NJOHJE ONLINE · UDHËZUES PRAKTIK

Njohje online:Prej “match”
te lidhja.

Njohjet online nuk fillojnë me mesazhin perfekt. Fillojnë me një profil të mirë, pak qartësi për atë që kërkon dhe një bisedë që nuk tingëllon si intervistë pune.

18+ · Krijimi i profilit është falas. Blerjet dhe funksionet opsionale mund të kushtojnë.

Njohje online në dua.com: pamje e një profili në aplikacion
Një profil ka më shumë për të treguar se vetëm një foto.

Sot mund të jetosh në Prishtinë dhe të njohësh dikë në Tiranë. Në Zürich dhe të gjesh dikë në Basel. Në Berlin dhe të përfundosh duke folur çdo mbrëmje me dikë në Kosovë.

Pjesa e lehtë është të futesh në botën e aplikacioneve për njohje. Pjesa interesante është: çka pastaj?

Nëse po kërkon të njohësh shqiptarë online, nis me një profil të sinqertë në dua.com. Vëre re diçka konkrete te personi tjetër, lëre bisedën të marrë frymë dhe, kur të dy ndiheni rehat, propozoni një takim në vend publik.

Dhe jo — nuk ke nevojë për një “pickup line” që e ke gjetur në TikTok.

Para se të kërkosh dikë, bëje profilin tënd interesant

Le ta pranojmë: krejt e kemi parë atë profilin. Një selfie e errët. Bio bosh. Asnjë interes. Dhe pastaj: “Pse nuk po më shkruan askush?”

Profili yt nuk duhet të tregojë gjithë jetën tënde. Duhet vetëm t’i japë dikujt arsye për të menduar: “Dua të di pak më shumë për këtë person.”

Fillo me fotot

Fotoja kryesore duhet të të tregojë qartë. Pa pesë persona të tjerë ku duhet të luajmë “gjeje kush është”. Pa syze dielli në çdo foto. Pa foto nga viti 2017 që mezi të ngjan më.

Pastaj shto disa foto që tregojnë diçka nga jeta jote: një udhëtim, një hobi, një ecje në natyrë, futboll, koncert. Edhe qeni që merr më shumë pëlqime se ti. Nuk po ndërton CV; po i jep dikujt pika nga ku mund të fillojë një bisedë.

Bio-ja? E shkurtër, por jo bosh.

Në vend të “Pyet dhe ta tregoj”, provo një detaj që është i yti:

PRISHTINË

“Prishtinë. Njeri i kafesë. Udhëtoj sa herë mundem. Po kërkoj dikë që di të bëjë muhabet edhe pa pyetur ‘ça bone?’ çdo tri minuta.”

ZÜRICH

“Jetoj në Zürich, zemrën e kam pak në Kosovë. Familja, palestra, ushqimi dhe udhëtimet spontane. Pikë shtesë nëse di ku hahet byreku më i mirë.”

Ka personalitet. Ka diçka për t’u kapur. Dhe ende nuk ke shkruar autobiografinë. Shembujt janë për frymëzim; shkruaj versionin tënd.

Profil ilustrues i Artës: foto, një bio e shkurtër dhe interesa të dukshme

NJË PROFIL QË JEP PIKA NISJEJE

01

Foto që të tregon qartë

Dritë e mirë, fytyra e dukshme dhe foto të fundit. Pa lojën “gjeje kush jam”.

02

Bio e shkurtër, por jo bosh

“Kafe të mira, biseda të gjata…” jep një pikë nga ku mund të fillojë një mesazh.

03

Interesa me personalitet

Udhëtime, muzikë, kuzhinë. Zgjidh ato që janë të tuat, jo një listë që tingëllon bukur.

Profil dhe foto ilustruese me model. Emri, mosha dhe vendndodhja janë shembuj; nuk tregojnë një anëtar të disponueshëm.

PROVOJE KËTU

Çfarë e bën profilin tënd?

0/5

Shëno pjesët që ke plotësuar. Ky është një kontroll për ty, jo një vlerësim i mundësive për një match.

Zgjedhjet qëndrojnë vetëm në këtë faqe; nuk ruhen ose dërgohen.

SHIKO HAPAT

Nga profili te biseda: udhëzues vizual 30-sekondësh.

Udhëzues pa zë, me titra shqip, pamje promocionale ekzistuese dhe një histori reale nga dua.com. Profilet në pamjet e aplikacionit janë për demonstrim.

Lexo udhëzuesin në tekst

00:00–00:06 · Nis me besim. dua.com është për persona 18 vjeç e lart. Regjistrohu dhe ndiq procesin e verifikimit të fotos.

