Takime – Si te paraqitemi neper takime?
- dua.com Team ·
- 16.11.2021 ·
- Chat & Meet ·
- 40 min read
Takime, pa marrë parasysh sa herë keni dalë në takime të para, ato janë zakonisht të sikletshme. Kur jemi duke u njohur me dikë të gjithëve na mundon pyetja ‘Çfarë të flasim në takimin e parë?’. Sidomos kur paraprakisht nga rrjetet sociale apo nga fjalët e miqve kemi përshtypje të mira për atë person dhe duam të dukemi mirë para tij.
Ekspertët sygjerojnë që në mënyrë që të ulet ankthi i takimit të parë ne duhet te kemi një plan. Të mendojmë për disa tema diskutimi që mund ta rrisin kiminë mes nesh dhe personit tjetër. Prandaj ndiqni këto sygjerime të thjeshta dhe besojmë që muhabeti në takimin tuaj të parë do të rrjedhë shumë mirë.
Kapuni në gjërat që tashmë i dini
Filloni në një terren të sigurtë. Nëse e dini se çfarë punon apo studion personi me të cilin jeni takuar filloni nga aty. Flsni për profesionin apo pasionin e tij. Nëse keni dal në këtë takim nga një ‘match’ online atëherë flisni për gjërat speficike që ai ose ajo ka shkruar në bio-n e vet. Zgjeroni me të një bisedë që tashmë e keni pasur online. Kështu jeni në një terren të sigurtë. Në anën tjetër nëse keni dalë në këtë takim me ndërmjetësimin e dikujt, mos e kaloni kohën e takimit tuaj duke biseduar për atë person. Normalisht që në fillim mund të filsni për mikun apo mikeshën tuaj të përbashkët por tejkalojeni dhe fokusohuni tek ju të dy.
Mësoni më tepër për familjen dhe shoqërinë e personit tjetër
Në takimin e parë kurseni pyetjet tepër personale por megjithatë flisni për familjen dhe shoqërinë e afërtë. Mësoni se cilët janë personat më të rëndësishëm në jetën e tyre. Natyrisht flisni edhe ju për familjen dhe për shoqërinë tuaj. Tregoni ndonjë histori interesante që lidhet me të. Gjithmonë jo tejet personale por aq sa të jetë mjaftueshëm për ta mbajtur bisedën gjallë. Duke folur për marrëdhëniet e tilla shoqërore dhe familjare, ju do ta njihni më mirë personin tjetër. Gjithashtu do të keni mundësi edhe të tregoni për vetën tuaj dhe për njerëzit që kanë ndikuar të bëheni ky person që jeni sot.
Provoni një pyetje filozofike
Filozofia jonë e jetës drejton vlerat tona dhe shpesh është rrënja e shumë zgjedhjeve që një person bën. Megjithatë kujdes, mos e trembni partnerin tuaj të mundshëm me shumë filozofi. Gjeni një mes të artë. Bëni një pyetje më intesante ose më të rrallë. Pyesni p.sh cili është për të definicioni i ‘jetës së mirë’. Gjithmonë mund të përdorni edhe pyetjen klasike: “Gota gjysmë e mbushur apo gjysmë e zbrazët?” dhe dëgjoni shpjegimin e tyre për të.
Përgatituni edhe të dëgjoni
Përpos që duhet të proekupoheni se ‘Çfarë të flasim në takimin e parë?’ duhet të bëheni gati edhe të dëgjoni. Tregoni respekt për personin me të cilin keni dalë në takim duke e dëgjuar me kujdes dhe duke u përgjigjur qartë dhe drejtpërdrejt në të gjitha pyetjet e tij apo saj. Përpiquni të ‘lexoni mendimet’ e tij apo saj duke dëgjuar me kujdes se në cilat tema po shfaq më shumë interes. Edhe nëse jeni tip që flsni shumë, kursehuni në takimin e parë. Jepni edhe tjetrit hapësirën që meriton. Vetëm kështu ju do të arrini të realizoni një bashkëbisedim të rrjedhshëm edhe me dikë që po e takoni për së pari herë.
Si ta ftoni dikë në takim?
Sapo t’i keni përvetësuar mjeshtëritë e flirtrimit online, ju do filloni të mendoni të ftoni dikë që ju përshtatet për takim. Pavarësisht a jeni grua apo burrë ju që po e bëni këtë ftesë, ky hap është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye ne më poshtë po përpiqemi të ju japim disa këshilla. Disa sygjerime për gjërat që duhet t’i bëni por edhe ato që nuk duhet t’i bëni. Jemi të bindur se do të ju ndihmojnë.
Ja disa këshilla:
- Asnjëherë mos e ftoni dikë në takim para se të jeni të sigurtë që do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës tuaj. Vazhdoni të flirtoni derisa ta kuptoni nëse ju i tërheqni dhe i bëni të ndjehen rehat në praninë tuaj.
- Pyeteni partnerin tuaj për një ditë dhe kohë specifike që e caktoni paraprakisht. Aktiviteti mund të jetë shumë i thjeshtë si një “Shkojmë të pijmë diçka?”.
- Bëje të qartë që jeni i/e interesuar ta takoni atë person dhe të kaloni kohë së bashku.
- Përdorni supozime në vend të pyetjeve kur dëshironi ta ftoni dikë në takim. Komunikon ndjenjën se ju jeni duke udhëhequr e jo duke e lutur për një takim. Këtu mund të përdorni opsione si: “Nëse je i/e lirë të enjten mbrëma, mund të shkojmë në…”.
- Partneri juaj mund të jetë i zënë në ditën që ke propozuar ti. Mirëpo nëse është i/e interesuar do ju propozojë një ditë tjetër. Kjo është një shenjë e mirë.
- Nëse partneri nuk ju propozon një ditë tjetër, flirtoni më shumë (për një apo dy ditë më shumë) deri sa ta ftoni për një takim tjetër.
