Yllza & Medini
- Fejuar në 2024
- Martuar në 2024
- Gjermani
Nga Tetova në Gostivar, e deri në Gjermani. Një match në dua.com, një muaj telefon non-stop dhe një fejesë pas 43 ditësh.
Yllza
Medini

Yllza (23) nga Tetova dhe Medini (26) nga Gostivari u bënë match në dua.com në tetor 2024. Pastaj erdhi 1 muaj telefon non-stop, një takim i parë prej vetëm 1 ore e gjysmë dhe një fejesë pas 43 ditësh. Sot, pas një dasme me flamur e def, Yllza sapo ka marrë vizën dhe i bashkohet Medinit në Gjermani për të nisur jetën e tyre të përbashkët.
Dy qytete fqinje që s'kishin arsye të takoheshin
Yllza është 23 vjeçe dhe ka lindur e është rritur në Tetovë. E re, e vendosur dhe praktike, ajo që do, di si ta thotë. Kur vendosi ta instalonte dua.com, nuk kishte shumë pritshmëri, por kishte një gjë të qartë: donte dikë autentik, jo dikë që shet fjalë.
Medini është 26 vjeç nga Gostivari. Punon, udhëton dhe ka mentalitet të hapur. Ishte në Bosnje për punë kur i erdhi njoftimi i match-it me një vajzë nga qyteti fqinj, me të cilën në jetën e zakonshme ndoshta nuk do të kishte pasur kurrë arsye të takohej.

1 muaj telefon, pa u parë asnjëherë
U bënë match më 10 tetor 2024. Yllza kishte profilin Premium, Medini jo. Por ky detaj nuk ndikoi aspak. Pas 2 ditësh biseda në aplikacion, kaluan direkt jashtë tij dhe nisën telefonatat që do t'ua ndryshonin ritmin e ditës.
Medini ishte ende në Bosnje dhe nuk mund të kthehej menjëherë. Kështu, për afërsisht 1 muaj, u njohën vetëm përmes zërit: çdo ditë, çdo natë, për gjërat e mëdha dhe për gjërat e vogla.
"Një muaj kemi folur non-stop në telefon. I kemi folur krejt sendet e mëdha e krejt sendet e vogla," tregon Medini.
Mesazhi i parë ishte një "Përshëndetje" e thjeshtë. Por siç e kujtojnë vetë: "Nuk e dinim që pas atij mesazhi të parë fshihej fillimi i pjesës më të bukur të jetës sonë."
Përshtypjet e para u konfirmuan shpejt. Tek Medini, Yllza vuri re maturinë dhe mënyrën e respektueshme të komunikimit. Tek ajo, Medini gjeti sinqeritetin dhe energjinë pozitive që ndihej edhe nëpër mesazhe.

11 nëntor 2024: 1 orë e gjysmë që vendosi gjithçka
Takimi i parë ndodhi më 11 nëntor 2024, sapo Medini u kthye. Nuk zgjati shumë, rreth 1 deri në 2 orë. Por për të dy ishte mjaftueshëm.
"Momenti kur jemi pa ka qenë shumë interesant," tregon Yllza. "Qaty e kom ditë që Medini është taman për mu."
Takimi i radhës ishte edhe ai vendimtar. Atëherë Yllza mori konfirmimin që po e priste: "E kam marrë përgjigjen se po fillojmë një lidhje."
Vetëm 3 ditë pas takimit të parë, u njohën edhe me familjet. Gjërat po shkonin shpejt, por jo pa arsye. Familja e Yllzës e mbështeti pa hezitim: "Qika jeme, nëse ti e don edhe je e vendosur, na jemi mbas teje."
Thashetheme, distancë dhe fejesë pas 43 ditësh
Jo gjithçka shkoi pa pengesa. Sfida më e madhe për Yllzën nuk ishte distanca, por muhabeti i njerëzve. "Sfida ma e madhe kanë qenë kundërshtimet dhe thashethemet nga njerëzit," thotë ajo.
Por Medini e bëri të thjeshtë. Qe i hapur prej fillimit, tregoi gjithçka dhe nuk la asgjë pezull. "Medini ka qenë shumë i hapur prej fillimit. Kjo më ka pëlqyer shumë. I kam besuar krejt çka ka thënë dhe çka më ka treguar. Nuk më kanë interesuar fjalët e të tjerëve," tregon Yllza.
Dashurinë e kuptuan gjatë bisedave të gjata, kur u bë e qartë se ndanin të njëjtat vlera dhe plane. Nuk po flisnin më thjesht për sot, por për një të ardhme bashkë.
Medini e tha i pari "të dua", pa lëkundje dhe pa doreza. E tha me aq siguri sa ia hoqi çdo mëdyshje Yllzës se mes tyre po lindte diçka e madhe.
Fejesa ndodhi më 22 nëntor 2024, vetëm 43 ditë pas match-it.
- 10 tetor 2024 – match-i dhe mesazhi i parë në dua.com
- 11 nëntor 2024 – takimi i parë pas kthimit të Medinit
- 14 nëntor 2024 – njohja me familjet
- 22 nëntor 2024 – fejesa, vetëm 43 ditë pas match-it
- 30 dhjetor 2024 – dasma me tradita shqiptare
- 5 qershor 2026 – aprovimi i vizës së Yllzës