00:06–00:12 · Foto e qartë. Profil i sinqertë. Zgjidh foto aktuale dhe shkruaj një bio të shkurtër me interesat dhe qëllimin tënd. Përdor fjalët e tua.

00:12–00:18 · Çfarë kërkon? Qartëso preferencat dhe përdor filtrat që të duhen. Fly të ndihmon të eksplorosh profile në qytete të tjera. Për distancën, bisedoni për kohën dhe takimin. Funksionet opsionale mund të kushtojnë.

00:18–00:24 · Nise nga një detaj. Pas match-it, mund të nisni bisedën. InstaChat është një mundësi opsionale për mesazh para match-it. Shembull ilustrues: “Të pëlqejnë ecjet. Cili është vendi yt i preferuar?” Respekto ritmin e tjetrit.

00:24–00:30 · Gjej dashurinë. Nis një histori shqiptare dashurie. Fillo në dua.com, me ritmin tënd. Në foto: Dodona dhe Benni, një çift real nga historitë e publikuara të dua.com.

Hape videon veçmas

Mos kërko “perfeksion”. Kupto çfarë ka rëndësi për ty.

Kur ke shumë profile para vetes, është e lehtë të fillosh të kërkosh personin “perfekt”. Një centimetër më i gjatë. Dy vjet më e re. Pesë kilometra më afër. Swipe, swipe, swipe. Dhe papritur po zgjedh njerëz sikur po vendos filtra në Booking.com.

Para se të fillosh, pyet veten për gjërat që vërtet kanë rëndësi:

  • A kërkon një lidhje serioze?
  • A ka rëndësi që personi të flasë shqip?
  • A do dikë afër, apo do t’i jepje një shans një personi në një qytet ose shtet tjetër?
  • A ka rëndësi prej nga është familja e tij ose e saj?
  • A do të zhvendoseshe ndonjëherë?

Nuk ke nevojë t’ia bësh të gjitha këto pyetje personit tjetër në pesë minutat e para. Thjesht duhet t’i dish ti. Në dua.com, profili dhe preferencat të ndihmojnë ta ngushtosh kërkimin te njerëzit që kanë më shumë kuptim për ty. Por filtrat janë vetëm fillimi.

Kimia nuk ka checkbox.

HAPI TJETËR

Profili gati? Tani shiko kush është aty.

Plotëso profilin, trego çfarë të intereson dhe nis të zbulosh shqiptarë në dua.com.

Krijo profilin tënd

Match. Tani çfarë i shkruan?

Këtu fillon paniku i vogël. Ke bërë match me dikë që të pëlqen. Hap bisedën. Shkruan “Hey”. E fshin. “Përshëndetje, si je?” E fshin. E mbyll aplikacionin. E hap prapë pas katër minutash.

Merr frymë. Mesazhi i parë nuk ka nevojë të jetë legjendar. Duhet vetëm të tregojë se e ke parë personin, jo vetëm foton.

NË PROFIL: ECJE NË NATYRË + RUGOVË

“Rugova në foto? 👀 Cili shteg është?”

Ose, pak flirt — nëse të shkon për shtat:

“Ecja në natyrë qenka plus. Pyetja serioze: a ecën vërtet apo shkon vetëm për foton? 😂”

NË PROFIL: BERLIN · KOSOVË · KAFE

“Berlin + Kosovë në profil. Ku ndihesh më shumë në shtëpi?”
“Duhet ta zgjidhim një gjë: kafe në Berlin apo në Prishtinë?”

Nuk duhet të performosh. Vëre re diçka. Pyet diçka. Jepi hapësirë tjetrit të përgjigjet. Kaq.

Pamje promocionale e dua.com: shfletimi i një profili demonstrues në aplikacion
Pamje promocionale e dua.com. Profili dhe mesazhet janë shembuj të veçantë.

NGA NJË DETAJ, TE NJË BISEDË

Çfarë të ra në sy?

Provoje me këtë shembull: dikush që pëlqen udhëtimet e fundjavës.

MESAZH ILUSTRUES

“Udhëtime fundjave 👀 Cili qytet ta ka fituar zemrën deri tani?”

Ke vënë re një interes dhe ke bërë një pyetje të hapur. Kjo i jep bisedës një pikënisje; përgjigjja varet gjithmonë nga personi tjetër.

Zgjedhja këtu nuk i dërgon mesazh askujt.

Biseda e mirë nuk është intervistë pune

Ka një moment në disa biseda online kur duket sikur po plotëson formular: ku jeton, sa vjeç je, çfarë punon, nga je me origjinë, sa motra e vëllezër i ke?

