Msitni – Si bashkohen shqiptaret?

  • dua.com Team ·
  • 30.09.2024 ·
  • Uncategorized @sq ·
  • 4 min read

Fjalën msitni me siguri e keni dëgjuar disa herë. Në disa vende shqipfolëse ky fenomen njihet edhe si mblesëria. Martesa me msitni apo mblesëri ka ndodhur për shekuj te shqiptarët.

Msiti, apo shkuesi, ka qenë ndërmjetësuesi mes familjes së dhëndrrit dhe nuses, duke ju kërkuar familjes së nuses dorën e saj per dhëndrrin. Që vajza e tyre të vishej me të bardha, ngjyrën që simbolizon gëzimin çiltërsinë.

Zakonisht msiti ishte nje person të cilin e njihnin edhe familja e dhëndrrit edhe familja e nuses. Veçanërisht duhej te ishte dikush të cilit familja e nusë ja kishte hatrin. Në mënyrë që të jepej pëlqimi për martesë.  Mirëpo si bëjnë msitni shqiptarët sot?

Msini sot konsiderohen propozimet shoqërore

Të gjith kemi dëgjuar raste kur dikush në shoqëri e njofton shokun ose shoqen e saj me një shok ose shoqe tjetër sepse mendon se ata të dy do të shkonin shumë si çift. Ndoshta edhe ju keni qenë ndonjëherë në pozitë të tillë. Ideja e msitnisë është që personi ndërmjetësues i njeh mirë të dyja palët dhe e di se kush me kë përshtatet më së miri.

Prandaj, nëse jeni single, ndoshta është ide e mirë t’i kërkoni dikujt nga shoqëria juaj e ngushtë t’ju njoftojë ose t’ju propozojë të dilni me dikë që ata e njohin mirë dhe e shohin të përshtatshëm për ju!

Msitni online

Platformat e lidhjeve dhe aplikacionet e takimeve funksionojnë duke përdorur algoritme komplekse për të lidhur njerëzit me interesa, hobi dhe preferenca të ngjashme. Këto algoritme marrin parasysh faktorë të ndryshëm si vendndodhja, mosha, gjinia dhe interesat personale për të ofruar përputhjet më të përshtatshme të mundshme.

Pasi të bëhet një përputhje, platforma zakonisht ofron mjete që përdoruesit të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të njihen më mirë. Disa aplikacione madje ofrojnë veçori shtesë si video thirrje, kuize dhe lojëra për të ndihmuar në thyerjen e akullit dhe për të krijuar një përvojë më tërheqëse.

Në përgjithësi, këto platforma kanë revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit takohen dhe lidhen me të tjerët, duke e bërë më të lehtë se kurrë gjetjen e partnerëve të mundshëm dhe ndërtimin e marrëdhënieve domethënëse.

A keni dëgjuar për blind dates apo takimet e verbëra?

Takimet qorre janë takime shoqërore midis dy personave që nuk janë takuar më parë, të organizuara nga një mik i përbashkët, një shërbim mblesëri ose përmes platformave të takimeve në internet. Termi “qorre” i referohet faktit që pjesëmarrësit nuk kanë njohuri paraprake për pamjen fizike, personalitetin ose interesat e njëri-tjetrit përpara takimit.

Takimet qorre shpesh konsiderohen si një mënyrë për të takuar njerëz të rinj dhe potencialisht për të krijuar marrëdhënie romantike. Ndërsa takimet qorre mund të jenë emocionuese, ato gjithashtu mund të prishin nervat, pasi pjesëmarrësit nuk e dinë kurrë se çfarë të presin. Megjithatë, me një mendje të hapur dhe një gatishmëri për të njohur dikë të ri, takimet qorre mund të jenë një përvojë argëtuese dhe shpërblyese.

Njoftimi pa ndëmjetësim 

Nëse nuk ju pëlqen asnjë menyrë ndërmjetësuese për të njoftuar njerëz të rinjë atëherë është koha të merrni frerët në dorën tuaj. Përdorni rrjetet sociale për t’ju qasur direkt personave të cilët ju kanë marrë vëmendjen ose ju pëlqejnë. Merrni guximin të bëni hapin e parë. Shprehni interesimin dhe pëlqimin tuaj dhe lerëni gjërat të rrjedhin.

Gjithashtu, ju mund të përdorni edhe mënyrën që tashmë konsiderohet e vjetër. Të dilni në mbrëmje në një nga baret tuaja të preferuara dhe deri sa shijoni një pije, të provoni të miqësoheni me njerëzit që marrin vëmendjen tuaj.  Kjo është një nga metodat më klasike, që thënë të drejtën, ka funksionuar për një kohë të gjatë. Prandaj, pse mos ta përdorni edhe ju?

dua.com Team

Related