Kur është koha e duhur për t'u fejuar? 10 shenja që je gati

  • Argjenda Selmani
  • 10.03.2025
  • Përditësuar më 22.07.2026
  • Marrëdhënie
  • 8 min lexim
Gentriti dhe Agnesa duke treguar unazat e fejesës pasi u njohën në dua.com

Përmbajtja

  1. Kur duhet të fejohem?
  2. Çka thonë statistikat për fejesa?
  3. A jam gati për fejesë?
  4. Qysh me gjetë personin e duhur?
  5. Sa kohë duhet të jemi bashkë para se të fejohemi?
  6. 10 shenja që tregojnë se është koha e duhur për t'u fejuar
  7. Shenjat që nuk është ende momenti
  8. Fejesë me 'donuts', pas pak muajsh lidhje
  9. Fejohu kur të kesh stabilitet financiar
  10. A ka një moshë ideale për fejesë?
  11. Pyetje të shpeshta

Me marrë vendimin të fejohesh është një nga hapat më të rëndësishëm në një marrëdhënie. Për shumë njerëz lind pyetja: kur është koha e duhur për t'u fejuar? A duhet të kalojnë muaj, vite, apo ekziston një moment ideal? E vërteta është se nuk ka një formulë universale.

Kur duhet të fejohem?

Koha e duhur për t'u fejuar nuk matet me kalendar, por me cilësinë e marrëdhënies. Kur dy persona ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre, ndajnë të njëjtat vlera, komunikojnë me sinqeritet dhe janë të gatshëm të marrin një angazhim afatgjatë, atëherë fejesa mund të jetë hapi i natyrshëm.

Çka thonë statistikat për fejesa?

Sipas studimeve të The Knot, mesatarisht, çiftet qëndrojnë në lidhje rreth 2–2.5 vjet para se të fejohen, megjithëse kjo ndryshon sipas moshës, kulturës dhe rrethanave personale. Për shembull te shqiptarët, sipas të dhënave dua.com dhe raportimeve të çifteve që e kanë gjetur partnerin e jetës në dua.com, 80% e tyre janë fejuar pas 1 viti lidhje.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Njohje Kosove: Si të gjesh dashurinë? dhe Njohje shqiptare: Si të gjesh dashurinë në kohën moderne?.

A jam gati për fejesë?

Shumë njerëz pyesin veten: "Si ta kuptoj që jam gati për fejesë?" Përgjigjja nuk lidhet vetëm me ndjenjat e forta apo me kohën që ke kalu bashkë me atë person. Ka disa elemente që zakonisht i karakterizojnë marrëdhëniet e shëndetshme dhe afatgjata.

Hajde ta kuptojmë bashkë nëse je gati për fejesë, sa kohë duhet të njihesh para këtij vendimi dhe cilat janë shenjat që tregojnë se je gati për hapin e radhës.

Hulumtimet e The Gottman Institute theksojnë rëndësinë e besimit, komunikimit dhe miqësisë në një marrëdhënie. Prandaj, para fejesës, vlerësojeni jo vetëm sa kohë keni kaluar bashkë, por edhe cilësinë e marrëdhënies suaj.

Qe një shembull..

Gentriti, që me të dashurën e tij Agnesën u njoftua në dua.com, u ul në gjunjë për propozim pas pak më shumë një viti lidhje. Ja se si i shkoi atij propozimi:

Agnesa thotë: "Kurrë nuk e kam menduar që do të ndodhte kështu, e sidomos në mënyrë kaq magjike. Jam shumë e lumtur që e kam Gentritin në jetën time. Faleminderit dua.com që ma keni bërë ëndrrën realitet dhe që na keni ndihmuar kaq shumë në këtë lidhje të jashtëzakonshme që kemi. Ju duam shumë!"

Qysh me gjetë personin e duhur?

Shpesh, pyetja nuk është vetëm "kur duhet të fejohem?", por edhe "qysh me gjetë personin e duhur, apo fatin e jetës?"

Një marrëdhënie e fortë fillon me njohjen e duhur. Kur njihni dikë që ndan vlerat, objektivat dhe mënyrën tënde të të menduarit, vendime si fejesa apo martesa bëhen më natyrshëm.

Në dua.com, profili i secilit shkon përtej fotografive. Mund të mësosh më shumë për personalitetin, interesat, vlerat dhe planet e personit, duke e bërë më të lehtë të krijosh njohje që kanë potencial për një lidhje serioze. Kjo ndodh sepse:

  • Profilet janë të verifikuara
  • dua.com e rekomandon "Match of the day" apo përputhjen e ditës
  • Ti i sheh automatikisht hobet dhe preferencat e personit tjetër
  • Njihesh mirë virtualisht para se të lidheni

Kjo është edhe arsyeja pse mijëra çifte shqiptare kanë ndërtuar histori të bukura dashurie përmes dua.com. Për shumë prej tyre, fejesa nuk ishte një hap i nxituar, por vazhdimi i natyrshëm i një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besim, komunikim dhe qëllime të përbashkëta.

