Edi Shukriu – arkeologia, poetja dhe diplomatja e Kosoves

  • dua.com Team ·
  • 08.03.2020 ·
  • Biografi ·
  • 3 min read

Edi Shukriu arkeologia, poetja dhe diplomatja e Kosovës per foto

Edi Shukriu arkeologia, poetja dhe diplomatja e Kosoves. Të rralla janë gratë si Edi Shukriu. Kur e themi këtë kemi parasysh disa gjëra.

Bagazhin e saj akademik edhe angazhimin e saj politik. Në anën tjetër ajo është aktive në fushën e letërsisë. Është lindur në vitin 1950 në qytetin e Prizrenit. Edi mund të jetë inspirim për shumë vajza të reja. Kjo sepse veprimtarinë e saj nuk e kufizoi vetëm në sferën e saj profesionale. Ajo u angazhua edhe  në çështjen atdhetare.
Edi magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979). Ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1990). Ishte Shkencëtare Vizitore në Universitetin e Harvardit (2002). Ajo ishte edhe pjesë e Programit Ndërkombëtar të Shkrimit në Iowa City (2005).

Arkeologia që gjurmon historinë antike

Edi është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës. Veprimtarinë e saj shkencore e përqendroi në hulumtimet arkeologjike. Kryesisht ato të historisë antike.  Ajo u fokusua në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore. Mirëpo edhe në menaxhmin dhe shfrytëzimin e saj. Ajo ishte kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (20092012).
Edi punoi në Muzeun e Kosovës (19741979).  Ësh­të nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës. Gjithashtu anëtare e Shoqatës së Shkrim­tarëve të Kosovës (1973). Në dhjetor të vitit 2012 Edi u zgjodh anëtare korrespondente e Aka­demisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.  Nga 2014 është anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.

Një jetë dedikuar barazisë gjinore

Edi Shukriu ishte një nga liderët për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovë. Ajo është themeluese e Forumit të Gruas të LDKsë (1990). Për një kohë ishte kryetare e saj (1995 – 2000).  Pas mbylljes së shkollave shqipe nga regjimi serb, nisi një aksion të veçantë. Aksioni u titullua Çdo ditë – dy orë mësim. Ky aksion më pas rezultoi me organizimin e mësimit në shtëpi private.
Edi organizoi dhe udhëhoqi shumë demostrata të grave kundër regjimit serb.  Bashkëthemeloi partinë Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK, 2004). Në fillim të vitit 2004 publikisht ngriti zërin kundër korrupcionit. Edi u angazhua për pjesëmarrjen e gruas në nivelet e vendimmarrjes. Me fokus në jetën publike dhe jetësimin e barazisë gjinore.

Ky artikull është pjesë e një serie të artikujve që janë realizuar për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Përmes tyre duam të rikujtojmë se si ishte rruga e gruas shqiptare për emancipim. Secilës, që ka dhënë kontribut në këtë drejtim, i shprehim falenderimin tonë!

dua.com Team

Related

Krist Aliaj

Rrugëtimi i Krist Aliajt për t'u bërë një artist i suksesshëm dhe një personazh...

01.04.2023

Yll Limani

Yll Limani është një kantautor dhe muzikant shqiptar që fitoi popullaritet në...

30.03.2023