5 APP-E. ZGJEDHJA JOTE.
Aplikacione për njohje:cili është
i duhuri për ty?
Nis nga njerëzit që dëshiron të njohësh. Krahaso çfarë ofrojnë dua, Tinder, Bumble, Hinge dhe Badoo.
Gjej çfarë më përshtatetKomuniteti · Biseda · Çfarë përfshihet falas
Kudo që je.


ose përtej kufijve.
01 / ZGJEDHJA JOTE
Çfarë po kërkon ti?
Zgjidh një prioritet. Pastaj krahaso dy app-e, krah për krah.
Nis me dua dhe Tinder, ose zgjidh vetë nga pesë aplikacionet.
Krahaso aplikacionet për njohje
2 nga 5 · pa renditjedua.com
Shqiptarë, në vendlindje e diasporë.
Bisedat falas hapen pas pëlqimit të ndërsjellë.
Profili dhe bisedat pas match-it; përdorimi ka kufij.
Verifikimi kërkohet, por nuk garanton siguri.
Detajet dhe burimet
- Mund të të përshtatet kur…
- Kur dëshiron të njohësh shqiptarë dhe kultura e përbashkët ka rëndësi për ty.
- Dallimi praktik
- Verifikimi i fotos kërkohet për ta përdorur. Fly të lejon të eksplorosh profile në një qytet tjetër.
- Çfarë përfshihet falas?
- Shkarkimi, krijimi i profilit dhe bisedat pas pëlqimit të ndërsjellë janë falas; përdorimi pa abonim ka kufij.
- Opsione me pagesë
- Premium shton mjete si shikimi i pëlqimeve dhe Fly pa limit. InstaChat Weekly Pass është abonim i veçantë; ka edhe blerje njëherëshe.
- Çfarë duhet të peshosh?
- Fokusi shqiptar mund të mos të përshtatet nëse kërkon një komunitet më të gjerë. Nuk ka telefonata me zë ose video brenda aplikacionit. Verifikimi nuk garanton qëllimet e dikujt.
- Disponueshmëria
- Për të rritur 18+. Kontrollo profilet dhe distancën në qytetin tënd; Fly ndryshon zonën e kërkimit, jo vendbanimin real të dikujt.
Tinder
Njohje pranë teje, pa fokus kulturor.
Pëlqim i ndërsjellë, pastaj bisedë.
Profil, pëlqime të kufizuara dhe biseda pas match-it.
Qëllimin e lidhjes duhet ta sqarosh me personin.
Detajet dhe burimet
- Mund të të përshtatet kur…
- Kur do të eksplorosh njohje pranë teje pa u kufizuar te një komunitet kulturor.
- Dallimi praktik
- Zbulim sipas vendndodhjes dhe preferencave; një pëlqim i ndërsjellë hap bisedën.
- Çfarë përfshihet falas?
- Krijimi i profilit, pëlqimet, match-et dhe biseda pas match-it. Pëlqimet falas kanë kufij.
- Opsione me pagesë
- Plus shton pëlqime pa limit dhe Passport për qytete të tjera; Gold tregon kush të ka pëlqyer; Platinum shton përparësi për pëlqimet.
- Çfarë duhet të peshosh?
- Komuniteti i gjerë nuk do të thotë automatikisht persona që flasin shqip ose kërkojnë të njëjtën lidhje. Kontrollo çfarë përfshin oferta jote: disa funksione testohen sipas tregut.
- Disponueshmëria
- Kontrollo dyqanin e aplikacioneve dhe profilet në zonën tënde. Ky krahasim nuk mat sa përdorues aktivë ka në një qytet.
Bumble
Njohje me synime të shprehura në profil.
Secili nis; përgjigjja hap bisedën e plotë.
Përdorim bazë, pëlqime të kufizuara dhe një Extend në ditë.
Afat 72 orë për mesazhin hapës.
Detajet dhe burimet
- Mund të të përshtatet kur…
- Kur të përshtatet një nisje bisede ku të dy duhet të marrin pjesë për ta vazhduar.
- Dallimi praktik
- Sipas udhëzimit aktual, secili mund të dërgojë një mesazh hapës; përgjigjja hap bisedën e plotë. Opening Moves janë hequr.
- Çfarë përfshihet falas?
- Përdorimi bazë pa abonim, me pëlqime të kufizuara dhe një Extend falas në ditë për t’i dhënë më shumë kohë një match-i.
