Dasmat kosovare – Gjithçka që duhet të dini për to!
- ·
- 17.04.2023 ·
- 300 ·
- 4 min read
Dasmat kosovare kanë qenë gjithmonë të bujshme. Si të gjithë shqiptarët, edhe ata nga Kosova, martesën e festojnë me këngë, valle e bujë të madhe.
Tabela e Përmbajtjes
Familjet e shohin martesën e vajzës po të djalit si ngjarje tejet të rëndësishme në jetën e tyre.
Në dasmat kosovare fokusi kryesor bie në dasmën që ndodhë në familjen e dhëndrrit, pasi festa atje vazhdon për disa ditë.
Për të mësuar më tepër rreth zakoneve, traditave si dhe rrjedhshmërisë në detaje të dasmave kosovare, lexoni këtë blog deri në fund!
Sa zgjasin dasmat kosovare?
Siç e do tradita në Kosovë, dasmat kosovare zgjasin 5 ditë. Dasma kosovare fillon përgatitjen e kulaçit të dasmës ditën e enjte.
Pra, festimi fillon që nga ajo ditë. Familja e dhëndrrit mblidhen të premtën si dhe të shtunën dhe festojnë me këngë e me valle.
Dita e shtune është ditë shumë e rëndësishme për familet kosovare që organizojnë dasëm. E shtuna nihet si nata e dasmës.
Burra e gra të familjes së afërtë të dhëndrrit mblidhen ditën e shtune për darkë.
Aty këndohet e vallëzohet. Dhëndrri kalon natën e fundit të tij si djalë beqar i familjes.
Si shkon Dita e dasmës?
Dita e dasmës bëhet të dielën. Aktiviteti kryesor i ditës së dasmë është marrja e nuses me krushqi.
Dikur me kuaj, sot me makina. Një numër i konsiderushëm burrash dhe grash nisen nga familja e dhëndrrit.
Aty priten nga familja e nuses. Këndohet e vallëzohet, zakonisht në oborr.
Gratë më të afërta me dhëndrrin, si motrat, hallat e tezet, futen në dhomën ku është nusja dhe e takojnë për së afërmi.
Nusja nga dera e shtëpisë saj del e përcjellur nga babai, vëllau ose ndonjë familjar mashkull i gjakut të saj.
Pas shtëpisë se saj, nusja dërgohet në shtëpinë e dhëndrrit, ku vazhdon festa deri në orët e mbrëmjes.
Dasma përfundon të hënën me festën që njihet si ‘dita e grave’ ku mblidhen gratë jo vetëm të familjes, por nga gjithë fshati, për ta parë nusen e re.
Si bëhen gati kosovarët për dasëm?
Tradicionalisht dasmat kosovare mbaheshin në ambientet e shtëpisë.
Kryesisht në kohën e verës dhe në oborret e të zotit të dasmës, ose te familjarët e afërtë.
Zgjidhej një pjesë e oborrit ku gratë zakonisht gatuanin ushqimin për të gjithë dasmorët si dhe pastronin enët.
Muzika dhe vallja kishin vendin e vetë. Karriket mblidheshin nga i gjithë fshati apo lagja, në mënyrë që të kishte vend për të gjithë.
Në ditët e sotme dasmat kosovare mbahen kryesisht nëpër lokale dhe restaurante.
Për këtë arsye përgatitjet rreth tyre janë shumë më të thjeshta.
Sidomos për gratë e familjes që organizojnë dasmën.
Nusja kosovare dhe nevojat e saj
Një nga pjesët më të rëndësishme të dasmave kosovare është përgatitja e nusës. Për nusen kosovare dasma është dita më e rëndësishme e jetës.
Ndër vite kjo ka qenë edhe pjesa më e kushtueshme financarisht e dasmës.
Veshjet tradicionale, fustanet e dasmës e pastaj të gjitha veshjet e tjera ditore të nusës i blinte familja e dhëndrrit.
Përpos kësaj, edhe blerja e arit ishte pjesë e rëndësishme e martesë së djalit në familje.
Në ditët e sotme një pjesë e kësaj ka ndryshuar, e një pjesë vazhdon të mbetet e njejtë.
P.sh, nuset kosovare ende pëlqejnë të kenë një sasi të konsiderueshme të stolive të arit me rastin e martesës së tyre.
Sa i përket veshjes, në disa zona ende ruhet dhe promovohet veshja tradicionale.
Siç janë këmishat kosovare, dimitë e dallamet.
Kurse në disa zona apo qytete, nuset zgjedhin dukjen moderne të nuses.
Duke u paraqitur kështu në dasmën e tyre vetem me fustanin e bardhë, që veshin edhe nuset në shumicen e vendeve të botës.
Duke pasur parasysh gjithçka që u tha më lartë, mund të themi se dasmat kosovare kanë ndryshuar ndër vite.
Mirëpo ato mbesin të veçanta.