- Nëse partneri juaj është gjithmonë i zënë dhe kurrë nuk ju propozon një ditë tjetër për t’u takuar, më e mira është që të flisni hapur. Mund t’i thoni “Hej, ti dukesh vërtetë një person i mirë dhe do të kisha dëshirë të kalojmë kohë sëbashku për t’u njohur më mirë. Por ti duket që je shumë i zënë. A je i interesuar të kalojmë kohë së bashku?” Kjo do t’a përfshijë atë në ftesën tuaj. Nëse partneri juaj thotë jo, atëherë ju i’a keni qartësuar vetes gjërat dhe mund të vazhdoni tutje.
- Sapo partneri juaj t’a ketë pranuar ftesën për takim, dërgoni një mesazh rikujtimi në mënyrë argëtuese: “Kur të shihemi nesër, pres që të vrapojmë në krahët e njëri-tjetrit sikur përfundimi i ndonjë filmi romantik. Çdo gjë më pak do të jetë vërtetë dëshpëruese.”
Me këto këshilla, ju shumë shpejt do të jeni të suksesshëm që t’i bëni partnerit tuaj ftesë për të dalur në takim.
Ja si të veproni që të keni një takim të parë pa stres
Jeni në një takim të parë me dikë dhe është mëse normale të ndiheni nervoze. Ju dhe përsoni me të cilin keni folur në aplikacionin e takimeve online, keni vendosur të takoheni më në fund. Ndjeheni e stresuar, ama ka disa menyra se si mos t’ju shkoj për dreq takimi i parë. Ne po j’ua listojmë më poshte se si të keni një takim të parë pa stres.
Mos krijoni pritshmëri të jorealiste
“Takimi i parë është një mundësi për të takuar dikë të ri dhe për të përqafuar të panjohurën.” – kështu shprehet Moniça O’Neal, Ph.D., psikologe dhe eksperte e marrëdhënieve. Nëse krijoni pritshmëri se si do të jetë marrëdhënia në të ardhmen – pavarësisht nëse është diçka serioze apo jo – do të zhgënjeheni. Ndaj, jini mendjehapur dhe ecni me rrjedhën.
Kushtojini vëmendje përparësive tuaja
Ndonjëherë takimet e para duken si intervista pune, dhe është më e normale të duash të lësh përshtypje të mirë. Ama nuk jeni vetëm ju që ndjeheni në këtë mënyrë. “Njerëzit harrojnë se takimi nuk është vetëm për personin tjetër që të kuptoj nëse ju pëlqen apo jo. Një takim ka të bëj më shumë me faktin nëse do doni ta takoni përsëri këtë person.” – thotë O’Neil. Bisedoni mbi interesat e përbashkëta si dhe vëzhgoni nëse keni mendime të ndryshme. Jini të sinqertë dhe flisni për përparësitë tuaja, por dëgjoni edhe ato të personit tjetër.
Kushtojini më pak rëndësi pamjes
Mos e teproni! Nuk ka nevojë të kaloni në ekstrem për të tërhequr vëmendjen në takim të parë. Përkundrazi, vishuni me diçka që ndiheni rehat dhe përqëndrohuni tek biseda. Ajo që dëshironi është që personi tjetër të pëlqejë karakterin tuaj apo jo? E dimë se pamja luan rol thelbësor, por mos harroni se do flisni gjatë mbrëmjes, nuk do të rrini si statujë.
Jepini kurajo vetes
Ka shumë mënyra për të inkurajuar veten para një takimi. “Nëse jeni një person që keni ankth social, përpiquni të përqëndroheni dhe të inkurajoni veten,” thotë Caitlin. “Kujtoji vetes se je e dëshirueshme dhe ec me vetëbesim.” Shpesh këshillohen disa ushtrime psikologjike që mund t’ju ndihmojnë të keni më tepër vetbesim, por do t’jua përfshijmë në një artikull tjetër.
Flisni së pari në telefon
E di se duket jashtë mode, por nëse ende nuk jeni takuar ballë përballë, e mira do të ishte që së pari të bisedonit në telefon. “Mendoj se duhet të flisni gjithmonë në telefon,” thotë O’Neal. “Kjo ju jep një ndjesi më afër realitetit përpara se të takoheni. Jo vetëm që ju kursen kohë dhe energji, por krijoni një tjetër lidhje kur flisni për herë të parë. Zëri është po aq tërheqës sa pamja. Do ndiheni më mirë nëse kuptoni se partneri ka edhe një zë të bukur përveç humorit në mesazhe.”
Planifikoni se çfarë do të bëni në takim
Krijoni një rutinë, planifikoni se ku do shkoni, madje do t’ju këshilloja që të planifikoni edhe se çfarë do të hani. Në këtë mënyrë nuk humbisni kohë me gjëra të kota, por përqëndroheni tek njohja e njëri-tjetrit.
Nuk ka problem nëse pini
Padyshim që nuk është bën dëm të keni pak guxim me pijen. Dihet se alkoli të sjell në qef. Sigurisht, ne nuk po ju themi ta teproni, por ama do t’ju ngroh pak. Nëse nuk jeni pro pijeve atëhere zgjidhni aktivitet në natyrë dhe jo klub nate për një takim të parë. Mos u shqetësoni se do të shpenzoni para, shkoni i përgatitur se do të bëni qef dhe se do të takoni dikë interesant. Kjo do t’jua dyfishojë kënaqësinë e takimit të parë.
Flisni sërish pas takimit të parë
Shumica zgjedhin të heshtin pas takimit të parë, mirëpo kjo është një minus i madh në marëdhënien e saponisur. Mërrni parasysh investimin në kohë, para, emocione dhe nerva që bënë të dyja palët. Provoni të dërgoni një mesazh të thjeshtë. Ky mesazh i vetëm do t’ju lejojë të deshifroni se si ndihet personi tjetër dhe të eliminoni dyshimet tuaja ndërsa prisni që ajo t’ju shkruaj e para. Shprehja e mirënjohjes do t’ju afroj të dyve dhe ndoshta bëhuni gati për takimin e dytë. 😉
Katër këshilla për takimin e parë
A dëshironi disa këshilla për takimin e parë? A ju tmerron pak ideja e një takimi të parë? Sigurisht të njëjtën ndienjë e kanë edhe shumë persona të tjerë.
