Gjenerata z

  • dua.com Team ·
  • 07.05.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 4 min read

Gjenerata Z konsiderohet fëmijët që do të lindin tani.  Cila gjeneratë jeni? Brezi i vetëm i caktuar zyrtarisht nga Censusi në SHBA, por edhe në Censuset e disa vendeve të tjera të botës është gjenerata Baby-Boomers. Shqip mund ta emërtojmë si gjenerata që ka lindur shumë fëmijë. Gjyshtërit tanë bëjnë pjesë tek kjo katergori.

Demografët janë përpjekur të klasifikojnë grupe të tjera sipas viteve të lindjes, siç u përcatua edhe brezi i Baby-Boomers-ve.
Shpesh kjo bëhet për të kuptuar më mirë sesi përvoja të ndryshme, siç janë ngjarjet botërore ose ndryshimet teknologjike, apo historike formojnë mënyrat se si njerëzit shohin dhe bashkëveprojnë me botën.

Millennial ose Mijëvjeçarët

Qendra e Kërkimit Pew krijoi një pikë zyrtare të ndarjes, për fundin e brezit të Mijëvjeçarëve (ose Millennial), duke caktuar zyrtarisht Millenials si njerëzit e lindur mes vieteve 1981 dhe 1996.
Presidenti i Pew, Michael Dimock, shkroi se gjeneratat emërtohen kështu sepse shërbejnë si një mjet për të kuptuar sesi ndryshojnë perspektivat dhe pikëpamjet – jo si kategori që përcaktojnë se kush janë njerëzit.

Mijëvjeçarët e vjetër dhe Mijëvjeçarët e rinj me siguri ndihen ndryshe për një sërë temash. Shumica e tyre kanë qënë midis moshave 5 dhe 20 vjeç kur ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit. Recesioni ekonomik i vitit 2008 – i cili erdhi në një kohë kur shumë mijëvjeçarë po hynin në tregun e punës – luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në përcaktimin e kësaj gjenerate. Plus, siç e tha Dimock, “Millennials hynë në moshën madhore gjatë shpërthimit të internetit”.

Ja se si Qendra e Kërkimit Pew  kategorizon zyrtarisht gjeneratat sipas vitit të lindjes:

Zgjedhja e një viti që shërben si vijë ndarëse është e ndërlikuar, sepse grupet ndryshojnë me kalimin e kohës.
“Ndryshimet midis brezave mund të jenë tepër të mëdha. Siç ndryshon në mentalitet më i riu nga më i moshuari brenda një grupi të përcaktuar.” – ka shkruar Dimock.

Megjithatë, krijimi i një pikë ndarëse ndihmon studiuesit të hetojnë sesi një grup është formuar nga përvoja të ngjashme.
Pew mendon se është shumë herët për të përcaktuar brezin që vjen pas Mijëvjecarve, por disa emra që janë propozuar janë “brezi pas lindjes” ose Gen Z.

Cilët janë Gen Z apo gjenerata Z

Në kohën kur njerëzit e lindur në 1997 u bënë adoleshentë, bota ishte bërë tashmë një vend ku lidheshe vazhdimisht me internet, kjo fale celulareve (iPhone u lançua në 2007).  Ndërsa, Mijëvjeçarët që janë përshtatur kryesisht me rrjete sociale dhe me lidhje konstante me internetin, lindur nga fundi i viteve ’90, me siguri nuk kujtojnë një kohë pa telefona.

Fëmijët që do të lindin tani ka të ngjarë të konsiderohen pjesë e një brezi të ri pas Gjenerata Z. Pas 2020-ës dhe në vazhdim. Dimock tha se është e mundur që këto të dhëna t’u japin studiuesve një arsye për të rivlerësuar këto gjenerata.
Ndërkohë brezi pas Mijëvjeçavëve përbën një rast tepër të veçantë për tu studiuar. Flasim këtu për brezin e Greta Thunberg, aktivistja e mirënjohur për mbrojtjen e mjedisit ose e gjeneratës Gen Z.

Ngjarjet e sotme do përkufizojnë gjeneratat e ardhshme

Kjo gjeneratë tashmë po kalon një tjetër ngjarje të jashtëzakonshme historike, sic është pandemia e COVID-19. Por, kriza ekonomike që do ndjekë përfundimin e pandemisë, do jetë ajo që do formojë këtë brez.

“Po presim me padurim të kalojnë vitet e ardhshme. Kështu do kemi mundësinë për të studiuar këtë brez ndërsa hyn në moshën madhore” shkroi Dimock. “Do ta kemi gjithnjë parasysh se gjeneratat janë një lente përmes së cilës kuptojmë ndryshimet sociale, sesa një etiketë me të cilën theksojmë dallimet mes grupeve.”

dua.com Team

Related