E verteta e hidhur
- dua.com Team ·
- 05.07.2020 ·
- Komuniteti ·
- 4 min read
E verteta e hidhur e një marrëdhënieje. Të gjithë ndihemi mirë kur kemi dikë me të cilin ndajmë ndajmë jetën, uljet dhe ngritjet. Mirëpo ndonjëherë, pritshmëritë dhe përparësitë e njerëzve ndryshojnë.
Në këto momente dalin në pah të vërtetat e hidhura të marrëdhënies tuaj. Ndoshta çiftet mund të mos i pranojnë këto të vërteta menjëherë, por duhet t’i kushtojnë vëmendje.
Nuk ekziston I duhuri
Njerëzit thonë gjithmonë, ka një ‘të duhur’ për të gjithë. Ajo që duhet të dini është se ka shumë beqarë potenciale që presin të shkojnë në një takim. Në një situatë të tillë, si mund ta gjeni “të duhurin” për ju, kur ka kaq shumë zgjedhje?
Mund të takoni dikë që është ndryshe nga ju
Nuk e dini kurrë se çfarë ju del përpara. Nëse jeni një person mjaft i organizuar dhe i disiplinuar, mund të keni probleme nëse partneri juaj është një njeri i çrregullt dhe spontan.
Mund të ndodhë që të takoni dikë në jetën tuaj, i cili është njësoj si ju. Do të ndjeni tërheqje ndaj atij personi, por ndoshta në atë moment është tepër vonë.
Pasioni do të zbehet me kalimin e kohës
Të gjithë dëshirojmë të kemi një lidhje dashurie shumë pasionante. Por do të vijë një kohë kur pasioni midis jush dhe partnerit tuaj do të zbehet. Nuk do të ndjeni të njëjtin nivel intimiteti.
Do ndiheni sikur po kaloni një fazë të keqe në marrëdhëniet tuaja. Mos e ekzagjeroni e mos e bëni problem diçka të tillë, është normale për çdo çift.
Momentet e vështira mund t’ju çojnë drejt ndarjes
Edhe nëse ju dhe partneri juaj jeni të dashuruar çmendurisht me njëritjetrin, momentet e vështira mund t’ju çojnë drejt ndarjes. Edhe pse gjithçka duket se po shkon mirë, rrethanat e jetës do ndërhyjnë në marëdhënien tuaj.
Këto rrethana mund të jenë çështje familjare, vështirësi në pune ose dicka tjetër. Këto vështirësi mund të bëjnë që ju dhe partneri juaj të ndaheni pavarësisht dashurisë mes jush.
Pritshmëritë mund të marrin të tatëpjetën
Në momentin kur gjeni dikë mjaftueshëm të mirë për të kaluar jetën tuaj, krijoni pritshmëri. Kjo është mëse normale, por kur këto pritshmëritë përballen me realitetin, mund të zhgënjeheni. Kjo mund të coj marrëdhënien tuaj drejt humnerës.
Mund të pendoheni
Do të ketë raste kur do të ndiheni keq dhe të dëshpëruar gjatë marrëdhënies tuaj. Ndoshta edhe do pendoheni që jeni me partnerin tuaj. Arsyeja mund të jetë ndryshimi i mendimeve dhe këndvështrimeve tuaja. Kur të përballeni me të vërtetat e hidhura të realitetit, kjo do t’ju bëj të ndiheni akoma më keq.
Papërshtatshmëria
Një nga të vërtetat më të hidhura të një marrëdhënieje është se ju dhe partneri juaj mund të mos kombinoni ashtu sic keni dëshiruar. Dallimet që dikur dukeshin tërheqëse tani mund t’ju duken të bezdisshme.
Por me komunikimin dhe mirëkuptimin të duhur, mund ta kaloni edhe këtë. Një marrëdhënie duhet të ushqehet si një fëmijë. Nuk duhet të lihet vetëm dhe aq më keq pas dore.
Nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të jetë e përhershme, atëherë duhet të përpiqeni forte të dy.