Kohezgjatja e vemendjes – 8 mënyra për të rritur atë!

  • dua.com Team ·
  • 25.05.2021 ·
  • Lifestyle ·
  • 5 min read

Kohezgjatja e vemendjes dhe përqëndimi mesa duket janë nja problem tepër i zakonshëm. Mesa duket truri i njeriut nuk përqëndrohet më tepër se gjysmën e orëve që jemi zgjuar pra më pak se 47% të kohës që jemi aktiv.

Kjo doli sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit. Fatkeqësisht, mungesa e vëmendjes ka pasojat e veta, sidomos nëse ndodh në momente delikate. Nëse dëshironi të rrisni vëmendjen tuaj dhe të përqendroheni për më shumë se gjysmën e ditës, ka tetë mënyra që mund t’ju ndihmojnë:

Meditimi

Meditimi është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar fokusin tuaj, pasi është trajnimi mendor i vëmendjes suaj. Ashtu siç ushtroheni në palestër, edhe kohezgjatja e vemendjes rritet me meditim.

U krye një studim në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara, ku studentët e universitetit medituan për 10 20 minuta, katër herë në javë, për dy javë rresht. U vu re se studentët që medituan patën rezultate më të larta në kujtesë e përqëndrim, sesa ata që nuk medituan.

Ushtrimi fizik dhe kohezgjatja e vemendjes

Ushtrimet nuk përmirësojnë vetëm aftësinë tuaj fizike, por rrisin edhe fokusin tuaj. Edhe një shëtitje e shkurtër dhe e shpejtë do t’ju bëjë punë. Një studim nga Universiteti i Illinois zbuloi se aktiviteti fizik rrit kontrollin vetëdijes. 20 minuta ushtrim i moderuar do t’ju rrisin vëmendjen veçanërisht në fushën e të kuptuarit dhe të leximit.

Qëndroni të hidratuar

Dehidratimi nuk është i keq vetëm për trupin tuaj por edhe për vëmendjen tuaj. Një studim i bërë në Universitetin e Barcelonës, zbuloi se dehidrimi deri në 2% mund të ndikojë negativisht në aftësinë tuaj për t’u përqendruar.

Në fakt, një rënie prej 2% e dehidrimit nuk mjafton për të shkaktuar etjen. Ndaj, ndodh shpesh që të dehidratoheni pa e kuptuar. Prandaj, këshillohet të pini ujë shpesh, sidomos kur ndjeni se nuk po përqëndroheni dot në punë.

Bëni pyetje

Takimet janë një vend ku është e vështirë të qëndroni të fokusuar për gjatë. Në fakt, sipas Këshillit Kombëtar të Statistikave, gati gjysma e punonjësve i konsiderojnë shumë takime humbje kohe për ditën e tyre të punës.

Qëndroni vigjilent dhe planifikoni të bëni të paktën një pyetje të mirë gjatë mbledhejs. Kur bëni pyetje jo vetëm që qëndroni të angazhuar, por ju lejon të kontribuoni në bisedë dhe të mësoni diçka të re.
Pyetjet e mira ju japin informacione që do t’ju ndihmojë të përmirësoni performancën tuaj të punës.

Dëgjoni muzikë

Bethoven, Mozart, muzika klasike ju ndihmon t’i kushtoni vëmendje më të madhe punës. Një studim i bërë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Stanford zbuloi se dëgjimi i simfonive të shkurtra angazhon zonat e trurit që merren me kujtesën. Ndërsa muzika është e dobishme, është periudha e shkurtër e heshtjes midis lëvizjeve muzikore që kulmojnë aktivitetet e trurit. Kështu që gjatë punës, vendosni muzikë klasike në sfond dhe shikoni se si ju rritet përqëndrimi e fokusi.

Pini çaj

Kafeja mund t’ju ​​bëjë vigjilent, por çaji do t’ju ​​ndihmojë t’i rrisni kohëzgjatjen e vëmendjes. Çaji i zi përmban një aminoacid të quajtur Ltheanine, i cili është treguar se ndikon drejtpërdrejt në zonat e trurit që kontrollojnë vëmendjen. Një studim i bërë në Hollandë, tregoi se pirësit e çajit ishin në gjendje të përqëndroheshin dhe të kryenin detyra më mirë sesa ata që iu ishte dhënë një pije tjetër.

Mbani shënime me dorë

Nëse po përpiqeni të përqëndroheni në një takim ose në një konferencë, lini laptopin në shtëpi dhe mbani shënime përmes stilolapsit dhe letrës. Studiuesit në Princeton dhe UCLA zbuluan se kur studentët merrnin shënime me dorë, ata dëgjonin më aktivisht dhe ishin në gjendje të identifikonin koncepte të rëndësishme. Laptopët gjithashtu ofrojnë një shpërqendrim të lehtë, të tilla si kontrollimi i postës elektronike ose hyrja në rrjetet sociale. Pra, laps e letër dhe gdhendi fjalët tuaja në tru e në fletë.

Përtypni çamçakëz

Një studim i bërë në Universitetin Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se çamçakëzi mund të rrisë gatishmërinë tuaj dhe të përmirësojë vëmendjen tuaj. Përtypja e çamçakëzit është një proces aktiv për trurin tuaj. Madje ndikon edhe duke ju zvogëluar urinë. Kështu që merrni një çamçakëz, përtype, fresko frymën dhe përmirëso kohëzgjatjen e vëmendjes.

dua.com Team

Related