Hulumtimet nga Stanford University dhe Pew Research Center tregojnë se njohjet janë bërë një nga mënyrat më të zakonshme për të krijuar marrëdhënie, përfshirë lidhjet serioze.

Sa kohë duhet të jemi bashkë para se të fejohemi?

Fejesa e çiftit që u njoh në dua.com

Një nga pyetjet më të shpeshta është: sa kohë duhet të jemi bashkë para fejesës? Përgjigjja e shkurtër është: nuk ka një numër ideal muajsh apo vitesh.

Disa çifte e kuptojnë shumë shpejt që kanë gjetur personin e duhur, ndërsa të tjerëve u duhen më shumë vite për të marrë këtë vendim. Asnjëra nuk është domosdoshmërisht më e drejtë se tjetra.

Në vend që të fokusohesh te kohëzgjatja e lidhjes, pyete veten:

  • A e njeh partnerin në situata të ndryshme?
  • A ke kaluar sfida bashkë me të?
  • A e din si reagon gjatë konflikteve?
  • A i ke diskutuar pritshmëritë për martesën dhe të ardhmen?

Një lidhje prej një viti mund të jetë më e fortë se një tjetër prej pesë vitesh, nëse është ndërtuar mbi besim, respekt dhe komunikim të shëndetshëm.

Në fund të fundit, cilësia e marrëdhënies ka më shumë rëndësi sesa numri i muajve apo viteve që keni kaluar bashkë.

10 shenja që tregojnë se është koha e duhur për t'u fejuar

1. Ai/ajo të jep siguri

Nuk ke frikë të jesh vetvetja dhe ndihesh emocionalisht i qetë në marrëdhënie.

2. Flet me të gjithçka

Nga ëndrrat më të mëdha deri te shqetësimet më të vogla, komunikimi është i natyrshëm.

3. Konfliktet i zgjidhni me respekt

Nuk kërkon t'i fitosh debatet, por e gjen zgjidhjen më të mirë për të dy.

Çift i lumtur nga dua.com

4. Ke të njëjtat vlera

Ke pikëpamje të ngjashme me të për besimin, familjen, besnikërinë, respektin dhe mënyrën si do të jetosh.

5. Keni plane të përbashkëta

Flet me të për të ardhmen me entuziazëm dhe e përfshini njëri-tjetrin në planet tuaja.

6. Familjet nuk janë pengesë

Edhe nëse nuk pajtoheni për çdo gjë, vendosni kufij dhe merrni vendime si çift.

7. Keni besim njëri-tjetri

Besimi është ndërtuar me kohë dhe nuk bazohet te kontrolli apo dyshimet.

8. E përkrahni njëri-tjetrin

Suksesi i partnerit të gëzon dhe ti e inkurajon të ndjekë ëndrrat e tij apo të saj.

9. Jeni vetvetja

Nuk ndihesh i detyruar të ndryshosh personalitetin për t'u pranuar.

10. Vendimi vjen nga dëshira, jo nga presioni

Fejesa është një zgjedhje e vetëdijshme, jo një mënyrë për të kënaqur familjen, shoqërinë apo pritshmëritë e të tjerëve.

Shenjat që nuk është ende momenti

Jo çdo marrëdhënie është automatikisht gati për fejesë. Në disa raste, është më mirë të presësh derisa të zgjidhni çështjet kryesore.

Mund të mos jetë ende momenti i duhur nëse:

  • po mendon për fejesë vetëm sepse "të ka ardhë mosha"
  • ndihesh nën presion nga familja ose shoqëria
  • xhelozia dhe kontrolli janë pjesë e përditshmërisë
  • mungon besimi mes jush
  • konfliktet përsëriten vazhdimisht pa u zgjidhur
  • keni objektiva krejtësisht të ndryshme për të ardhmen
  • njëri prej juve nuk është ende i sigurt

Këto nuk do të thonë domosdoshmërisht se marrëdhënia nuk ka të ardhme, por janë sinjale që duhen adresuar përpara se të marrësh një vendim kaq të rëndësishëm.

Fejesë me 'donuts', pas pak muajsh lidhje

Çift i lumtur që u njoh në dua.com

Kur e din se është personi i duhur, thjesht e din! Edi i propozoi fejesë Adelinës që e takoi në dua.com vetëm pas pak muajsh lidhje. Madje shumë thjesht me unazë dhe 'donuts'.

"Ne ishim në një qendër tregtare bashkë me vëllezërit e Adelinës. Një nga vëllezërit e saj donte me ble një unazë fejese për të dashurën e tij, por nuk mundi me vendos. Aty ia bleva unazën Adelinës pa e ditë ajo dhe e befasova!".

