Gentiana & Xhemajl
- Martuar më 2025
- Fejuar më 2024
- Gjermani
Në zemër të një dashurie shqiptare të përjetshme 💖

Gentiana

Xhemajl

Në zemër të Gjermanisë, mes qyteteve plot jetë të Hamburgut dhe Berlinit, nisi një histori e jashtëzakonshme dashurie. Gentiana dhe Xhemajli, dy shqiptarë me rrënjë në Prishtinë, kishin vite që kërkonin lidhjen që gjetën te njëri-tjetri. Një përputhje në dua.com i bashkoi më në fund dhe u tregoi se disa lidhje janë vërtet të destinuara të zgjasin përgjithmonë.
Dy jetë, një ëndërr
Xhemajli (33), një sipërmarrës i suksesshëm nga Prishtina që jetonte në Hamburg, kishte arritur shumë në karrierë. Megjithatë, në jetën e tij mungonte diçka thelbësore: një person pranë të cilit të ndihej vërtet në shtëpi. “Nuk kisha gjetur kurrë dikë që të më pëlqente me gjithë zemër dhe që mund ta dashuroja vërtet”, kujton ai.
Kërkimi i tij ishte edhe më personal, sepse dëshironte një partnere shqiptare me të cilën të ndante vlerat, kulturën dhe rrënjët. “Është e vështirë të ndihesh plotësisht i kuptuar nga dikush që nuk ka të njëjtën prejardhje”, thotë ai.
Në Berlin, Gentiana (31), një profesioniste e suksesshme në fushën e Burimeve Njerëzore, po përballej me të njëjtën sfidë.
Edhe në një qytet kaq shumëkulturor, të gjente një shqiptar që përputhej me dëshirat dhe pritshmëritë e saj për një lidhje dukej pothuajse e pamundur. “Dikur shkrova një letër ku përshkrova si doja të ishte bashkëshorti im. Xhemajli është njëqind për qind ai person”, tregon Gentiana me emocion.
“Ishte si të kërkoje një yll të veçantë në një qiell plot drita.”
Një pëlqim që ndryshoi gjithçka
Xhemajli e kishte kërkuar dashurinë në shumë vende. Me këshillën e nënës, kishte shkuar edhe në organizata e aktivitete shqiptare, me shpresën se atje mund të takonte personin e duhur.
Sot e kujton duke buzëqeshur: “Thellë brenda vetes e kam ditur gjithmonë se fati im nuk më priste në diskoteka apo klube shqiptare.”
Me kalimin e kohës, vetmia po bëhej gjithnjë e më e rëndë. Pikërisht atëherë pa një reklamë të dua.com. Kishte dyshime, por edhe një grimë shprese që e bindi ta provonte.
Në të njëjtën kohë, Gentiana kujtoi letrën ku kishte përshkruar burrin e saj të ardhshëm. Me atë dëshirë në mendje, edhe ajo hyri në dua.com.
Kur të dy u gjendën në platformë, ishte sikur fati kishte nisur t’i afronte drejt njëri-tjetrit.
A beson në dashuri me shikim të parë?
Xhemajli kishte pasur disa përputhje në dua.com, por asnjëra nuk u zhvillua siç shpresonte. Pak para se të dorëzohej, i doli përpara profili i Gentianës.
“Nuk u besoja syve kur e pashë Gentianën. Bukuria dhe prejardhja e saj më magjepsën, dhe e dija se duhej t’i shkruaja”, kujton ai.
Që nga ai çast, magjia nuk u ndal më. “Në telefonatën e parë folëm gjashtë orë dhe vendosëm menjëherë të takoheshim në Berlin. Kur u pamë, nuk pushonim dot së foluri. Nuk mund t’i hiqja sytë prej saj”, tregon Xhemajli duke buzëqeshur.
Më pas, pandemia e Covid-19 solli trysni të madhe në biznesin dhe jetën e tij të përditshme. Stresi, bashkë me frikën se mund ta humbte këtë lidhje kaq të veçantë, e bëri të tërhiqej. Pasiguria u shndërrua në gjashtë muaj larg njëri-tjetrit.
Por dashuria e vërtetë nuk zhduket aq lehtë.
Rilindja e dashurisë së tyre
Gjashtë muaj ndonjëherë duken si gjashtë vjet. Kështu ndodhi edhe për Gentianën dhe Xhemajlin. Të dy thonë se gjatë asaj kohe nuk kaloi asnjë ditë pa menduar për njëri-tjetrin.
Siç e deshi fati, ditëlindja e Gentianës hapi derën për një fillim të ri. “Atë ditë mora guximin dhe i shkrova përsëri. Nuk mund të vazhdoja pa të”, kujton Xhemajli.
Kur u takuan sërish, ai foli hapur për ndjenjat, dyshimet dhe vetminë që kishte përjetuar. Gentiana iu përgjigj me fjalët që do t’ua ndryshonin të ardhmen: “Pavarësisht sfidave, unë do të jem gjithmonë këtu për ty.”
Në atë çast, Xhemajli kuptoi se dashuria e sinqertë nuk mposhtet nga pengesat. “E kuptova se i kisha humbur kot gjashtë muaj. Partneri i duhur të kupton edhe në ditët e vështira”, thotë ai.
Një “po” dhe fillimi i një jete të re
Dy vjet pas takimit të parë, Gentiana dhe Xhemajli u fejuan në një atmosferë intime më 3 tetor 2024. Në korrik 2025 u martuan në Prishtinë, duke përmbushur ëndrrën për të krijuar një familje të lidhur fort me rrënjët shqiptare.
Për ta, dashuria është shumë më tepër se një lidhje emocionale. Është një lidhje e thellë dhe e qëndrueshme shpirtërore, të cilën e përfaqëson simboli i pafundësisë.
“Kur ajo ndihet e trishtuar, e ndiej edhe unë. Mes nesh ka një lidhje të jashtëzakonshme shpirtërore”, thotë Xhemajli.
Këshilla e tyre për zemrat e tjera
“Beso gjithmonë se do ta gjesh personin që meriton. Mos humb kohë: hape aplikacionin dhe jepi fatit një mundësi”, këshillon Xhemajli.
Gentiana shton: “Kur diçka është e shkruar të ndodhë, asgjë nuk mund ta pengojë. Edhe nëse ke kohë që kërkon dhe ende nuk e ke gjetur personin tënd, mos i ul standardet dhe mos e humb shpresën. Gjithçka vjen në kohën e vet. Instalo dua.com.”
Ata janë dëshmi se dashuria e vërtetë ekziston dhe mund të gjendet pikërisht aty ku e pret më pak. Për Gentianën dhe Xhemajlin, ai vend ishte dua.com.
Historia e tyre na kujton se nuk është kurrë vonë të besojmë në dashuri dhe në lidhjen e thellë që mund të jetë ende duke na pritur.

Gjeje dashurinë e jetës
