- Opsione me pagesë
- Boost shton pëlqime pa limit, Backtrack dhe Rematch. Premium shton filtra të avancuar, Incognito dhe Travel Mode. Premium+ shton mjete dukshmërie.
- Çfarë duhet të peshosh?
- Match-et kanë afat: burimi aktual përshkruan 72 orë për mesazhin hapës. Mund të mos të përshtatet nëse e hap aplikacionin rrallë.
- Disponueshmëria
- Kontrollo ofertën në aplikacion; disa shërbime me pagesë nuk ofrohen në çdo vend.
Hinge
Komunitet i përgjithshëm, me fokus te lidhjet.
Reago ndaj një fotoje ose përgjigjeje.
Match-e, mesazhe dhe pëlqime të kufizuara.
Shqipëria dhe Kosova nuk janë në listën e vendeve të mbështetura.
Detajet dhe burimet
- Mund të të përshtatet kur…
- Kur preferon profile me pyetje dhe përgjigje, që të japin diçka konkrete për ta nisur bisedën.
- Dallimi praktik
- Pëlqen ose komenton një foto apo përgjigje të profilit, në vend që të mbështetesh vetëm te fotoja e parë.
- Çfarë përfshihet falas?
- Match-et dhe mesazhet; numër i kufizuar pëlqimesh në ditë. Pëlqimet e marra shihen një nga një.
- Opsione me pagesë
- Hinge+ shton pëlqime pa limit, shikimin e të gjitha pëlqimeve dhe filtra të avancuar. HingeX shton përparësi dhe dukshmëri.
- Çfarë duhet të peshosh?
- Kërkon më shumë vëmendje për profilin dhe përgjigjet. Orientimi i produktit nuk garanton që çdo përdorues kërkon lidhje serioze.
- Disponueshmëria
- Shqipëria dhe Kosova nuk figurojnë në listën zyrtare. Gjermania, Zvicra dhe Italia figurojnë. Për llogari të reja, vendndodhja fillestare duhet të jetë në një vend të mbështetur.
Badoo
Njohje me synime të ndryshme.
Biseda me match-et; kontakte shtesë me kredite.
Përdorim bazë dhe biseda me match-et.
Dallo abonimet nga kreditet me pagesë.
Detajet dhe burimet
- Mund të të përshtatet kur…
- Kur do të njohësh njerëz me synime të ndryshme, nga biseda e njohjet te një lidhje.
- Dallimi praktik
- Profilet mund të tregojnë çfarë kërkon personi. Bisedat me match-et dhe mundësitë për kontakt para match-it duhen dalluar.
- Çfarë përfshihet falas?
- Shkarkim dhe përdorim bazë falas. Bisedat me match-et nuk duhen ngatërruar me hapjen e kontakteve shtesë përmes krediteve.
- Opsione me pagesë
- Premium shton shikimin e pëlqimeve, filtra dhe shfletim privat. Ka edhe Extra e kredite; kreditet mund të përdoren për të hapur biseda pa match.
- Çfarë duhet të peshosh?
- Jo çdo kontakt para match-it është falas. Dallo abonimin nga blerja e krediteve dhe kontrollo nëse aktivizohet rimbushja automatike.
- Disponueshmëria
- Kontrollo versionin dhe ofertën në pajisjen tënde. Çmimi ndryshon sipas vendit; shuma e saktë shfaqet në aplikacion.
Ky udhëzues publikohet nga dua.com. Nuk është renditje. Burimet: .
Si krahasuam · çfarë të kontrollosh para pagesës
Krahasojmë dokumentacionin zyrtar për komunitetin, kontaktin, përdorimin falas dhe pagesat; përshtatja është gjykim editorial. Nuk kemi matur të njëjtën popullsi aktive, suksesin ose sigurinë në të pesë app-et.
Çmimi ndryshon sipas vendit, dyqanit dhe ofertës. Krahaso totalin që paguan; kontrollo rinovimin automatik dhe mënyrën e anulimit.
Në dua, Premium dhe InstaChat Weekly Pass janë abonime të veçanta. Anulimi i njërit nuk anulon tjetrin. Kushtet e dua.com ↗
Zgjedhjet qëndrojnë në këtë faqe; nuk ruhen dhe nuk dërgohen si të dhëna analitike.
02 / SHIKO BRENDA DUA
Ti zgjedh.
Afër apo larg.
Për njohje mes shqiptarëve, nga Prishtina e Tirana te diaspora në Zvicër e më tej. Eksploro tri funksione.

LOKACIONI
Ndrysho qytetin. Jo standardet.