Dasma me flamur, def dhe "Premtimet"
Ditët e fundit të dhjetorit 2024 i përkasin historisë së tyre tani. Më 28 dhjetor ishte festa e beqarisë, më 29 pushim, dhe më 30 dhjetor dasma.
"E kemi bo dasmën bash me tradita shqiptare. Me flamur, me muzikë e me def," tregon Yllza me krenari.
Momenti më emocional ishte vallëzimi i parë. Por historia e tij kishte nisur javë më parë, kur të dy e dëgjonin shpesh në veturë këngën "Premtimet" të Sidrit Bejlerit dhe imagjinonin si do të ishte ajo ditë.
"Kur erdhi ai moment dhe kënga nisi në sfond, u përlotëm të dy. Ishte kulmi i të gjitha emocioneve tona."
Pas martesës erdhi edhe koha e surprizave. Yllza i bleu Medinit bileta për koncertin e Dino Merlin, artistit të tyre të preferuar. Medini, nga ana e tij, nuk e harroi 1-mujorin e martesës. "Unë mendoja se ai e kishte harruar, por ai më surprizoi duke treguar sa i vëmendshëm është," thotë ajo.

Viza e 5 qershorit dhe jeta që pret në Gjermani
Pas dasmës, çifti u nda fizikisht për disa muaj: Medini në Gjermani, Yllza në Maqedoni duke pritur vizën. Bashkëjetesa e parë e vërtetë për të ishte me familjen e Medinit.
"Vjehrra më ka prit si qikën e vet. Si në shpinë teme më kanë prit. Fillimi ka qenë pak zor, por më kanë prit shumë mirë," thotë Yllza.
Më 5 qershor 2026, Yllzës i është aprovuar viza. Së shpejti udhëton drejt Gjermanisë, ku ajo dhe Medini do ta nisin bashkëjetesën si çift i pavarur.

Planet janë të qarta: "Synojmë të rritemi profesionalisht në fushat tona, të ndërtojmë një vatër të ngrohtë familjare dhe të shijojmë çdo mundësi të re që ky fillim i ri në Gjermani po na ofron."
Pa dua.com, ky takim nuk do të kishte ndodhur
Yllza e di fare mirë se pa dua.com kjo histori nuk do të kishte nisur kështu: "Pa dua.com nuk isha taku kurrë me Medinin."
Ndërsa të dy bashkë e mbyllin me fjalët: "Ndoshta rrugët tona do të ishin kryqëzuar përsëri diku. Por pa dua.com, me siguri do të kishim humbur kohë të çmuar pa gjetur gjysmën tonë më të mirë."
Medini shton një arsye shumë të drejtpërdrejtë: "Unë nuk isha martu pos me shqiptare. Dua.com e kom marrë sepse ka pas veç shqiptarë aty."

Dhe mesazhi i tyre për të tjerët është po aq i thjeshtë sa mesazhi i parë që i bashkoi:
"Merre dua.com dhe mos rri single."
Gjeje dashurinë e jetës në dua.com
Gjeje dashurinë e jetës






