Lidhje serioze: A je gati?

Bashkohuni me më shumë se 500,000 miq të rinj në dua.

Lidhje serioze – ajo qe doni te krijoni. Nëse mendoni se problemi vjen nga jashtë dhe thjesht jeni i pafat, atëhere ndryshoni perspektivën.

Jeni mërzitur nga fakti që flirtimet e zakonshme zhduken brenda disa javësh dhe nuk kthehen në një lidhje serioze?

Është kthyer në diçka normale tashmë të lidhesh me dikë pa i bërë të qarta synimet që në fillim. Pse? Sepse në shumicën e rasteve, nga frika e refuzimit, shumë meshkuj apo edhe femra nuk guxojnë ta çojnë një marrëdhënie drejt hapit më të rëndësishëm.
Keni nevojë për një guidë se si t’i kaloni këto pengesa? Ne do t’ju tregojmë 7 gjëra që duhet të bëni për të patur një lidhje serioze.

Bini në dashuri me veten tuaj

Të dashuroni veten tuaj është elementi thelbësor që duhet të keni përpara se të kërkoni një lidhje serioze. Nëse filloni të vlerësoni dhe respektoni veten si dhe mësoni si të zgjidhni partnerin me kujdes, nuk do keni nevojë të kaloni nga një lidhje në tjetrën. Vetësiguria do t’ju japë më shumë bukuri dhe do t’ju bëj më tërheqës. Një mashull i sigurt në vetvete mund të tërheqë cilën vajzë të dojë.

Mos u iluziononi

“Dita e mirë duket që në mëngjes”, thotë një proverbë, ndaj është e rëndësishme që ta kuptoni menjëherë me kë po përballeni. Pavarësisht pamjes së dikujt, apo shpresave që krijoni kur takoni dikë, jini më symprehtë.

Mos ëndërroni kot, por vëzhgoni me kujdes çdo sinjal apo sjellje të partneres suaj. Mos lejo që iluzonet të të errësojnë gjykimin tënd, duke pranuar që dikush të dalë me ju vetëm kur t’i teket. Vendosni kufijtë e duhur që sapo zbardh dielli, dhe natyrisht marëdhënia do nisë me një themel më të fortë

Sigurohuni mirë para se të veproni në lidhje serioze

Të krijosh një lidhje serioze që zgjat kërkon angazhim, kujdes dhe përkushtim. Para se t’i kërkoni asaj që të bëhet serioze, pyesni veten nëse jeni vërtet gati. Si ta kuptoni nëse jeni gati apo jo? Zakonisht ndodh natyrshëm, pa rezistencë.

Emocionet do të rrjedhin vet dhe nëse jeni i vëmendshëm sa duhet do e kuptoni së jeni gati. Gjithçka duhet të vij nga dëshira që keni për të qënë sëbashku dhe vetëm kështu do mund të përmirësoni njëri-tjetrin.

Ndani gjërat me njëri-tjetrin

Rrjetet sociale nuk kanë fare të bëjnë me marëdhënien tuaj. Për të krijuar një lidhje serioze, të fortë dhe të bukur, duhet të kaloni kohë së bashku. Jo vetëm që të njiheni më mirë me njëri-tjetrin, por mbi të gjitha për t’i treguar partneres se doni ta bëni atë të lumtur. Mund të jeni të lumtur vetëm nëse kaloni kohë me njëri-tjetrin. Ky është çelësi i suksesit në një lidhje, përkushtimi mbi të gjitha.

Bëni plane afatgjata për lidhje serioze

Nëse filloni të bëni plane afatgjata, nënkupton se të qenit bashkë si çift nuk vihet më në dyshim. Kur filloni të mendoni se ka ardhur koha të ndërtoni dicka së bashku atëhere padyshim që lidhja juaj po konsolidohet. Nuk keni pse të kërkoni më lidhje serioze, tashmë jeni në hap më përpara.

Kini besim tek vetja juaj dhe tek ai/ajo

Besimi ndaj të tjerëve është një gjest dashurie, sepse kështu tejkaloni frikën dhe xhelozinë e dikujt. Besimi tek njëri-tjetri është përbërësi thelbësor për një marrëdhënie të vërtetë dhe të qëndrueshme.

Është e vërtetë që ekspozon vetveten, por është një rrezik që ia vlen të merret nëse është dashuri e vërtetë. Duhet të jetë një shkëmbim reciprok për të dy, i bërë nga gjeste të vogla. Mirëpo para kësaj, mos harroni të keni besim te vetja e juaj.

Durim dhe vetëm durim për lidhje serioze

Edhe zoti nuk e ndërtoi botën brenda një dite, ndaj edhe ju mirëkuptoni njëri-tjetrin dhe merrni kohën që ju duhet. Mund të ndodh që pasi të bini në dashuri, të filloni të përplaseni me nevojat e partnerit/es, gabimet dhe keqkuptimet e tij/saj.