Jeton në Zürich, por do të njohësh dikë në Prishtinë? Fly ndryshon zonën e kërkimit.
Ka përdorim falas me kufij dhe përdorim pa kufi me Premium; kontrollo kushtet në app.
Si funksionon Fly
PREFERENCAT
Më shumë se një foto.
Shiko çfarë mund të tregosh për veten dhe çfarë mund të filtrosh. Qëllimi, gjuhët dhe distanca mund të të ndihmojnë të kërkosh më qartë.
Disa filtra kërkojnë Premium.
Çfarë përfshin Premium
VERIFIKIMI
Një hap besimi. Jo garanci.
Verifikimi i fotografisë kërkohet para përdorimit të dua.com. Ai nuk vërteton qëllimet ose sjelljen e një personi.
Mjetet e raportimit dhe bllokimit mbeten të rëndësishme.
Procesi i verifikimitPamje ekzistuese marketingu të dua.com, me profile demonstrimi. Nuk tregojnë çmimet, kufijtë ose përdoruesit e disponueshëm sot.
03 / PARA SE TË VENDOSËSH
Pak kontroll.
Më shumë qartësi.
Një milion profile s’të ndihmojnë shumë nëse askush prej tyre nuk përputhet me atë që kërkon ti. Provoje në qytetin dhe komunitetin tënd.
Njohje? Lidhje serioze? Dikë shqiptar? Distancë specifike? Sa më shumë kontroll të kesh, aq më pak swipe kot.
Shiko nëse platforma ofron verifikim, raportim dhe bllokim. Një shenjë verifikimi nuk garanton qëllime të mira ose siguri.
Shkarkimi falas nuk do të thotë se çdo funksion është falas. Kontrollo çmimin total, kohëzgjatjen, rinovimin dhe anulimin para pagesës.
Kontrollo kush e sheh profilin, çfarë lokacioni shfaqet dhe si fshihet llogaria. Mos jep adresën e saktë ose të dhëna që nuk do t’i ndash.
Match-et janë mirë. Por qëllimi është të gjesh dikë që ia vlen ta njohësh. Nëse app-i vetëm të lodh, ndrysho ritmin ose bëj një pushim.
Provo versionin falas para se të paguash.
Zgjedhjet qëndrojnë vetëm në këtë faqe.Si të zgjedhësh një app: udhëzues në 36 sekonda
Pa zë · me titra shqip. Montazh i autoruar; nuk është regjistrim i drejtpërdrejtë i ekranit.
Lexo transkriptin në shqip
00:00–00:06 · Kë dëshiron të njohësh? Nis nga komuniteti, gjuha dhe qëllimi yt. Shiko nëse ka persona që të përshtaten pranë teje.
00:06–00:12 · Për çfarë po kërkon? Lidhje serioze apo njohje pa presion? Kontrollo nëse profili dhe filtrat të lejojnë ta shprehësh qartë qëllimin.
00:12–00:18 · Afër teje apo në një qytet tjetër? Në dua.com, Fly të lejon të ndryshosh vendndodhjen e kërkimit. Kontrollo kushtet dhe opsionet që shfaq aplikacioni.
00:18–00:24 · Kontrollo verifikimin. Në dua.com verifikimi i fotografisë është i detyrueshëm. Ai nuk është garanci sigurie; shiko edhe mundësitë për bllokim dhe raportim.
00:24–00:30 · Provoje, pastaj vendos. Në dua.com krijimi i profilit është falas, me blerje opsionale. Para se të zgjedhësh abonim, lexo çmimin, kohëzgjatjen dhe çfarë përfshihet.
00:30–00:36 · Për një histori që ia vlen. Gentriti dhe Agnesa u njohën në dua.com. Fotografia është nga historia e tyre e publikuar; ajo nuk premton të njëjtin rezultat për të gjithë. Zgjidh me qetësi. Njihe me kohë.
04 / PËRTEJ NJË MATCH-I
Tri histori.
Njerëz të vërtetë.
Zgjidh një çift dhe njih historinë e tyre.
Zvicër ↔ Kosovë · U martuan në maj 2025
Hëna & Lumi
Hëna ishte rritur në Zvicër; Lumi jetonte në Rahovec. Ata u njohën në dua.com kur Lumi ishte në Zvicër për vizitë dhe vendndodhja e tij u përditësua automatikisht. Në maj 2025 u martuan. Historia e tyre tregon rëndësinë e gjuhës dhe vlerave të përbashkëta.