Surpriza u bë edhe më e ëmbël kur Edi vendosi të propozojë me ëmbëlsirën e preferuar të Adelinës. "Adelinës i pëlqen shumë donuts dhe aty ishte një dyqan që Adelinës i pëlqente shumë. Bleva donuts dhe futa unazën brenda. Ndërsa hante, ajo kuptoi se kishte diçka brenda. Aty i propozova martesë, të cilën ajo e pranoi. Më pas më 14 dhjetor 2021, u martuam zyrtarisht", tregon Edi.

Fejohu kur të kesh stabilitet financiar

Edhe pse dashuria është baza e një lidhjeje të fortë, aspekti financiar është i rëndësishëm dhe mund të ndikojë në stabilitetin e martesës. Nuk ka nevojë të jeni të pasur, por:

  • A keni një plan financiar të qartë për të ardhmen?
  • A dini si t'i menaxhoni financat së bashku pa konflikte?
  • A keni siguruar një nivel stabil të jetesës që ju bën të ndiheni rehat?
  • A keni menduar për ndarjen e detyrave financiare në martesë?
  • A jeni të hapur për diskutime të sinqerta mbi borxhet, kursimet dhe investimet?

Të gjitha këto pyetje janë shumë teknike e praktike, por esenciale. Duhet ta keni parasysh, se për ta ndërtuar jetën së bashku nuk mjafton vetëm dashuria. Prandaj, uluni dhe bisedoni me partnerin tuaj këto çështje, para se të kaloni në hapa më të mëdhenj. Anashkalimi i diskutimeve të tilla dhe vendimeve të mëdha sjell probleme të mëdha në çift, që dikur çon edhe në ndarje.

A ka një moshë ideale për fejesë?

Një tjetër pyetje e zakonshme është: a ka një moshë ideale për t'u fejuar? Në realitet, jo. Njerëzit piqen emocionalisht në ritme të ndryshme. Dikush mund të jetë gati për një angazhim serioz në të njëzetat, ndërsa një tjetër mund të ndihet i përgatitur disa vite më vonë.

Ajo që ka rëndësi nuk është mosha, por:

  • pjekuria emocionale
  • stabiliteti në marrëdhënie
  • komunikimi i mirë
  • përputhja e vlerave
  • gatishmëria për të ndërtuar një jetë të përbashkët

Mos e krahaso historinë tënde me atë të të tjerëve. Çdo çift ka ritmin e vet.

Pyetje të shpeshta

Sa kohë duhet të zgjasë një lidhje para fejesës?

Nuk ekziston një periudhë ideale. Disa çifte fejohen pas një viti, të tjerë pas disa vitesh. Më e rëndësishme është sa mirë e njihni njëri-tjetrin dhe sa të përgatitur ndiheni për një angazhim afatgjatë.

A është normale të presësh disa vite para fejesës?

Po. Çdo marrëdhënie zhvillohet me ritmin e saj. Nuk ka arsye të nxitosh vetëm sepse të tjerët po fejohen.

Si ta di nëse partneri është gati për fejesë?

Flisni hapur për të ardhmen. Nëse partneri diskuton me dëshirë planet afatgjata, merr përgjegjësi dhe tregon angazhim të vazhdueshëm, ka shumë mundësi që të jetë gati.

A duhet të jetojmë bashkë para fejesës?

Nuk ka një përgjigje që vlen për të gjithë. Disa çifte zgjedhin të bashkëjetojnë para fejesës, ndërsa të tjerë jo. E rëndësishme është që vendimi të jetë në përputhje me vlerat dhe bindjet e të dy partnerëve.

A duhet të fejohesh vetëm sepse familja të bën presion?

Jo. Fejesa duhet të jetë një vendim që e merrni si çift, jo një përgjigje ndaj pritshmërive të të tjerëve.

Cilat janë shenjat e një marrëdhënieje të shëndetshme?

Besimi, respekti, komunikimi i hapur, mbështetja reciproke, zgjidhja e konflikteve me qetësi dhe përputhja e vlerave janë disa nga treguesit më të rëndësishëm të një marrëdhënieje të shëndetshme.

Të ngjashme

nje takim
  • Lifestyle
  • 6 min read

Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton?

Doni një takim? Njihni një mashkull online i cili ju shkruan ditë e natë, por...

lidhje romantike
  • Marrëdhënie
  • 4 min read

Njohje Kosove: Si të gjesh dashurinë online?

Njohje Kosove; Në epokën digjitale, njohjet online janë bërë një mënyrë e...

njohje shqiptare
  • Marrëdhënie
  • 5 min read

Njohje shqiptare: Si të gjesh dashurinë në kohën moderne?

Për shqiptarët, të cilët ndajnë një kulturë dhe tradita të veçanta, mundësitë...