Edhe pse aplikacionet për takimet online e kanë lehtësuar gjetjen e një partneri, ankthi i takimit të parë mbetet i njëjtë. Megjithatë ka disa teknika, metoda dhe këshilla për takimin e parë, që do të ju ndihmojnë. E rëndësishme është që ju të dilni me dëshirë në këto takime. Të jini vetvetja dhe të jini rahat. Për ta arritur këtë, ndiqni këshillat tona.
Këshilla për takimin e parë – Mos i ndërlikoni shumë gjërat
Takimi i parë me dikë që njihni pak ose aspak është plot pasiguri. Mos i bëni gjërat më të komplikuara duke u përpjekur të rregulloni darkën e përsosur romantike, ose duke planifikuar një ditë të tërë. Në vend të kësaj, mbajini gjërat të shkurtra dhe të thjeshta. Një filxhan kafe në një vend publik do të jetë i këndshëm. Dhe nëse gjërat shkojnë mirë, kafeja mund të kthehet në një drekë ose darkë. Mirëpo për fillim lini gjërat në dorë të spontanitetit.
Mos u stresoni pa nevojë
Pak ankth është i natyrshëm në një takim të parë, Në fakt, është gjysma e argëtimit. Por ju do të dëshironi të eliminoni llojin e stresit që do t’ju bëjë të dridheni. Mos harroni, sa më të relaksuar të ndiheni, aq më rehatshëm do të jetë partneri juaj përreth jush. Një mashtrim i thjeshtë është të uleni në një kënd të drejtë me personin në fjalë sesa të përballeni me ta drejtpërdrejt. Kështu do të jeni më të qetë. Nuk do të detyroheni ta shihni në sy gjithë kohësh dhe gjërat do të rrjedhin më lehtë.
Përgatisni disa tema diskutimi, këshilla për takimin e parë
Ju nuk do të shkonit për një intervistë pune pa u përgatitur paraprakisht. Pra përse një takim i parë duhet të jetë ndryshe? Mendoni për llojin e pyetjeve që mund të bëni dhe disa përgjigje interesante për pyetjet që mund të vijnë në rrugën tuaj. Mos e trajtoni takimin si një intervistë, megjithatë përgatituni. Kështu do ta shmangni heshtjen e sikletshme që ndodh ndonjëherë në takime. Atëherë gjërat do të rrjedhin më lehtë dhe nuk do të ngeleni pa muhabet me personin në fjalë.
Bëhuni të sinqertë me vetën
Takimet në shekullin 21 ndonjëherë na duken si garë apo konkurse. Ndoshta gjithmonë ka qenë kështu. Mirëpo në ditët e sotme ne i japim ndonjëherë shumë presion vetës. Por takimi nuk duhet të ketë të bëjë me fituesit dhe humbësit. Ka të bëjë me gjetjen e dikujt me të cilin lidhemi dhe na pëlqen. Me gjetjen e dikujt që na bën të lumtur dhe që mund ta bëjmë të lumtur në këmbim. Kjo është e mundur vetëm kur i qëndroni besnik vetes dhe lejoni që vërtetësia juaj të shkëlqejë. Prandaj mos u shtirni, mos u kompleksoni dhe mos dilni nga vetja. Qysh në takimin e parë tregoni se si jeni ju, çfarë ju përfaqëson dhe cfarë preferoni. Ne ju sigurojmë se kur të jeni vetvetja, do të jeni në versionin më të mirë të mundshëm.
Shkarko tani dua.com dhe njihu me persona të tjerë që janë të interesuar të dalin në takime!
Shtatë këshilla të vlefshme për takimin tuaj të parë
Në fakt, shumë prej nesh e dinë se rrjete kanë qënë arsyeja e takimit të parë për shumë çifteve. Ndaj, duam t’ju përgatisim mirë se çfarë të prisni, apo edhe t’ju japim disa këshilla për këtë takimin të shumëpritur. Më poshtë po ju listojmë 7 këshilla të vlefshme:
Këshilla e parë: Mos u frikësoni
Jemi të bindur se ekziston një stigmë në lidhje me takimet online. Shpesh frikësoheni dhe mendoni se do t’ua marrin për keq të tjerët praninë tuaj në ato aplikacione. Nuk është kështu! Shumica rregjistrohen në këto aplikacione për të gjetur një partner, dhe kjo nuk ka asgjë për tu turpëruar. Jini të guximshëm dhe shfrytëzoni një shans sepse aty mund të gjeni shpirtin binjak.
Jini të sinqertë me veten tuaj
Nëse dëshironi të jeni në një marrëdhënie serioze, nuk ka asgjë të keq të përdoresh aplikacionet për tu takuar. Duhet të jesh i sinqertë me veten tënde. Nëse kërkon të martohesh, mos pretendo sikur je një person që takoi rastësisht njeriun e endrrave. Pranoje se është normale të përdorësh rrjetet apo aplikacionet online për të gjetur njeriun e jetës. Statistikat vërtetojnë se kanë edhe më tepër sukses sesa takimet e rastësishme.
Merreni seriozisht takimin e parë
Sigurohuni që profili juaj t’ju përfaqësojë vërtet. Përdorni fotografitë më të mira të vetes, por sigurohuni që ato të duken si ju. Me pak fjalë jini vetvetja dhe lejoni personin tjetër t’ju dojë për atë që jeni dhe jo për atë që shtireni. E dimë se ekziston paragjykimi se online, njerëzit shfaqen shumë ndryshe nga ç’janë. Mos e ndiqni atë trend, por vërtetoni se jeni serioz për një takim online.
