Lidhja ne Distance

Përmbajtja

  1. Projekti Half&Half

Lidhja ne Distance. Disa e kanë provuar se një lidhje në distancë mund të jetë frustruese. Çfarë duhet të bëni nëse Skype nuk mjafton?

Një çift kreativ Korean momentalisht në këtë situatë, gjetën një mënyrë gjeniale për t’u lidhur me njëri tjetrin nëpërmjet artit.

Pavarësisht nga diferenca në kohë prej 14 orësh, Danbi Shin që momentalisht jeton në New York dhe Seok Li, që jeton në Seoul, e mbajnë lidhjen e tyre gjallë duke nxjerrë fotografi njëherësh kur janë në telefonatë dhe duke krijuar kolazhe.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton? dhe Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj.

Këto kolazhe romantike në distancë, sigurisht që të bëjnë të ndihesh i përmalluar e të vlerësosh që njeriun e zemrës e ke afër. Sinqerisht, këtë gjë ia urojmë gjithë të dashuruarëve, që të jenë përherë bashkë, nën përqafimin e njëri-tjetrit.

Projekti Half&Half

Projekti është quajtur “Gjysmë&Gjysmë” dhe me këtë, dyshja e artistëve ShinLiArt po tentojnë të zbulojnë ngjashmëritë ndërmjet mënyrave të ndryshme të jetesës që ata kanë, të diktuar në vendodhje të ndryshme.

Të dy janë përpjekur të kapin disa nga momentet e tyre më të thjeshta, si kur hanë apo pinë kafe. Raste të tjera që ata kanë fotografuar më shpesh kanë qënë momentet kur kanë ndjer mall për njëri-tjetrin. Duke parë në distancë, secili prej tyre ëndërron për tjetrin dhe sheh me mall sikur po shohin përballë njeriun e zemrës, kjo është si duket dashuria ne distance.

Sigurisht të dy studiojnë për art, ndaj kjo mund të jetë edhe arsyeja e kreativitetit dhe editimit te tyre gjenial. Megjithatë, që të mos e zgjasim po tregojmë disa foto shumë simpatike të çiftit. Malli, dëshira për njëri-tjetrin dhe dashuria që ata mbartin, mund të ndihet edhe nga fotot. Për më shumë shijoni fotografitë në vazhdim:

Shpresojmë që fotot t’ju kenë pëlqyer dhe pse jo të kenë shërbyer si burim frymëzimi. Për të gjithë ato çifte që në këto momente ndodhen largë, ndoshta ky kolazh do t’ju jap kurajo të përballoni distancën nga njeriu juaj i zemrës.

Të ngjashme

vajza beqare
  • Lifestyle
  • 5 min read

Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj

Në ditët e sotme, është gjithnjë e më e zakonshme të takosh vajza beqare që...

nje takim
  • Lifestyle
  • 6 min read

Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton?

Doni një takim? Njihni një mashkull online i cili ju shkruan ditë e natë, por...

takimi i parë
  • Chat & Meet
  • 10 min read

Takimi i parë – qëllimet, përgatitja & rregullat

Takimi i parë është shumë i rëndësishëm për shkak se në të vërtetë në...

Lidhja ne Distance