Pyetjet janë normale. Sidomos mes shqiptarëve, ku “nga je?” mund të hapë një pemë familjare prej katër brezash brenda tri minutash. Por biseda bëhet më natyrale kur nuk pyet vetëm — ndan edhe ti diçka nga vetja.

VETËM PYETJE

“A të pëlqen të udhëtosh?”

PAK NGA VETJA + NJË PYETJE

“Po mundohem të bëj një udhëtim spontan çdo disa muaj. I fundit ishte Milano dhe kam ngrënë për tre persona 😂 Ti ku do të shkoje nesër po ta kishe biletën gati?”

Tani ke dhënë diçka nga vetja dhe ke lënë një derë hapur. Kjo është diferenca mes një pyetësori dhe një bisede.

Mos u mundo ta krijosh lidhjen me zor

Ndonjëherë biseda ecën. Ndonjëherë jo. Ndonjëherë keni folur dy ditë dhe e kuptoni se nuk ka atë ndjesinë. Kjo është në rregull.

Një match nuk është premtim. Nëse dikush nuk përgjigjet, mos e mbush bisedën me “?”, “Ku humbe?” dhe “Okay 👍” brenda 47 minutash. Interesi duhet të vijë nga të dyja anët.

Para se të takoheni, krijoni pak besim

Online mund të njohësh dikë që ndoshta nuk do ta takoje kurrë në jetën e përditshme. Kjo është pjesa e bukur. Është edhe arsyeja pse nuk duhet të nxitosh.

Në dua.com, verifikimi me foto kërkohet para përdorimit të aplikacionit. Ai ndihmon në kontrollin e identitetit të profilit. Por asnjë shenjë verifikimi dhe asnjë aplikacion nuk mund të të tregojë gjithçka për qëllimet e një personi.

Verifikimi ndihmon.
Gjykimi yt ende ka rëndësi.

Një videothirrje? Vetëm nëse ju bën rehat.

Nëse të dy e dëshironi, një bisedë e shkurtër me video mund ta bëjë kalimin nga mesazhet te takimi më të natyrshëm. Nuk është test dhe nuk është detyrim.

dua.com nuk ofron aktualisht telefonata me zë ose video brenda aplikacionit. Nëse zgjidhni një shërbim tjetër, mendoni çfarë të dhënash mund të ndani — për shembull numrin e telefonit. Nuk ke pse të kalosh jashtë aplikacionit për t’i provuar diçka dikujt.

PARA SE TË DALËSH

Takimi yt. Kufijtë e tu.

0 nga 7 pika të kontrolluara. Një listë e plotësuar nuk garanton siguri; vazhdo të dëgjosh veten.

Lexo këshillat e sigurisë

Për më shumë ide, lexo udhëzuesin tonë për takimin e parë.

Po nëse personi që të pëlqen jeton 1,000 km larg?

Mirë se erdhe në realitetin shqiptar. Familja në Kosovë. Ti në Zürich. Personi që të pëlqen në Stuttgart. Kushërinjtë në Londër. Dasma në Prizren verën tjetër.

Për një komunitet të shpërndarë në shumë shtete, “afër” nuk do të thotë gjithmonë 10 kilometra. Ndonjëherë personi me të cilin lidhesh më natyrshëm nuk jeton në qytetin tënd.

Në dua.com, Fly të lejon të eksplorosh profile në një vendndodhje tjetër — nëse po udhëton, po mendon të zhvendosesh ose dëshiron të shohësh përtej qytetit ku jeton. Fly është funksion opsional; kontrollo disponueshmërinë dhe koston në aplikacion.

Por një match në distancë ka nevojë për pak më shumë realitet.

Pamje promocionale e Fly në dua.com: zgjedhja e një vendndodhjeje tjetër
Pamje promocionale e Fly; vlerat në ekran janë shembuj.

SI KALON NGA FLY TE NJOHJA?

Qytetin e zgjedh ti.
Njohjen e ndërtoni të dy.

  1. 01

    Zgjidh një qytet me Fly

    Eksploro një vendndodhje tjetër brenda aplikacionit.

  2. 02

    Zbulo profile atje

    Lexo interesat dhe shiko kush të tërheq vëmendjen.

  3. 03

    Njihuni me bisedë

    Nëse ka interes të ndërsjellë, nisni një bisedë pa presion.

  4. 04

    Planifikoni një takim

    Kur të dy ndiheni rehat, flisni për udhëtimin dhe një vend publik.

SHEMBUJ PLANIFIKIMIPo nëse jetoni larg? Zgjidh një shembull.

Një udhëtim për t’u planifikuar

Edhe mes dy qyteteve të afërta, koha, puna dhe kostoja kanë rëndësi. Nisni me një plan që u përshtatet të dyve.