Lini mëritë tuaja në shtëpi
Në tre takimet e para, këshilla e parë është të jeni pozitiv. Tregoni diçka nga vetja dhe prsini që edhe personi tjetër të ndaj diçka të vetën me ju. Bëni qef dhe argetohuni duke biseduar. Më e rëndësishmja, mos flisni për ish-et, për mirë apo keq, ua kemi shpjeguar edhe në një artikull të veçantë. Klikoni këtu për ta lexuar.
Shkoni në sa më shumë takime që mundni
Është si loja e bingos. Sa më shumë takime të para të bëni me persona të ndryshëm, aq më mirë është. Rrisni shanset për të gjetur një partner të mirëfilltë. Nuk e dini kurrë se kur ka për të ndodhur kjo nëse nuk provoni shanset.
Flisni në telefon
Kjo është këshilla tjetër që kemi dhënë shpesh në artikujt tanë. Sinqerisht, nuk mund ta theksojmë më tepër se kaq. Flisni me mesazhe, njihuni por edhe telefononi njëri-tjetrin. Mos rrini pa folur. Ndjesia që merrni kur dëgjoni zërin e dikujt pa e takuar, do t’ju shtoj entuziamin para takimit të parë.
Një këshillë ekstra, para se të takoheni për herë të parë, mbajini bisedat e shkurtra dhe lini vend për bisedat e drejtëpërdrejta. Takimi i parë duhet të jetë vetëm pije ose kafe, kurrë një drekë apo darkë. Kafja ju jep mundësinë që të bisedoni e mos të përqëndroheni tek ushqimi apo oreksi juaj.
Pak mister bën mirë
Mos jini shumë të disponueshëm. Besojmë se të qenit strategjik në fillim nuk dëmton kurrë. Mos shkruani menjëherë, mos analizoni çdo fjalë, mendohuni mirë. E theksojmë “Kripa me karar.” Mos e lini të presë për ditë me radhë, por as mos u përgjigjni shumë shpejt, gjeni një të mesme të artë. Pas takimit të parë, nuk është e nevojshme të anulloni të gjitha planet tuaja. Jetoni jetën tuaj, dhe nëse është takimi i duhur, do të funksionojë.
Çfarë duhet të dini para se të dilni në një takim?
Kemi vënë re se të keni një të dashur dhe të dilni në një takim me një vajzë mund të jetë vërtetë e vështirë për disa meshkuj.
Në fakt, ndonjëherë meshkujt edhe pse të mërzitur, kur vjen puna për një takim lumturohen shumë. Mirëpo, jo gjithnjë dinë se si të sillen kur dalin në një takim. Këtu ne do t’ju ndihmojmë me disa fakte se si të dilni më lehtë në një takim me vajza.
Gjeni vajzën e duhur
Para se të dilni në takim, zgjidhni dhe ftoni në takim vajzën që ju pëlqen më shumë. Mundohuni të zgjidhni një vajzë e cila përshtatet me tipin tuaj.
Zgjidhni një person që kujdeset për ty ashtu si kujdeseni ju për të. Mos mendoni se një vajzë e bukur ka ardhur nga një planet tjetër. Silluni normal dhe gjithçka do të shkojë mirë. Por, nëse nuk jeni vetvetja do të nxisni momente negative në mesin tuaj.
Mundohuni ta bëni atë të ndihet e veçantë
Në fakt, e gjithë bota e di se vajzat janë shumë të ndjeshme, por edhe serioze. Detyra juaj është ta bëni atë të ndihet e veçantë.
Kjo arrihet vetëm nëse kuptoni humorin e saj, se kur është e ndjeshme apo serioze. Jini kavalier. Si p.sh. hapjani derën kur hyni në një ambient. Nëse dilni në një takim dhe merrni makinën tuaj hapini derën e makinës. Ka edhe shumë gjeste të tjera. Të gjitha varen nga sa i vëmendshëm jeni.
Bëhuni origjinal
Vajzave u pëlqen të kenë një lidhje me dikë që si të drejtoj dhe është i vendosur. Në fakt, vajzat kanë një afat kohor të shkurtër për t’ju përzgjedhur. Jini origjinal kur bëni planifikimin e një takimi. Pyesni vajzën për mendimin e saj dhe çfarë përshtypje i krijoni. Interesohuni për opinionet që ajo ka. Nëse sugjeron ndonjë vend, atëherë respektoni mendimin e saj dhe vazhdoni ashtu. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të krijuar një përshtypje pozitive tek një vajzë.
Mos kini frikë të bëni hapin e parë
Nëse jeni në një takim me një vajzë dhe po kaloni një kohë të shkëlqyer, atëherë bëni hapin e parë. E dimë tashmë se meshkujt e kanë të vështirë të kuptojnë mendjen e një vajze. Nëse doni ta puthni dhe mendoni se ndoshta ajo nuk do, shikoni me vëmendje nëse vajza po të jep një sinjal. Nëse ajo është duke të të parë në sy dhe tek buzët e tuaj, ndoshta ky është sinjali i thjeshtë për ta puthur. Nëse jeni i pasigurt, mos kini droje ta pyesni: “A mund të të puth?” Mos mendoni shumë por bëni hapin e parë pa frikë.
Bëhuni të pavarur
Gjëja më e rëndësishme dhe kryesore është që të jenivetvetja gjatë gjithë kohës së takimit. Nëse paguani ju, çfarëdo që të keni shpenzuar është e vlefshme. Mos prisni që ajo t’jua shpërblej pagesën e darkës. Fundja ftesa u bë nga ju apo jo? Në fund, para se ta leni vajzën të shkojë, përpiqu të regullosh me të një takimin tjetër. Nëse jeni një mashkull i pavarur, kjo do t’ju bëj edhe më tërheqës.
Çfarë duhet të dini para se të takoni dikë që njihni online?
A jeni gati për t’u takuar sy-më-sy me njeirun e zemrës që keni njohur online? Shumë mirë, por mos dilni ende nga dera që ta takoni. Para se të vazhdoni dhe të dilni në takim, sigurohuni që dini këto pesë gjëra esenciale për të, para ditës së madhe.
