Moti ne Fier
- dua.com Team ·
- 24.11.2022 ·
- ·
- 2 min read
Moti në Fier – Karakteristikat
Me shtrirje në bregdetin shqiptar, si në shumicën e vendeve bregdetare moti ne Fier i takon klimës mesdhetare. Fieri është qytet dhe bashki në jug të Shqipërisë.
Vetëm 12 km larg Fierit të sotëm, ndodhet Apollonia. Qyteti antik që në bazë të arkeologëve është themeluar rreth 560 vite para erës sonë, është themeluar në një kodër afër bregdetit dhe në grykë derdhjen e lumit Vjosa. Në kohën e lulëzimit si qytet, Apollonia mendohet ti ketë numëruar mbi 55 mijë banorë.
Fieri
Relievi i Fierit është përgjithësisht fushor me lartësi shumë të ulët mbidetare, prej 1 deri në 100 metra. Kjo bën që gjithë rrethi i Fierit të ketë toka shumë pjellore, për atë edhe Fieri njihet si një nga qytetet me bujqësinë më të zhvilluar jo vetëm në Shqipëri por në gjithë rajonin.
Moti ne Fier karakterizohet me verë të nxehtë e të thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe me dimra të butë e përgjithësisht me reshje. Vera në Fier është e thatë dhe shpesh nuk bie shi për javë të tëra. I nxehti fillon që prej mesit të pranverës dhe vazhdon deri në fund te tetorit.
Nxehtësia e Fierit përveç se vie nga deti, vjen edhe për faktin që mbrohet nga erërat në lindje.
Temperaturat
Temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit shënohet gjatë muajit Gusht, 31.3˚C. Nuk janë të rralla rastet kur temperaturat kalojnë mbi 40˚C. Gjatë dimrit moti ne Fier nuk është i ftohtë si në pjesët veri perëndimore të Shqipërisë.
Afërsia me detin bën qe klima te jetë e butë dhe vetëm ne raste tepër te rralla temperaturat të bien nën zero. Ngricat dhe rënia e borës në Fier janë dukuri tepër të rralla. Sasia mesatare e reshjeve gjatë vitit varion nga 920 deri në 980 mm.
Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar, 4.2˚C.
Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
Tirana, Gjirokastra, Durresi, Fieri, Vlora etj.