Dasmat e Jugut – Ceremonia, zakonet dhe tradita!

  • ·
  • 17.04.2023 ·
  • 300 ·
  • 4 min read

Dasmat e Jugut, por edhe gjithë dasmat e Shqipërisë janë festa të mëdha, disa ditore, që festohen me ceremoni nga më të ndryshmet.

Edhe pse, në ditët e sotme, dasmat tradicionale gradualisht po i lenë vend dasmave moderne, Dasmat e Jugut kanë disa veçori të cilat ruhen edhe sot, por edhe disa të cilat ndoshta janë lënë në harresë, por duhet të rikujtohen edhe pse disa prej tyre nuk praktikohen më.

Lexoni këtë blog deri në fund, për të kuptuar se cilat janë disa nga ceremonitë dhe zakonet më të veçanta në Dasmat e Jugut dhe dasmat shqiptare.

Mësoni disa gjëra që nuk i keni ditur, e pse jo, edhe zgjidhni ndonjë nga këto tradita t’i praktikoni edhe në dasmën tuaj.

Në dasmat e jugut festa fillon një javë përpara

Në dasmat e jugut, dita e parë është kryesisht dita e finalizimit të përgatitjeve për dasëm që pritet të ndodh të dielen, fix pas një jave.

Të hënën, në shtëpinë që po bëhet gati të marrin nuse, vijnë familjarët e afërt, miqtë e dashamirët.

Mblidhen dhe fillon festa e gëzimit për ata familje.

Aty zakonisht fillon të bëhët plani i ushqimit që do të shërbehet në ditët në vijimë.

Bëhet gatimi i recetave tradicionale nga gratë e familjes.

Që nga kjo ditë e deri në ditën e fundit, nuk mungon atmosfera festive në shtëpinë e dasmorë e.

Të mërkurën familja e burrit merrë pajën e nusës

Për një periudhë të gjatë para marteses vajza shqiptare përgatit pajën e saj të nusërisë.

Paja përbëhet nga rroba, fustane, këmisha, qorape, etj, të cilat nusja supozohet t’i punojë vetë me dorë.

Në dasmat e jugut, disa ditë para dasmës, zakonisht të mërkurën, familja e dhëndrrit e marrin pajën nga familja e nuses.

Në këtë ceremoni marrin pjesë edhe fëmijët. Kur vjen paja, gratë e familjës këndojnë.

E njëjta pajë ekspozohet në një dhomë të shtëpisë për të gjithë ata që duan ta shohin.

Dita e vajzave në familjen e nusës bëhet të premten

Dita e vajzave është kur nusja mbledh shoqet për të festuar fundin e vajzërisë.

Në shtëpinë e saj këndohet e vallëzohet. Aty marrin pjesë vajzat beqare të familjes, nuset e reja të familjes, shoqet e kusherirat. 

Mirëpo  përpos vallëzimit e këndimit, në natën e vajzave ka edhe këngë vajtimi për martesën e vajzës dhe largimin nga familja.

Vajzat zakonisht janë shumë të emocionuara gjatë kësaj nate. Nusja mallëngjehet për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj dhe qan.

Të shtunën bëhet festa në familjen e nuses

Në Dasmat e Jugut, ditën e shtunë, familja e nuses, burra e gra së bashku, organizojnë festën para se krushqit të vijnë të nesërmen për ta marrë bijën e tyre për nuse.

Kjo është nata e fundit që vajza e cila po martohet e kalon si vajzë beqare në rrethin e ngushtë familjar.

Të dielen dasma

Në dasmat e Jugut nusja mirret të dielen. Krushqit, bashkë me dhëndrrit takojnë familjen e nuses në shtëpinë e tyre.

Vëllau i nuses, ose dikush nga familja takon dhëndrrin, e godet lehtë, sa për zakon, si për t’i kujtuar se çfarë e pret nëse nuk kujdeset si duhet për motrën e tij.

Pas marrjës së nusës në dasmat e Jugut festa vazhdon në familjen e dhëndrrit.

Muzika e Jugut

Të gjithë shqiptarët e dinë se muzika e jugut është një muzikë shumë e veçantë.

Në dasmat e jugut ajo e luan pothuajse rolin kryesor.

Muzika nuk mungon që nga fillimi i festës, e deri në fund.

Folklori shqiptarë është ai që i pasuron edhe tubimet e tilla familjare.

Instrumentet muzikore, kënga dhe vallja e Jugut e bëjnë dasmën e Jugut edhe më të veçantë.

Related