Mbase tingëllon pak e çuditshme që të jetë kjo në maje të listës? Është shumë lehtë që të kapeni nga vrulli i takimit me Princin Sharmant që keni njohur online. Pastaj kur uleni në një restorant që ta takoni, gjeni veten tuaj duke thënë “Më vjen mirë që më në fund të takova ty … ehh … princi84!?!” Sigurohu që të paktën të dini emrin e tij, madje më mirë akoma, edhe mbiemrin. Kështu që mund të krijosh një lidhje me jetën reale të atij personi.
Në cilin qytet jeton
Nëse more kohë për të shkuar në lokalin tënd të preferuar për të takuar njeriun tënd të zemrës, atëhere e mira do ishte ta dije në cilin qytet jeton ai. Ndoshta i ke thënë vetes se sa me fat je që ke takuar dikë që jeton në Prishtinë, por pastaj zbulon që ai nuk jeton në një qytet me ty. Disa njerëz lënë jashtë profilit të tyre detaje kyçe si për shembull vendodhja se ku ata jetojnë. Sigurohuni që dini qytetin dhe sa afër është nga ju para se ta takoni.
Nëse planifikon të jetë në një lidhje
Nëse nuk shikoni për këto shenja online, mbase ai mund të jetë i dëshpëruar t’ju dërgojë në apartamentin e tij në mes të natës. Një mashkull që po kërkon të vërdalliset nuk do të dalë vetëm ashtu kot me ju dhe t’ju thotë se do të ketë një lidhje vetëm sa për të kaluar kohën. Zakonisht nëse kur shikoni me vëmendje ekzistojnë shenja që tregojnë nëse ai është gati për një lidhje. Nëse duket si avanturier, me siguri është i tillë.
Sa i arritshëm është për ju
Nëse është ai nga ata persona që qysh në takimin e parë ju lë me flutura në bark, do dëshironi të dilni përsëri në takim. Sa e pikëlluar do të jeni kur ta kuptoni që pas takimit të parë atij i duhet të shkojë në një takim pune larg për katër javë, në Gjermani? Po nëse ti punon nga ora 09:00 deri në 17:00 dhe ai punon natën dhe gjatë fundjavave? Ti dëshiron që ai të jetë i arritshëm për të kaluar kohë së bashku. Mëso se cila është axhenda/orari i tij i përgjithshëm.
Si duket ai
Nuk ka asgjë të keqe të pranoni se tërheqja fizike është e rëndësishme. Është mënyrë e natyrës për t’u siguruar që raca njerëzore të vazhdojë. Shfaqja e parë e tërheqjes fizike është kur fjalët mezi ju dalin nga goja. Apo emocioni që keni duke menduar se si do jetë nëse e puthni atë. Gjëja e fundit që duhet të bëni në takimin e parë është të shikoni përreth për ndonjë mashkull më tërheqës. Sigurohu që ta keni një ide të qartë se çfarë ju tërheq fizikisht. Bëje shprehi që t’i kesh në mendje këto pesë elementë kyç para se të kalosh nga bota virtuale në atë reale.
6 ide fantastike se ku të takoheni për takimin e parë
Takimin e parë e dimë të gjithë që është i çuditshëm. Megjithëse, mund t’ia kaloni bukur, është njëkohësisht një nga ngjarjet më të sikletshme për çiftet. Shqetësohesh për çdo detaj, çfarë do të veshësh, si do të flasësh, ç’përshtypje do lësh, ku do shkosh e kështu me radhë. Këshilla më e mirë është gjithmonë të mos i bëni gjërat më të komplikuara dhe stresuese se ç’janë, por ta merrni me sportivitet. Mënyra më e mirë që ta bëni këtë është duke u takuar në një vend ku të ndjeheni më të relaksuar. Prandaj, ne do t’ju japim disa ide për disa vende fantastike ku mund të takoheni në takimin tuaj të parë. Sidomos nëse takimi juaj i parë vjen pasi jeni bërë Match në dua.com
Kinematë e Jashtme
Zakonisht kinemaja nuk është një ide e mirë për takimin e parë, sepse nuk arrini të komunikoni. E dyta nuk ia vlen sepse është vend i errët, ndaj nuk arrini as ta shikoni personin që sapo keni takuar. Kinematë e Jashtme ose në natyrë janë një ide ndryshe dhe e veçantë. Mund të merrni kokoshka, pije, të bisedoni sa të doni dhe mbi të gjitha ka ndriçim të mjaftueshëm.
Vrojtimi i yjeve
Një nga gjërat më romantike që mund të bëni me dikë në takimin e parë është vrojtimi i yjeve. Një hulumtim i kryer nga Google Pixel 4 zbuloi se 36% e njerëzve dëshirojnë të vrojtojnë yjet me partnerin e tyre më shumë se cdo gjë tjetër. 44% thanë se dëshirojnë të zbulojnë yje në takimin e parë dhe 39% duan të mësojnë emrat e yjeve që t’ia dedikojnë partnerit. Atëherë, pse të mos e ktheni takimin e parë në një natë të paharrueshme astronomike.
Parqet Argëtuese
Parqet argëtuese janë një balancë perfekte midis të qënit fëminor dhe romantik në të njëjtën kohë. Nëse keni frikë nga rollercoaster, mund të luani lojëra fëmijësh. Ose nëse jeni aventurier mund të provoni xhirot maramendëse dhe lojëra ekstreme. Cilado qoftë zgjedhja juaj dijeni se do të argëtoheni pa fund.
Kafene lojërash
Lojërat i shijojnë të gjithë, duke filluar nga “Mos u nxeh”, “Shah”, “Xing” e kështu me radhë. Pavarësisht nëse shkoni për një luftë imagjinare në lojën tuaj me letra, apo luani një lojë të komplikuar shahu duke krijuar strategji fantastike, nuk ka rëndësi. Do të flisni, argëtoheni, bisedoni, luani dhe do të dilni nga sikleti i takimit të parë. Kafene të tilla mund të gjesh kudo dhe ju sigurojmë se është një bast i sigurtë për tu argëtuar.
