Lidhjet dhe martesat

  • dua.com Team ·
  • 04.10.2021 ·
  • Lifestyle ·
  • 3 min read

Lidhjet dhe martesat sado që duken të komplikuara, lidhjet dhe martesat ndërtohen nga gjërat e vogla dhe të thjeshta.

Për këtë arsye edhe për të ecur përpara mjafton të ndiqni disa këshilla të thjeshta që funksionojnë edhe për lidhjet por edhe për martesat.

Nëse ende nuk e keni kuptuar, besojmë se së shpejti do ta merrni vesh se ta gjesh të duhurin nuk mjafton. Lidhjet dhe martesat kërkojnë përkushtim dhe kompromis, po aq sa duan romancë e dashuri. Prandaj në mënyrë që gjërat të rrjedhin mirë, kushtoni vëmendje disa sygjerimeve që mund t’i lexoni më poshtë.

Merreni shtruar

Kjo këshillë edhe pse e thjeshtë, shpesh injorohet nga të gjithë. Mirëpo në lidhjet dhe martesat e shumta çelësi i suksesit ka qenë pikërisht te qetësia me të cilën partnerët i kanë përjetuar gjërat. Prandaj shmangjuni euforisë. Qetësojeni vetën dhe tregohuni të hapur për ndodhitë që vijnë në jetën tuaj. Mos u stresoni, komunikoni dhe dilni problemeve përballë me qetësi.

Mos harroni se ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj

Nuk është detyra e partnerit tuaj t’ju bëjë të lumtur. Fillimisht  është detyra juaj ta bëni vetën të lumtur. Natyrisht se është më lehtë të ndiheni mirë kur parneri juaj sillet mirë. Mirëpo e vërteta është se jo gjithmonë na duhet një partner për të qenë i lumtur.  Ju duhet ta plotësoni vetën shpirtërisht dhe të jeni të lumtur dhe krenar me arritjet tuaja.

Mos ndaloni së jetuari

Ndoshta kjo ju tingëllon e çuditshme por nuk eshtë ashtu. Kur ndodhin lidhjet dhe martesat shpesh herë partnerët sikur ndalojnë së jetuari. Ata fiksohen me njëri-tjetrin ose mbingarohen me lidhjen apo martesën e tyre. Harrojnë kush ishin para se ajo të ndodhte. Harrojnë çfarë hobish kishin. Kalojnë shumë më pak kohë me shoqërinë dhe lënë pas dore pasionet e veta. Mos harroni se ju duhet të vazhdoni të jeni ai person me të cilin partneri juaj u dashurua. Prandaj mos ndaloni së jetuari pas lidhjes apo martesës. Mos e harroni vetën.

Mos u dorëzoni

Një tjetër këshillë klishe? Nuk është taman ashtu. Edhe kjo në fakt është një çelës i suksesit. Shkurt: Sa të ketë dashuri mos u dorëzoni asnjëhërë. Pa marrë parasysh vështirësive qe jeta sjell. Qëndroni prapa dashurisë tuaj dhe provoni të gjeni zgjedhje për problemet. Vetëm kështu kanë mbijetuar të gjitha lidhjet dhe martesat në botë.

dua.com Team

Related