  1. Cili vend takimi është praktik për të dy?
  2. A kemi kohë dhe buxhet për vajtje dhe kthim?
  3. Si do të kthehet secili pas takimit?

Shembuj për të nisur bisedën, pa premtime për udhëtimin ose rezultatin e një lidhjeje.

Para se ta merrni seriozisht, flisni edhe për çfarë po kërkoni të dy. Distanca nuk zgjidhet vetëm me entuziazëm; një plan i përbashkët ka rëndësi.

Yllza dhe Medini, çift real nga dua.com, në portretin e tyre të martesësYllza & MediniHistori reale nga dua.com

NJË QYTET TJETËR. NJË MUNDËSI PËR NJOHJE.

Qyteti yt nuk duhet të jetë kufiri yt.

Shiko shqiptarë pranë teje ose eksploro një qytet tjetër me Fly.

Zbulo më shumë në dua.comLexo historinë e Yllzës dhe Medinit

Një histori që filloi me distancë

Adelina dhe Edi janë një çift real nga komuniteti i dua.com. Adelina jetonte në Zvicër. Edi në Gjermani. Të dy krijuan profile në dua.com dhe u bënë match.

Pastaj erdhi pjesa që asnjë algoritëm nuk mund ta bëjë për ty: duhej të takoheshin. Sipas historisë së tyre të publikuar nga dua.com, Edi udhëtoi rreth shtatë orë për takimin e parë. Lidhja vazhdoi për një periudhë në distancë, mes Gjermanisë dhe Zvicrës. Më vonë ata u martuan.

Adelina dhe Edi, çift që u njoh në dua.com

HISTORI REALE · ZVICËR ↔ GJERMANI

Adelina & Edi

Një match. Shtatë orë rrugë për takimin e parë. Pastaj një histori përtej ekranit.

Lexo historinë e tyre Histori e publikuar nga dua.com.

Jo çdo match bëhet histori dashurie. Historia e tyre tregon një përvojë të vërtetë, por nuk parashikon se si do të zhvillohet njohja jote.

Kur është koha për t’u takuar?

Nuk ekziston një numër magjik. Jo “pas 72 orësh”. Jo “pas 100 mesazhesh”. Dhe definitivisht jo sepse TikTok-u tha që duhet të presësh tri ditë.

Nëse të dy ndiheni rehat dhe doni të shihni nëse ka kimi edhe jashtë ekranit, propozo diçka të thjeshtë: “A pimë një kafe këtë javë?” Kaq.

Takimi i parë nuk ka nevojë të jetë darkë pesëorëshe, udhëtim i gjatë ose prezantim te familja. Zgjidhni një vend publik, pa presion dhe me mundësinë për t’u kthyer secili më vete.

NGA PROFILI TE TAKIMI

Ekrani është vetëm fillimi.

Pamje promocionale e dua.com me një profil demonstrues
Nise nga profili
  1. 01

    PROFILI

    Trego kush je.

  2. 02

    MATCH-I

    Interes nga të dyja anët.

Pamje promocionale: njerëz duke parë interesat e një profili në dua.com
Vëre re më shumë se foton
  1. 03

    BISEDA

    Mos performo. Bëj muhabet.

  2. 04

    BESIMI

    Merr kohë. Ruaj kufijtë e tu.

Adelina dhe Edi, çift real nga historitë e dua.com
Pastaj vjen pjesa njerëzore
  1. 05

    TAKIMI

    Vend publik. Pa presion.

  2. 06

    PASTAJ?

    Këtë pjesë e zbuloni ju.

Pamje promocionale të aplikacionit. Në fund, Adelina dhe Edi: një çift real nga dua.com. Çdo njohje ka ritmin e vet.

Dhe nëse takimi nuk ishte “dashuri në shikim të parë”?

Shkon në takim. Personi është i sjellshëm. Biseda është në rregull. Por… asgjë. Nuk ka shkëndija.

Kjo nuk do të thotë se takimi ishte dështim. Dhe nuk do të thotë se duhet të vazhdoni vetëm sepse keni folur dy javë online.

“Më pëlqeu që u njohëm, por nuk mendoj se e ndjeva atë lidhje që po kërkoj.”

Një mesazh i qartë dhe me respekt mund të jetë më i mirë se të zhdukesh pa shpjegim. Nëse personi të bën të ndihesh në siklet ose i/e pasigurt, mund ta ndërpresësh kontaktin, ta bllokosh ose ta raportosh; nuk i detyrohesh një bisede tjetër.

Respekti reciprok duhet të ekzistojë, pavarësisht nëse pëlqeheni apo jo.

