Krahasimi i sinqertë
dua.com vs Tinder: cili është për ty?
Tinder është aplikacioni më i madh në botë për takime dhe njohje mes njerëzve. Kurse dua.com është aplikacioni ku shqiptarët kërkojnë dashurinë e jetës. Të dyja kanë vendin e vet - kjo analizë të ndihmon të zgjedhësh me fakte.
- 1.1 milion+ shqiptarë
Profile 100% të verifikuara- 10,000+ vlerësime 5-yje
Përditësuar më 28 korrik 2026 · Nga Argjenda Selmani · Redaktuar nga Eduard Luta

Përgjigjja e shkurtër
Hape dua.com nëse kërkon një lidhje serioze me një shqiptar ose shqiptare. 1.1 milion përdorues, çdo profil i verifikuar me selfie, dhe aplikacioni flet shqip.
Zgjidh Tinder nëse kërkon njohje joserioze, ose një partner që nuk është shqiptar.
Dallimi në një fjali: Tinder të njeh me këdo afër teje, kurse dua.com të lidh me shqiptarët - nga Prishtina në Cyrih, nga Tirana në Nju Jork.
Krahasimi
dua.com dhe Tinder, krah për krah
Çdo rresht ka burim dhe datë verifikimi. Vetëm çfarë ofron secili.
| Dimensioni | dua.com | Tinder |
|---|---|---|
| Gjuha shqipe në aplikacion1 | Po - plotësisht shqip | Jo - asnjë nga 45 gjuhët e saj nuk është shqipja |
| Komuniteti2 | 1.1 milion+ shqiptarë - komunitet tërësisht shqiptar | Global - pa kërkim sipas komunitetit shqiptar; nuk publikon shifra |
| Verifikimi i profilit3 | I detyrueshëm për të gjithë - selfie me kontroll live | Opsional - shumica e profileve të paverifikuara |
| Qëllimi kryesor4 | Lidhje serioze - msiti modern i shqiptarëve | I njohur kryesisht për njohje të rastësishme |
| Për diasporën5 | Fly Mode - zgjidh qytetin para se të udhëtosh | Passport - vetëm me abonim me pagesë (Plus e lart) |
| Filtrat e kërkimit6 | Gjuha, qëllimi i lidhjes, vlerat, vetëm profile të verifikuara | Moshë e distancë falas; filtra shtesë me pagesë |
| Siguria për femrat7 | Hide Photos (fotot i sheh vetëm kush zgjedh ti) + Incognito Mode | Mjete standarde raportimi e bllokimi; verifikim opsional me foto |
| Vlerësimet në stores8 | App Store 4.2 ★ · Google Play 3.4 ★mesatare globale, AppBrain 2026 | App Store 4.2 ★ · Google Play 3.9 ★mesatare globale, AppBrain 2026 |
Gjuha shqipe në aplikacion1
dua.com: Po - plotësisht shqip
Tinder: Jo - asnjë nga 45 gjuhët e saj nuk është shqipja
Komuniteti2
dua.com: 1.1 milion+ shqiptarë - komunitet tërësisht shqiptar
Tinder: Global - pa kërkim sipas komunitetit shqiptar; nuk publikon shifra
Verifikimi i profilit3
dua.com: I detyrueshëm për të gjithë - selfie me kontroll live
Tinder: Opsional - shumica e profileve të paverifikuara
Qëllimi kryesor4
dua.com: Lidhje serioze - msiti modern i shqiptarëve
Tinder: I njohur kryesisht për njohje të rastësishme
Për diasporën5
dua.com: Fly Mode - zgjidh qytetin para se të udhëtosh
Tinder: Passport - vetëm me abonim me pagesë (Plus e lart)
Filtrat e kërkimit6
dua.com: Gjuha, qëllimi i lidhjes, vlerat, vetëm profile të verifikuara
Tinder: Moshë e distancë falas; filtra shtesë me pagesë
Siguria për femrat7
dua.com: Hide Photos (fotot i sheh vetëm kush zgjedh ti) + Incognito Mode
Tinder: Mjete standarde raportimi e bllokimi; verifikim opsional me foto
Vlerësimet në stores8
dua.com: App Store 4.2 ★ · Google Play 3.4 ★mesatare globale, AppBrain 2026
Tinder: App Store 4.2 ★ · Google Play 3.9 ★mesatare globale, AppBrain 2026
Regjistrimi zgjat 2 minuta. Verifikimi të mbron ty.
I ndërtuar për shqiptarët, jo i përshtatur për ta
Për aplikacionet globale, Shqipëria dhe Kosova janë dy pika të vogla në hartë. Për neve, janë e gjithë harta.
Aplikacioni dua.com u ndërtua me një mision: t'i lidhë shqiptarët me njëri-tjetrin, kudo që i ka shpërndarë jeta. Prandaj flet shqip. Tinder nuk e ofron shqipen në asnjërën nga 45 gjuhët e veta.
Për neve ka rëndësi gjuha, qëllimi serioz, kultura, familja. Prandaj e quajmë veten msiti modern - si tradita jonë, vetëm pa presion.
Tinder është produkt i shkëlqyer global. Por globalja ka një çmim: je një ndër miliona, dhe askush nuk të njeh. Këtu nuk ke nevojë të shpjegosh kush je, çfarë feste feston, pse familja ka rëndësi. Të gjithë e dinë.
Filtrat - në shqipTë vërtetë, të verifikuar
Problemi më i madh i çdo aplikacioni takimesh janë profilet e rreme. Zgjidhja jonë është e prerë: askush nuk hyn pa u verifikuar.
Çdo profil kalon verifikimin me selfie me kontroll live - jo opsion, por kusht. Personi që sheh në ekran ekziston, dhe është ai që thotë se është. Në Tinder verifikimi është zgjedhje, dhe shumica nuk e bëjnë.
Për femrat një hap më tej: me Hide Photos fotot i sheh vetëm kush zgjedh ti, me Incognito Mode shfleton pa u shfaqur. Siguria nuk është veçori premium. Është themeli.