Lexo historinë
Itali ↔ Kosovë · U fejuan në gusht 2025
Gentrit & Agnesa
Gentriti jetonte në Itali. Sipas historisë së tyre, me Fly zgjodhi Prishtinën dhe u njoh me Agnesën nga Vushtrria. Pas tre muajsh bisedash u kthye në Kosovë për ta takuar. Më 13 gusht 2025 u fejuan. Këtu kërkimi në qytet tjetër është pjesë e rrëfimit të tyre.
Lexo historinë
Kosovë ↔ Gjermani · Nga një like te një familje
Rifat & Ela
Rifati ishte nga Malisheva dhe jetonte në Gjermani; Ela ishte në Ferizaj. Pas një match-i në dua.com, bisedat vazhduan dhe u takuan në Ferizaj. U martuan në shkurt 2023. Historia e tyre e publikuar i paraqet si familje në Gjermani me dy fëmijë, Rielin dhe Rielën.
Lexo historinëHistori të publikuara nga çiftet: nuk përfaqësojnë një normë suksesi dhe nuk parashikojnë rezultatin tënd. Videot origjinale ruhen te botuesi në YouTube.
ÇFARË TJETËR?
Pyetje të shpeshta
Cili është aplikacioni më i mirë për njohje?
Nuk ka një aplikacion që është më i miri për të gjithë. Zgjedhja varet nga komuniteti, qëllimi, vendndodhja dhe mënyra si të pëlqen të nisësh bisedën. Krahaso versionet falas dhe kontrollo disponueshmërinë para pagesës. Për njohje me shqiptarë, dua ka fokus të veçantë te ky komunitet.
Cili aplikacion është më i përshtatshëm për të njohur shqiptarë?
dua.com fokusohet te njohjet mes shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Mund të kërkosh afër ose të përdorësh Fly për një qytet tjetër. Kjo ndihmon me përzgjedhjen e komunitetit; nuk garanton përputhje, një lidhje serioze ose një takim.
Cilat aplikacione për njohje janë falas?
dua, Tinder, Bumble, Hinge dhe Badoo kanë përdorim bazë falas dhe opsione me pagesë. Funksionet e përfshira ndryshojnë. Krahaso çfarë mund të bësh pa abonim dhe shiko çmimin final në llogarinë tënde; vendi, platforma, paketa dhe ofertat mund të ndryshojnë shumën.
A mund ta përdor Hinge në Shqipëri ose Kosovë?
Në kontrollin e 7 tetorit 2026, Shqipëria dhe Kosova nuk figurojnë në listën zyrtare të vendeve ku Hinge është i disponueshëm. Disa vende të diasporës, si Gjermania, Zvicra dhe Italia, figurojnë. Kontrollo listën aktuale dhe dyqanin e aplikacioneve për vendin tënd para se të vendosësh.
A janë të sigurta aplikacionet për njohje?
Asnjë platformë nuk mund të eliminojë çdo rrezik. Kërko verifikim, raportim, bllokim dhe kontrolle privatësie. Edhe kur profili është i verifikuar, ruaj të dhënat personale, mos dërgo para dhe takoje personin për herë të parë në një vend publik.
Si ta dalloj një profil të rremë?
Fotografitë ose historitë që nuk përputhen, refuzimi për të konfirmuar identitetin, kërkesat për para dhe presioni për informacione private janë shenja për t’u marrë seriozisht. Nuk ka një shenjë të vetme që vërteton gjithçka. Nëse ke dyshime, ndërprit kontaktin dhe përdor raportimin ose bllokimin.
A mund ta përdor dua.com nëse jetoj jashtë Kosovës ose Shqipërisë?
Po. dua.com është ndërtuar për komunitetin shqiptar edhe në diasporë. Fly të lejon të eksplorosh profile në qytete të tjera. Disa përdorime të Fly janë falas, ndërsa Premium përfshin përdorim pa kufi; kontrollo kushtet aktuale në aplikacion. Distanca kërkon edhe një plan realist për t’u takuar.
Aplikacion për njohje apo njohje në jetën reale?
Pse jo të dyja? Aplikacionet të japin një mënyrë tjetër për të takuar njerëz që ndoshta nuk do t’i takoje në rrethin tënd të zakonshëm. Match-i bëhet online; njohja ndërtohet më pas, me kohë, pëlqim të ndërsjellë dhe respekt për kufijtë.
NËSE PO KËRKON DIKË SHQIPTAR
Nise me një
“Përshëndetje”.
Krijo profil falas18+ · Abonimet dhe blerjet opsionale kushtojnë.
Nga profili te biseda e parë ↗