Ecje në park
Nuk ka gjë më të bukur se sa sinkronizimi i hapave të njëri-tjetrit kur ecni. Gjeni një kafe dhe shkoni në një lagje të këndshme në zonën tuaj. Parqet janë të lezetshme sepse mund të ndaleni për akullore, të luani në shilarëse ose të ecni me orë të tëra ndërsa bisedoni. Ose nëse të doni të pushoni, mund të uleni diku e të qetësoheni ndërkohë që shikoni perëndimin në natyrë. Pastaj është falas kështu që…
Xhiro me biçikletë
Nëse keni parë një film romantik, atëhere me siguri i dini ato skenat e filmave ku të dy bëjnë xhiro me biçikletë anës liqenit. Eh, a ka gjë më romantike? Ne themi që jo, sepse xhiro të tilla përveçse janë argëtuese ju falin kujtim të paharrueshëm. Nëse jeni të dy të dhënë pas çiklizmit mund të bëni kilometra të tërë rrugëtim dhe të vendosni rekorde me njëri-tjetrin. Nëse ndiqni një nga idetë tona jemi të sigurt që do të argëtoheni pa fund. Pastaj, do të na pëlqente të na shkruanit e të ndanit me ne eksperiencat tuaja.
Gjashtë rregulla për takimin e parë
Kur takohesh për së pari herë me dikë në një farë forme vendos se a do të shihesh sërish me të apo a jo. Ka disa rregulla për takimin e parë që na ndihmojnë që gjërat të shkojnë siç duhet. Pasi jemi njoftuar online ose përmes shoqërisë me dikë që na pëlqen dalja e parë se bashku do të thotë shumë për ne. Për këtë arsye duhet të përpiqemi të lëmë përshtypje të mira. Për të arritur këtë duhet t’i ndiqni disa rregulla për takimin e parë.
Mos u vononi në takimin e parë
Përpiquni të tregoheni të saktë dhe mos të vonoheni. Askujt nuk i pëlqen të lihet në pritje kur del në takim. Prandaj planifikoni më herët të gjitha gjërat. Shfaquni në kohë dhe buzëqeshni. Prezantohuni ashtu si e ndieni dhe shijoni takimin tuaj.
Largojeni telefonin
Në ditët e sotme të gjithë e përdorim shumë telefonin. Mirëpo ka shumë rëndësi që kur jemi duke kaluar kohë me dikë, ta respektojmë duke shmangur përdorimin e panevojshëm të telefonit. Në kohët moderne kjo është rregulla për takimin e parë. Shamng përdorimin e telefonit.
Dëgjojeni partnerin tuaj
Pa marrë parasysh a po ju pëlqen apo jo personi me të cilin keni dal në takim, bëhuni të vëmmendshem. Dëgjoni mendimet, idetë dhe bisedën në të cilën po merrni pjesë. Tregoni respekt për të dhe për kohën qe ka ndarë për ju. Jepni kontributin tuaj në bisedë.
Shprehuni hapur në takimin e parë
Cilat do qofshin qëllimet apo pikëpamjet tuaja për jetë, shprehni hapur ato. Kjo është një nga ato rregulla për takimin e parë që duhet t’i respektoni gjithsesi. Nuk ka arsye të ndiheni të ndrojtur apo të tregoheni dikush që nuk jeni. Shfaqeni vetën ashtu si ndiheni rehat dhe jepni mendimin tuaj, pa ofenduar.
Bëni pyetje
Që biseda të jetë më atraktive ju duhet të bëni pyetje. Pyesni gjëra që lidhen me profesionin, shkollimin, hobin, familjen etj. Kujdes të mos bëni pyetje shumë personale në mënyrë qe të mos e kaloni kufirin. Me pyetje do ta mbani bisedën gjallë.
Mos flisni për ish-in tuaj
Kjo nuk është vetëm rregulla për takimin e parë por edhe për disa takime të tjera. Nuk është gjë e mirë të lini përshtypje se ende e keni mendjen te ish-i juaj. Kjo do të thotë se ju nuk jeni ende gati të ecni përpara. Prandaj mos e merrni shembull as për të mirë as të keqe.
Takimi i parë – Ja se si duhet të silleni që të eci si duhet!
Takimi i parë është shumë emocionues dhe kjo është krejt normale. Ajo që te rinjtë mendojnë shpesh është se si t’i bëjnë përshtypje personit tjetër. Ne do t’ju japim disa këshilla të thjeshta se si të silleni që të mos bini në sy për keq.
Sinqeriteti në komunikim
Shumë njerëz në takimin e parë nuk duan të bëjnë gjëra kundra rrymës dhe preferojnë të rrinë sa më urtë. Kjo sepse mendojnë se do t’i pëlqejnë më shumë personit tjetër. Në këtë rast, nuk je duke shfaqur personalitetin tënd të vërtete. Duke qëndruar i heshtur nuk do të dukeni aspak tërheqës për personin që po ju shoqëron. Situata do të bëhet e mërzitshme.
Kjo nuk është ajo që doni apo jo? Reagoni më tepër ndaj situatave dhe personi tjetër do t’ju mbajnë mënd gjatë. Shprehni mendimin tuaj për gjërat që ju pëlqejnë ose jo. Mos hezitoni të komentoni për cfarë ju bën të ndiheni mirë ose keq. Njerëzit pëlqejnë sinqeritetin, prandaj guxoni sa më shumë. Kështu, do te dukeni të vërtetë dhe interesant.
Gjuha e trupit
Takimi i parë dhe gjuha e trupit duhet të jenë në kombinim me njëra-tjetrën. Na lejoni t’ju shpjegojmë. Nëpërmjet gjuhës së trupit mund të kuptoni nëse personi që keni në krah është i interesuar ose jo. Këtë mund ta shprehni me anë të gjesteve dhe prekjeve të ndryshme. Ju sugjerojmë të mos e teproni me prekjet, lërini të jenë aksidentale, dhe ruani anën tuaj të misterit. Nuk doni që gjërat të bëhen bajat që me takimin e parë apo jo? Filloni me veprime të thjeshta. Së pari, kur sapo takoheni, shtrëngoni dorën e personit tjetër. Shikonjeni në sy personin gjatë kohës që flisni për të treguar se jeni i/e vëmendshme. Mos harroni të mbani trupin drejt, për tu dukur sa më elegant/e dhe tërheqës/e.