Diaspora: gjysma e zemrës sonë rreh jashtë atdheut
Jemi një popull i vogël, i shpërndarë në gjithë botën - dhe pikërisht aty aplikacionet globale na lënë në baltë. Tinder të tregon kush ndodhet 5 kilometra larg. Po sikur dashuria jote të jetë në Mynih, në Cyrih, në Nju Jork - duke pritur verën për t'u kthyer?
Me Fly Mode zgjedh qytetin para se të udhëtosh dhe njohjet nisin para se të zbresësh nga avioni. Kërkon sipas komunitetit, jo vetëm sipas vendndodhjes. Tinder ofron Passport, por vetëm me pagesë - dhe edhe atëherë, kërkon mes miliona të huajsh.
Nga Zvicra në Prishtinë, nga Gjermania në Tiranë: largësia nuk është pengesë. Është një biletë avioni.
Fly ModeHistori që nuk i shkruajmë ne. I shkruajnë çiftet.
Fjalë të bukura thotë kushdo. Ne kemi prova.
Gentiana në Berlin, Xhemajli në Hamburg - të dy me rrënjë në Prishtinë. Një pëlqim në dua.com, gjashtë orë bisedë në telefonatën e parë, dhe në korrik 2025 dasma në Prishtinë. Yllza dhe Medini - nga videothirrjet në distancë te dasma. Nuk janë reklama; janë histori me emra e me fytyra.
Kur themi se dua.com është vendi ku nis dashuria shqiptare, nuk është slogan. Është arkiv.