Njohjet online funksionojnë më mirë kur nuk harrojmë pjesën “njohje”

Është e lehtë të ngecësh te swipe-et, match-et, numri i mesazheve dhe pyetja nëse personi tjetër ta ka parë story-n. Por qëllimi nuk është të mbledhësh match-e. Është të gjesh njerëz me të cilët ia vlen të flasësh.

Ndoshta do të shfletosh shumë profile dhe asgjë nuk ndodh. Ndoshta do të kesh një bisedë të mirë që nuk shkon më tej. Ndoshta pas një kafeje do të kuptoni që jeni më mirë veç. Dhe ndoshta një ditë do të hapësh një profil që pothuajse do ta kishe kaluar… dhe aty fillon diçka.

dua.com nuk mund të premtojë se kush është personi yt. Mund të krijojë vendin ku dy shqiptarë që ndoshta nuk do të takoheshin kurrë ndryshe, kanë mundësinë të gjejnë njëri-tjetrin.

Pastaj vjen pjesa njerëzore.
Dhe ajo është pjesa më e mirë.

PA PIKËPYETJE TË PANEVOJSHME

Pyetje të shpeshta për njohjet online

Si të filloj një njohje online?

Fillo me profilin tënd. Përdor foto aktuale, shkruaj disa rreshta që tregojnë diçka reale për ty dhe qartëso çfarë kërkon. Kur gjen dikë interesant, nis nga një detaj në profilin e tij ose të saj dhe bëj një pyetje të hapur.

Çfarë duhet t’i shkruaj dikujt për herë të parë?

Nuk të duhet një fjali magjike. Përmend një interes, foto, qytet ose detaj nga profili. Për shembull: “E pashë që të pëlqen ecja në natyrë — cili është vendi ku do të ktheheshe prapë?” Pastaj jepi hapësirë personit të përgjigjet.

Si ta kuptoj nëse një profil është real?

Shiko nëse informacioni, fotot dhe komunikimi janë të qëndrueshme. Në dua.com, verifikimi me foto kërkohet para përdorimit të aplikacionit. Ai ndihmon në kontrollin e identitetit të profilit, por nuk garanton qëllimet ose sjelljen e një personi. Vazhdo të përdorësh gjykimin tënd dhe mjetet e raportimit ose bllokimit.

A duhet të bëjmë videothirrje para takimit?

Është opsionale. Nëse të dy e dëshironi, një videothirrje e shkurtër mund t’ju bëjë të ndiheni më rehat. dua.com nuk ofron aktualisht telefonata me zë ose video brenda aplikacionit. Përdorimi i një shërbimi tjetër mund të zbulojë numrin e telefonit ose të dhëna të tjera; ndaj vetëm atë me të cilën ndihesh rehat.

Sa gjatë duhet të flasim para takimit të parë?

Nuk ka një kohë fikse. Disa ndihen rehat pas disa ditësh; të tjerëve u duhet më shumë kohë. E rëndësishme është që të dy të doni të takoheni dhe ta organizoni takimin në një ambient publik, me mundësinë për t’u larguar kur dëshironi.

A mund të funksionojë një njohje online në distancë?

Mund të zhvillohet, por kërkon planifikim dhe interes nga të dyja anët. Flisni realisht për udhëtimet, shpenzimet, sa shpesh mund të takoheni dhe nëse distanca mund të ndryshojë në të ardhmen. Një histori e një çifti tjetër nuk parashikon rezultatin tuaj.

A është dua.com vetëm për shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri?

Jo. dua.com lidh shqiptarë edhe përtej kufijve, përfshirë diasporën. Funksioni Fly mund të përdoret për të eksploruar profile në qytete të tjera. Disponueshmëria dhe kostoja e funksioneve opsionale duhen kontrolluar në aplikacion.

Çfarë bëj nëse dikush më bën të ndihem në siklet?

Nuk je i/e detyruar ta vazhdosh bisedën. Mos dërgo para ose informacione financiare dhe mos ndaj adresën tënde. Përdor raportimin ose bllokimin kur është e nevojshme. Nëse takohesh, zgjidh një vend publik, tregoji një personi të besuar ku do të jesh dhe ruaj mundësinë për t’u larguar.

NJË FILLIM I RI?

Nga “hey”
te dashnia.

Nga Prishtina në Tiranë, nga Zürich-u në Berlin dhe kudo ku jetojnë shqiptarët — shiko kush është në dua.com dhe nis njohjen në mënyrën tënde.

Krijo profilin tënd në dua.com18+ · Krijimi i profilit është falas. Blerjet dhe funksionet opsionale mund të kushtojnë.