Biseda e përbashkët
Nëse gjatë takimit të parë nuk preferoni të flisni shumë kjo nuk është shenjë e mirë. Nuk po ju themi të mos pushoni së foluri, por të jeni interaktiv në bisedë. Mos lejoni t’ju pushtoj frika ose stresi, shprehuni lirshëm. Flisni për veten por dëgjoni edhe partnerin. Mos u ndalni te gjëra shumë personale që në takimin e parë, por flisni për gjëra të përgjithshme që kanë të bëjnë me ju.
Flisni për një libër të preferuar, apo për ndonjë film që keni parë së fundmi dhe ju ka mbetur në mëndje. Duke folur apo duke bërë pyetje të ndryshme, bëni që personi tjerër të përfshihet në bisedë dhe të ndërveproj me ju. Biseda e përbashkët do t’ju shtyjë të lidheni më shumë.
Emocionet
Takimi i parë është padiskutim emocionues. Njerëzit priren ta mbajnë mënd gjatë, dikë që i ka bërë të ndiejnë një emocion të veçantë. Ka shumë mënyra të ndryshme për të arritur këtë gjë gjatë një bashkëbisedimi, fokusohuni tek emocionet pozitive. Në një bisedë të rastit, ndoshta është pak e vështirë, por jo e paarritshme. Për shembull, gjatë bisedës, bëjeni për të qeshur personin në krah. Shkrepni ndonjë batutë, tregoni ndonjë histori personale që është qeshur, pra jini vetvetja. Diçka tjetër që mund të bëni, që të mbaheni mend, është duke ndarë opinione e mendime mbi një temë të caktuar. Këtë temë lidheni me diçka personale nëse doni, kështu do t’i bëni shumë përshtypje personit tjetër. Sigurisht pa shpikur gjëra dhe pa gënjyer. Do donin t’ju përfshinim edhe këshilla të tjera, por këto janë mirë sa për fillim. Dashuria është rrugë e gjatë ama ia vlen të bëhet.
Ku të dilni për takim të parë në Prishtinë & Tiranë?
Stina e dimrit ndoshta nuk është më idealja për të dalë në një takim të parë, megjithatë është një periudhë e mrekullueshme festash, ngjyrash dhe kakoeje të ngrohtë. Nëse nuk keni asnjë ide se ku ta mbani takimin tuaj të parë në Tiranë apo Prishtinë, ne jëmi këtu për t’ju ndihmuar.
Ju kemi sjell 3 vende speciale për takimin e parë si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Zhytuni në botën magjike të ndjesisë festive të bareve dhe lokaleve më romantike. Sigurisht ka shumë të tjera që për ju mund të jenë më të bukura, dhe për këtë mirëpresim mendimin tuaj. Deri atëhere le të fillojmë me Prishtinën.
Tartine Bakery
Një deli-kafe, e cila u hap është hapur në Prishtinë gati 5 vjet më parë. Në oborrin e saj me gjethe ka tavolina prej druriku mund të vendosni të uleni me personin tuaj të zemrës. Një kuti qelqi tregon ëmbëlsirat e ofruara nga bari si dhe cheesecaksat e shijshëm.
Në takimin tuaj të parë mund të zgjidhni të uleni jashtë ose brenda në ndonjë vend më të vecuar. është pak i shtrenjtë për standartin e Prishtinës, megjithatë për një takim të parë vlen të impresiononi personin tuaj të zemrës apo jo?
Vendndodhja: Rruga Fehmi Agani 87, në krahun e kundërt të Ambasadës Kroate
Soma Book Station
Natën, ‘Soma Book Station’ është një nga pikat më unike të jetës së natës në qytet. Ditën, ky vend është një nga pikat më të mrekullueshme për të bërë foto në Prishtinë!
Kështu që nuk ka rëndësi se kur shkoni aty për një takim të parë, sepse në cdo moment ia vlen të shkosh.
Ky vend hibrid midis bibliotekës / restorantit / kafenesë dhe bar-it është një nga vendet më të preferuara në Prishtinë. Nuk duhet ta humbisni për asgjë në botë kur të jeni në qytet. Pastaj ka libra dhe kafe në një vend, a mos vallë ka kombinim më perfekt se sa ky për një takim të parë romantik? 😍
Vendndodhja: 4 / A Fazli Grajqevci, Prishtinë
Liburnia
Ky vend tradicional ballkanik ofron një menu të gjerë me gatime solide kosovare në një hapësirë të frymëzuar nga kultura historike otomane e qytetit. Cilindo të zgjdihni nga pjatat e menusë për në këtë restorant, dijeni se dolargoheni nga ky vend i ngopur nga stomaku dhe i ngopur me ndjenja dashurie prej takimit të parë.
Ne jua sugjerojmë si vend sepse ndjell ngrohtësi dhe ambient romantik në të njëjtën kohë. Keni vende sa të dëshironi për tu ulur dhe mundësia e zgjedhjes nuk do t’ju mungojë, ndaj ia vlen 100%.
Vendndodhja: Meto Bajraktari, Prishtinë
Sa i përket Tiranës, vende ka pafund megjithatë ne kemi zgjedhur 3 më specifiket për takime romantike.
Komiteti – Kafe Muze
I dekoruar me objekte dhe motive nga periudha e komunizmit ky vend ifron larminë më të madhe të llojeve të rakisë në qytet.
Nëse e zgjidhni si një vend për një takim të parë keni për t’u dëfryer siç nuk ua ka pritur mendja se mund ta argëtoheshit brenda ‘një muzeu’.