Berlin & Hamburg · fejuar 2024 · martuar në Prishtinë 2025

Nga videothirrjet në distancë te dasma
Prova
Çfarë thonë përdoruesit?
Mbi 10,000 vlerësime 5-yje thonë një gjë: kur kërkon diçka serioze brenda komunitetit, kjo është adresa.
"I have met genuine people here. You can definitely enjoy dating through this app and find love."
"I love the spotted feature and the matches are real genuine people, it is worth every cent"
"This app is super easy to use and has tons of profiles to check out. You can chat with people easily and it is a fun way to meet new folks."
"Aplikacion shumë i mirë, i lehtë për t'u përdorur dhe kam vënë re që numri i profileve false është ulur ndjeshëm. Punë e mirë!!"
"Unë kam pasur një përvojë vërtet të mirë në këtë aplikacion. Është padyshim përvoja ime më e mirë deri tani; kam takuar kaq shumë njerëz të këndshëm."
"Aplikacion i shkëlqyeshëm për të takuar shumë njerëz. Vazhdoni me punën e mirë!"
Vlerësime të cituara fjalë për fjalë, në gjuhën origjinale.
Shënim nga redaksia
Kur është Tinder zgjidhja e duhur?
Krahasim i sinqertë do të thotë ta pranosh edhe kur nuk je ti zgjidhja. Zgjidh Tinder nëse:
- Nuk je gati për diçka serioze dhe do thjesht të njohësh njerëz.
- Kërkon partner jashtë komunitetit shqiptar.
- Do bazën më të madhe të mundshme - askush nuk e ka më të madhe se Tinder.
Dhe e vërteta? Shumë nga çiftet tona kanë qenë dikur aty. Njohjet e rastësishme e kanë stinën e vet. Por vjen momenti kur pyetja ndryshon - nga "kush më pëlqen sonte?" në "me kë po e ndërtoj jetën?". Kur të vijë, ti e di ku jemi.
Tinder
Bazë globale, njohje të shpejta, pa kërkim sipas komunitetit.
Kalimi
Nëse je gati me gjet nusen shqiptare - hyr në dua.com
Ke vite që bën swipe? Match me njerëz të mirë, që nuk e dinë çfarë është Bajrami, që emrin tënd e shqiptojnë gabim? Persona që nënës tënde nuk do t'i pëlqenin aspak. S'ka asgjë të keqe - thjesht nuk ishte për ty.
Ndryshimi nuk nis nga aplikacioni. Nis ditën kur nuk kërkon më dikë për të kaluar mbrëmjen, por dikë për të ndërtuar një jetë. Aplikacioni ndryshon vetë. Prej Tinder në dua.com.
Gentiana e Xhemajli e bënë këtë hap. Ti je vetëm një regjistrim larg.



Shkarko dua.com dhe regjistrohu falas.
Nga Tinder nuk transferohet asgjë - dhe kjo është pika e fortë. Nis nga e para, ku të gjithë janë për të njëjtën arsye.
Verifikohu me një selfie.
Nga ky moment kushdo e di që je i vërtetë - dhe ti të njëjtën për ta.
Cakto qëllimin dhe filtrat.
Kë kërkon, ku, dhe për çfarë. Pjesën tjetër e bën komuniteti.
Jeton në diasporë? Aktivizo Fly Mode para vizitës së radhës në atdhe - njohjet të presin para se të zbresësh.
Pyetjet që bën gjithkush
A është dua.com falas?
A ka Tinder gjuhën shqipe?
Cili është më i mirë për një lidhje serioze?
A funksionon dua.com në Gjermani, Zvicër dhe ShBA?
Si verifikohen profilet në dua.com?
Cili ka më shumë shqiptarë?

Gjeje dashurinë — ose thjesht një bisedë të mirë

Krahasime të tjera
Burimet
Çdo shifër në tabelë lidhet me burimin e vet. Verifikimi i fundit: 28 korrik 2026. Rikontrolli bëhet çdo tremujor.
- Lista e gjuhëve të Tinder - en.wikipedia.org/wiki/Tinder_(app) - verifikuar më 28.07.2026
- Komuniteti i dua.com (shifër e publikuar nga dua.com) - dua.com - verifikuar më 28.07.2026 · Tinder nuk publikon shifra për përdoruesit shqiptarë
- Verifikimi i profileve - dua.com/features + faqja e ndihmës së Tinder
- Reputacioni i Tinder (citime shtypi) - en.wikipedia.org/wiki/Tinder_(app) - verifikuar më 28.07.2026
- Tinder Passport dhe nivelet e abonimit - tinder.com/feature/subscription-tiers - verifikuar më 28.07.2026
- Filtrat e kërkimit - dua.com/features + dokumentacioni i Tinder
- Mjetet e sigurisë - faqet zyrtare të të dy aplikacioneve
- Vlerësimet në stores - AppBrain: dua.com iOS · dua.com Android · Tinder iOS · Tinder Android - verifikuar më 28.07.2026 · shifra globale; vlerat e tregjeve AL/KS mund të ndryshojnë
- Vlerësimet e cituara - App Store, Google Play dhe dua.com - korrik 2026, të cituara fjalë për fjalë