Nëse prireni të ecni hap pas hapi drej një lidhjeje serioze dhe të bisedoni me njëri-tjetrin për t’u kuptuar, do arrini ta forconi marëdhënien që keni. Dashuria si çdo gjë tjetër kërkon kohën dhe përkushtim e vet.

Jini më i durureshëm kundrejt nevojave të partneres, por edhe kundrejt tuajave. Mos prisni të keni stabilitetin e një lidhjeje disa vjeçare qysh në fillim. Gjithçka do kohën e vetë.

Lidhje serioze apo vetëm argëtim – ja si t’i dalloni

Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë që të keni vështirësi ta dalloni a jeni në një lidhje serioze apo thjeshtë po argëtoheni, mos u brengosni. Në situata të tilla ndodhen shpesh shumë njerëz.

Kjo zakonisht ndodhë si mungesë e komunikimit midis partnerëve. Mund të jetë edhe keqkuptim apo thjeshtë të dy kanë mendime dhe pritshmëri të ndryshme për njëri-tjetrin. Mirëpo nëse nuk merrni një përgjigje nga partneti juaj se a jeni në një lidhje serioze apo thjeshtë po argëtoheni, mund ta mësoni nga këto shenja.

Takoheni shumë rrallë

Nëse takoheni shumë rrallë edhe kur jeni në të njëjtin qytet fatkeqësisht kjo nuk është shenjë e mirë. Nuk po flasim për ato kur të dy jeni shumë të angazhuar dhe takimet nuk ndodhin për arsye shumë të forta.
Mirëpo po flasim për rrethana më normale kur edhe kur mundeni dhe keni kohë nuk takoheni. Kjo nuk do të thotë se kur jeni bashkë nuk kaloni mirë apo nuk argëtoheni.

Vetëm se këtë e bëni shumë rrallë dhe nuk komunikoni aq shumë. Përveç se kur ju duhet të caktoni takimet e juaja romantike. Në një lidhje serioze në rrethana normale ky fenomen nuk ndodh shumë shpesh.

Nuk dilni bashkë në publik

Nëse jeni bashkë tash e disa javë por ai ose ajo i shmanget daljes në publik me ju, atëherë keni një problem.

Një gjë e tillë tashmë do të duhej të ndodhte lirshëm në një lidhje qëllimi i së cilës është serioz. Tek e fundit të dalurit bashkë në drekë, për kafe, për blerje, etj, është gjëja më normale në botë. Prandaj mendoni se pse partneri ose partnerja juaj po i shmanget kësaj gjëje.

Ne ju këshillojmë që së pari të provoni edhe njëherë ta ftoni për drekë në një vend që njihet në qytetin tuaj. Nëse ai apo ajo sërish refuzon, mendojmë se është koha të flisni me të. Ka shumë rëndësi që ta sqaroni situatën tuaj njëherë e mirë.

Nuk ja njihni shoqërinë dhe familjen

Kjo nuk do të thotë se që  nga fillimi duhet t’i njihni të gjithë rrethin e tij. Kjo dallon në raste të ndryshme.

Megjithatë tek shumica e çifteve në fillim shoqëria dëgjon për personin në fjalë. Pastaj janë ata që takohen me çiftin, e më vonë edhe familja. Megjithatë, nëse jeni bashkë tash e një kohë dhe askush në rrethin e tij apo saj nuk di për ekzistencën tuaj, atëherë kjo nuk është gjë pozitive.

Tek e fundit është shumë normale që të flasësh për një person me të cilin do të kesh një lidhje serioze. Gjithashtu është normale që më vonë edhe ta njoftosh me personat e afërtë.

Prandaj mendojeni mirë këtë situatë në të cilën ndodheni aktualisht. Mos harroni asnjëherë të provoni të flisni me parterin tuaj për mënyrën si ndiheni dhe ta pyesni atë gjithashtu. Komunikmi do të ju kursej nga shumë probleme dhe keqkuptime që mund të lindin më vonë.

Nuk flisni kurrë për një të ardhme të përbashkët

Në një lidhje serioze është e ardhmja e përbahkët ajo që na mban të lidhur me partnerin. Edhe nëse ende nuk janë të qarta të gjitha idetë, si ku do të jetoni, sa fëmjë do të keni etj, është e rëndësishme ta mendoni të ardhmen bashkë.

E në lidhjet ku qëllimi i vetëm është argëtimi kjo nuk ndodh. Bisedat për të ardhmën shmangen dhe nuk mendohet më larg se për të nesërmën. Prandaj nëse e konsideroni lidhjen tuaj serioze mos hezitoni të filsni për të ardhmen dhe atë çka ju pret së bashku. Kjo do të ju ndihmojë më shumë se që mendoni!

Më shumë artikuj:

horoskopi ditor

Horoskopi ditor

Horoskopi ditor për datën 22.09.2023. Çdo ditë horoskopi ditor ju tregon me cfarë pritet të përballen sot të lindurit e

horoskopi ditor

Horoskopi ditor

Horoskopi ditor për datën 22.09.2023. Çdo ditë horoskopi ditor ju tregon me cfarë pritet të përballen sot të lindurit e