Suksesi i këtij vendi bëri që të hapet një Kafe Muze i ngjashëm i quajtur “Qoshka” edhe në Korçë. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse jua sugjerojmë si një vend për takim të parë. Arsyeja kryesore është sepse ky vend, mbushur plot me të rinj do t’ju bëj të ndiheni rehat dhe pa siklet.
Vendndodhja: Rruga Fatmir Haxhiu, Tiranë (pas Piramidës)
Radio Bar
Nga t’ia nisim për këtë vend i cili është si një pikë referimi për jetën e natës në Tiranë. Kjo fale atmosferës të pakonkurrueshme që vjen përmes netëve të xhazit, mbrëmjeve plot nostalgji me muzikë disko, rrok apo elektronike. Dekori është sa modern aq edhe nostalgjik dhe pijet janë të thjeshta por të shijshme.
Për takim të parë është vend ideal ku mund të shijoni muzikë, pije dhe njëri-tjetrin nën një fond sa romatik aq edhe aventurier.
Vendndodhja: Rruga Ismail Qemali P. 29 Ap. 1, Tirana (Bllok)
Pazari i Ri – 10 minuta larg Sheshit Skënderbej
Për Pazarin e Ri nuk kemi çfarë t’ju themi sepse zgjedhjet janë pa fund. Një nga vendet e mia të preferuara sepse e kam edhe shumë afër me shtëpinë. A ia vlen të shkoni aty për një takim të parë? Posi jo, si kafenete baret apo restorantet aty ka plot.
Ngjyra të ngrohta familjare por edhe vende romatike në varësi të atyre që zgjidhni ju. Rrugë me kalldrëm dhe mbi të gjitha keni edhe tregun afër. Mund të ndaleni dhe të blini diçka të shijshme ose uluni e pini një kafe të ngrohtë tek Mulliri i vjetër buzë hyrjes së Pazarit të Ri.
Për një takim të parë, ne mendojmë se sidomos tani me ngjyrat dhe dritat e zbukuruara prej festave, është vendi më ideal për të kaluar bukur.
Disa rregulla për takimin e parë që të mos e humbisni toruan
Qasja më e mirë është të thuash ç’kemi, të bësh një shaka ose një kompliment dhe të caktoni vendin për takimin e parë. Kaq është e gjitha. Nëse ajo/ai nuk pranon nuk do të thotë se nuk di të bisedosh, thjesht nuk është e interesuar! Ajo që shpesh nuk ju tregojnë është se ndryshon takimi në jetën reale me një takim nga aplikacioni. Sa më shumë të kaloni kohë duke biseduar nëpërmjet aplikacioneve aq më pak të ngjarë ka që ta takoni. Biseda në internet ju tregon shumë pak për një person. Pa dashje krijohet ndjesia e identitetit të rrem.
Mos dilni për të ngrënë në takimin e parë
Nuk ka rëndësi sa ide e bukur duket, nëse shkoni për të ngrën në takimin e parë thjesht keni humbur kohë. Takimi i parë nuk është për tu përqëndruar tek ushqimi por tek njohja midis jush. Në vend të kësaj, shkoni për një shëtitje, dilni për një kafe, shihni një ekspozitë e shumë ide të tjera. Bast i sigurt është gjithmonë një shëtitje. Ushqimin ja u rekomandojmë nëse dilni në një takim të dytë apo të tretë por definitivisht jo në të parin!
Nëse ai përmend seksin në fillim, dijeni se kjo është gjithçka që po kërkon
Nuk na intereson shumë se çfarë justifikimi ju ka dhënë. Kjo gjë nuk duhet përmendur në takimet e para, për sa kohë ju ende nuk e dini në ç’pikë jeni me marëdhënien tuaj. Ndaj, ju këshillojmë të prisni dhe të jeni të kujdesshëm, vendosni prioritetet tuaja.
Jini versioni më i mirë i vetes por mos prisni që edhe ai të jetë i tillë
E kuptojmë se ndjeheni e zhgënjyer. Megjithatë, ti bëje më të mirën tënde. Është mëse e sigurtë se do t’ju rastisin njerëz të mërzitshëm. Në këtë rast është në dorën tuaj se çfarë të bëni me takimin e parë. Në shumicën e rasteve mjafton ta mbyllni me aq.
Mos jepni shumë shpjegime dhe largohuni nëse dëshironi
Nuk ia vlen! Asnjëherë nuk do tju kuptojnë. Nëse i thoni pas takimit të parë se nuk doni ta takoni më, mos e zgjasni shumë. Nuk i detyroheni askujt një shpjegim. Mund t’i thoni vetëm që nuk ju pëlqen, por mos i shpjegoni me hollësi çfarë ekzaktësisht. Mos humbni kohë kot. Nuk keni nevojë të stresoheni sepse një takim që nuk shkon mirë nuk është fundi i botës.
Jepuni përparësi njerëzve që janë të ngrohtë, pozitivë dhe të sinqertë
Të gjithë bëjmë kompromise kur zgjedhim se me kë do takohemi. Të tjerët bëjnë të njëjtin llogari dhe është mëse normale. Ne do t’ju këshillonim që të synoni për dikë që ju bën të ndiheni e qetë, e dashur dhe ngrohtë.
Prisni një javë para takimit të dytë
Nëse merrni kohën tuaj për t’iu përgjigjur dikujt, nuk do të thotë se po bëni të vështirën. Ka të bëj më shumë me kohën që ju nevojitet për të vendosur për një marrëdhënie cilësore. Nuk keni pse nxitoni. Merrni kohë që ju duhet për të gjykuar me qetësi a ia vlen personi që sapo keni takuar. Mos lejoni emocionet t’ju marrin para. Është shumë e vështirë të njohësh një njeri sa duhet. Nëse mendoni se këto këshilla do e largojnë dikë më shumë se do ta afrojë, mos u shqetësoni. Ai që është i duhuri do qëndrojë deri në fund.Disa kufij janë të domosdoshëm, qofshin këto edhe për një partner që keni vite që e njihni.