Gentrit & Agnesa
- Fejuar në 2025
- Në lidhje që nga 2024
- Kosovë
E lashë Italinë për dashni

Agnesa

Gentrit

Agnesa është një vajzë energjike 19-vjeçare nga Vushtrria, plot pasion dhe ëndrra për t’u bërë dizajnere e famshme mode. Gentriti, një 23-vjeçar nga Malisheva, është një djalë me ambicie dhe dëshirë të madhe për punë dhe sukses, i cili jetonte në Itali, në qytetin magjik të Venecias.
Kush janë Agnesa dhe Gentriti?
Agnesa (19), është një vajzë e re nga Vushtrria, plotë energji për jetë. Momentalisht ajo po ndjek ëndrrën e saj për të qënë dizajnere e famshme mode, sepse pasionin për këtë industri e ka shumë të madh.
Gentriti (23), është një djalë i ri nga Malisheva me ambice të mëdha për punë gjithashtu. I cili, edhe pse ka pasur mundësi të ndërtojë jetë larg Kosovës, ka vendosur të kthehet në vendin e vet.
Si nisi gjithçka?
Në maj të vitit të kaluar, Gentriti nuk e kishte vizituar Kosovën për dy vite. Megjithatë, ndërsa shfletonte rrjetet sociale, një histori dashurie në dua.com e intrigoi dhe e frymëzoi ta instalonte aplikacionin.
“Isha i bindur të provoja fatin tim, por kurrë nuk e imagjinoja që një ditë edhe unë do të bëhesha një histori dashurie në dua.com,” tregon ai.
Vetëm tre ditë pasi krijoi profilin, duke përdorur opsionin “flight” të dua.com, ai zgjodhi Prishtinën me një rreze prej 80 kilometrash dhe kështu gjeti Agnesën.
“Kur e pashë profilin e saj, diçka brenda meje më tha se ajo është e duhura,” kujton Gentriti.
Nga një “match” në dua.com te një vendim i madh për dashuri
Komunikimi mes tyre nisi menjëherë dhe u bë gjithnjë e më intensiv. Pas tre muajsh bisedash, në gusht 2024, Gentriti mori vendimin e madh: u kthye në Kosovë vetëm për të takuar Agnesën.
“E lashë Italinë për dashni,” thotë ai me krenari.
“Kur u takuam për herë të parë, e kuptova menjëherë se ajo ishte e duhura për mua. Nuk u ktheva më në Itali. Jemi bashkë, duke ndërtuar jetën dhe të ardhmen tonë këtu në Kosovë,” rrëfen Gentriti.
Një vendim jetësor me zemër të plotë
Gentriti e dinte gjithmonë që do martohej me një vajzë shqiptare. Duke qeshur, ai shton: “As nëna ime nuk do ta kishte lejuar një gjë të tillë të ndodhte ndryshe!”
Për të dhe miqtë e tij në Itali, dua.com ishte diçka krejt normale. “Kur e di çfarë kërkon, futesh në dua.com dhe e gjen dashurinë aty,” thotë ai.
Çfarë e tërhoqi më shumë te Agnesa?
Gentriti e pranon se pamja e Agnesës e kapi menjëherë vëmendjen e tij, por ajo që e bëri ta dashurojë ishte karakteri dhe vlerat e saj.
“Agnesa është vajzë me karakter të fortë, punëtore dhe shumë e pjekur. Më bën shumë të lumtur dhe jam krenar që ajo është në jetën time.”

Një takim plot emocione
Në një takim të fundit me Gentritin, entuziazmi dhe lumturia e tij ishin të dukshme. Ai me plot emocion tha se kthimi në Kosovë ishte “vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time.”
Propozimi me dua.com
Gentriti dhe Agnesa kishin planifikuar të fejohen në gusht të vitit 2025, mirëpo Agnesa gjithmonë kishte ëndërruar një propozim romantik.
Pas lançimit të fushatës së dua.com për propozime, në qershor 2025, Gentriti kontaktoi ekipin e dua.com dhe së bashku krijuan një propozim të paharrueshëm për Agnesën.
Agnesa u shpreh: “Kurrë nuk e kam menduar që do të ndodhte kështu, e sidomos në mënyrë kaq magjike. Jam shumë e lumtur që e kam Gentritin në jetën time.
Faleminderit dua.com që ma keni bërë ëndrrën realitet dhe që na keni ndihmuar kaq shumë në këtë lidhje të jashtëzakonshme që kemi. Ju duam shumë!“
Një mesazh për të gjithë
Gentriti dhe Agnesa janë shembull i dashurisë së vërtetë që nuk njeh distanca apo kufij. “Mos hezitoni, hyni në dua.com, dashuria mund të jetë vetëm një klikim larg,” është mesazhi i tyre.
Nga të frymëzuar prej një historie dashurie, Gentriti dhe Agnesa tani janë vetë një histori dashurie që frymëzon të tjerët. Kjo histori është një dhuratë speciale për Agnesën nga Gentriti.
Një lajm i bukur më 13.08.2025
Fejesa – Një Festë e Paharrueshme
Më 13 gusht 2025, Gentriti dhe Agnesa zyrtarizuan fejesën e tyre në një ceremoni të mrekullueshme në një restorant në Drenas. Ajo që filloi si një festë për 150 të ftuar, u kthye në një celebrim që vazhdoi edhe në shtëpi, pasi lista e të ftuarve vazhdonte të rritej çdo ditë.
Pas videos virale të propozimit të organizuar nga dua.com, çifti është bërë i famshëm në të gjithë Kosovën. Kaq shumë njerëz dëshironin të ishin pjesë e kësaj feste dashurie, sa që organizimi u bë më i vështirë se sa kishin imagjinuar.
“Lista e të ftuarve vazhdonte të rritej çdo ditë,” thotë Agnesa duke qeshur. “Të gjithë dëshironin të vinin dhe të ishin pjesë e kësaj dite të veçantë. Jemi bërë si yjet e familjes!”
Gentriti shton: “Pas videos së propozimit, shumë njerëz na njohin rrugës dhe na uruan. Kjo na bëri të kuptojmë se sa shumë njerëz janë prekur nga historia jonë. Prandaj edhe festa u bë kaq e madhe – nuk mundnim t’i refuzonim të gjithë ata që dëshironin të festonin me ne.”
Festa ishte kaq e bukur dhe me kaq shumë njerëz, sa që pas restorantit, celebrimi vazhdoi edhe në shtëpi. “Ishte një ditë e paharrueshme që do ta mbajmë mend gjithë jetën,” thonë ata me plot emocion.
Çifti tani po planifikon dasmën e tyre, të cilën duan ta bëjnë edhe më të veçantë. “Do të jetë diçka që nuk do ta harrojmë kurrë,” thonë ata me plot emocion.
Gjeje dashurinë e jetës



















