar shkurt, dasma myzeqare është festa e martesës që fillon të enjten dhe përfundon ditën e dielë.
Pra, një dasëm katër ditore.
Dita e enjte është fillimi i dasmes fierake – myzeqare.
Familja e dhëndrrit feston me bukë e kulaq dasmen e djalit të tyre.
Mielli sitet me radhë nga beqarët e beqareshat.
Kur kulaqi piqet ne zjarr ndahet për tu shijuar mes gjithë pjesmarrësve.
Karakteristikë e dasmave myzeqare është se ato janë të mbushura plotë me rite, zakone dhe simbolika.
Duke krijuar kështu një kolazh unik traditash, të pandryshueshme dhe të përcjella nder gjenerata.
Të gjitha këto zënë vend në hapësirën katër ditore të dasmës dhe zakonisht në to angazhohen të gjithë pjesmarrësit, të gjitha grupmoshat dhe gjinitë.
Normalisht, në dasëm figura kryesore mbetet nusja, por edhe dhëndrri.
Për këtë arsye, këngët dhe vallet sillen të gjitha rreth tyre.
Sot, edhe dasmat moderne, zbukurohen me vallet dhe veshjet myzeqare.
Ato i pasurojnë edhe ngjarjet e ditëve të sotme.
Vallet dhe kënget myzeqare
Myzeqeja është një krahinë e cila dallon për vallet e zhdërvjellta të djemve dhe ritmet larmishme, si dhe për vallet delikate të gocave.
Kjo krahinë është më e njohur për dyshen myzeqare të burrave, por edhe për vallen e qetë të gjinisë femrore.
Vallja myzeqare e djemve ndërtohet mbi emocione të forta, duke filluar me lëvizjet e studiuara të solistit të shoqëruar nga kabaja e klarinetës.
Pastaj, grupi i djemve, me lëvizjen përgjunjazi, hyjnë në një ritëm më të gëzuar, duke kulmuar së bashku me solistin në një dialog me finale alegro, duke shpërfaqur me forcë karakterin etno-folklorik të kësaj zone.
Instrumentet popullore si sazet, të përbëra nga klarinetat dhe defi, janë të përdorura në muzikën vokale që karakterizon folklorin tradicional të kësaj zone. Duke përbërë kështu një specifikë kombëtare.
Kënga polifonike është mbizotëruese në këtë krahinë, ku zakonisht kënga këndohet nga një person dhe të tjerët i mbajnë iso.
Kultura në Fier dhe kostumet në dasma fierake
Veshjet në Fier janë shumë unike. Për këtë arsye, dasmat feriake janë të veçanta dhe të mbushura me shumë llojshmëri, ngjyra e kostume të veçanta, nisur nga nuset, vazjat, gratë e deri te plakat.
Ushqimet në dasma feriake
Në Fier, peshku është i famshëm. Mirëpo përpos ushqimit të ujit, edhe ushqimet tradiconale shqiptare nuk mungojnë në dasma fierake.
Byreku dhe bakllavaja e Fierit janë dy ushqime që nuk mungojnë as në dasma fierake.
Gratë e kësaj ane shquhen për gatimet e shijshme të këyre recetave.
Kur kanë dasma ato angazhohen disa ditë përpara për të përgatitur me sukses recetat e shumë kërkuara.
Sa i përket pijeve, më të përdorurat në Fier gjatë festave dhe dasmave janë rakia e rrushit ose rakia e manaferres.