Kosovë · Shqipëri · diasporë

Takime me vajza shqiptare

Ndoshta ajo që po kërkon është vetëm një swipe larg. 👀

Njihu me vajza shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora — në një vend ku s’ke nevojë me shpjegu prej nga vjen, pse vera kalon në Kosovë, apo pse dasma “e vogël” ka 300 veta.

Regjistrohu falas. Pjesa tjetër mund të bëhet interesante.

Profile të verifikuara. Njerëz realë. Dhe kush e di… ndoshta një match që s’mbetet vetëm match.

Ilustrim i tre profileve femërore në ekranet e aplikacionit dua.com
Profile ilustruese; emrat, moshat dhe qytetet janë shembuj.

Nga një profil te një “hej”

Kush po t’bie në sy? 👀

Mos e mendo shumë. Shiko profilet, gjej dikë që të tërheq dhe nis prej aty.

Rrëshqit për të parë më shumë profile →

Butonat hapin dua.com për të eksploruar profile në aplikacion.

Shiko më shumë profile

Njihu me më shumë besim

Real people. Real vibes. ✨

Kur po njeh dikë online, gjëja e fundit që do është të pyesësh veten: “A është ky person real?” Prandaj në dua.com përdorim verifikimin me selfie për t’i bërë profilet më të besueshme.

Ti fokusohu te pjesa më interesante: a do t’i shkruash apo jo? 👀

Gjej profile të verifikuara

Verifikim me selfie

Më shumë siguri se personi pas profilit është real.

Profile shqiptare

Njihu me njerëz që ndajnë gjuhën, kulturën ose prejardhjen tënde.

Ti vendos

Shiko. Pëlqe. Kalo tutje. Pa presion.

E qysh funksionon? 👀

S’ka ndonjë shkencë.

Fillo në dua.com
  1. 01

    Krijo profilin tënd

    Disa foto të mira. Pak për veten. Dhe të lutem, jo bio “pyet dhe ta tregoj”. 😭

  2. 02

    Shiko kush të pëlqen

    Swipe, eksploro profile dhe përdor filtrat për të gjetur njerëz që kanë më shumë kuptim për ty.

  3. 03

    Është match?

    Nice. Tani mos e lër aty tri ditë duke menduar çfarë t’i shkruash.

E bëre match. Tash çka? 😏

Të lutem, jo vetëm: “Përshëndetje.” Ke një profil të tërë përpara. Përdore.

Përshëndetje.

Nëse ka foto nga udhëtimet

“Okay, cili vend në fotot e tua ia vlen realisht me vizitu?”

Nëse ka diçka interesante në bio

“Duhet ta dëgjoj historinë pas kësaj 😂”

Nëse s’po gjen asgjë

“Po e anashkalojmë “çkemi, si je”. Çka duhet me ditë për ty?”

S’ke nevojë për pickup line perfekte. Duhet vetëm një arsye e mirë që ajo të dojë të përgjigjet.

Shembuj për ta nisur bisedën; jo mesazhe nga përdorues realë.

Nga chat-i te takimi i parë

Po ecën biseda. Ka kimi. Të dy po përgjigjeni pak më shpejt seç do ta pranonit. 👀 Ndoshta është koha të dilni nga chat-i.

  • Kafe

    Klasike për një arsye.

  • Një shëtitje

    Zero presion.

  • Një drink

    Kur vibe-i është aty.

  • Diçka për të ngrënë

    Vetëm mos porosit diçka që s’mund ta hash pa u bërë katastrofë.

Qëllimi nuk është ta planifikosh takimin perfekt. Qëllimi është të zbulosh nëse ajo kimi nga telefoni ekziston edhe kur jeni përballë.

Bëhu vetvetja

Nuk ke nevojë për 10 rregulla për ta impresionuar. Vishu si vetja — vetëm versioni që ka bërë pak effort. Bëj pyetje sepse je kurioz, jo sepse po zhvillon intervistë pune. Dëgjo. Mos rri gjithë kohën në telefon. Dhe nëse nuk ka kimi, s’ka problem.

Për takimin e parë, zgjidh një vend publik dhe njofto një person të besuar. Respekto kufijtë: heshtja nuk është miratim. Mos dërgo para; blloko ose raporto një profil nëse është e nevojshme.

Histori të vërteta nga dua.com

Në dua.com Lumi e gjeti Hënën, Xhemajli Gentianën, Fidani Samirën

Gentiana dhe Xhemajli, Samira dhe Fidani, Hëna dhe Lumi — tri çifte që u njohën në dua.com

Gentiana & Xhemajl

Berlin + Hamburg. U njohën në dua.com, distanca nuk i ndali — dhe historia përfundoi me dasmë në Prishtinë.

Lexo historinë e plotë

Samira & Fidani

Dy shqiptarë në Gjermani që ndoshta nuk do të ishin takuar ndryshe. dua.com i vendosi në të njëjtin ekran.

Lexo historinë e plotë

Hëna & Lumi

Nga Zvicra te dasma në maj 2025. Një njohje në dua.com që u kthye në martesë.

Lexo historinë e plotë

Filters + Fly

Ajo mund të jetë më afër se që mendon 📍

Po kërkon dikë në qytetin tënd? Apo një shqiptare diku tjetër në Europë? Me Filters mund ta ngushtosh kërkimin sipas asaj që ka rëndësi për ty. Me Fly, mund ta ndryshosh lokacionin dhe të shohësh profile shqiptare në qytete të tjera.

Sepse ndonjëherë personi yt s’është 2 km larg. Ndoshta është në Prishtinë. Tiranë. Zürich. Berlin. Londër. Dhe një “hej” larg.

Disa përdorime të Fly janë falas; Premium ofron përdorim pa limit. Kontrollo kushtet që shfaqen në aplikacion.

Eksploro profile në dua.com
Ilustrim i filtrave dhe lokacionit Zürich; pamje shpjeguese e kërkimit në aplikacion
Ilustrim i kërkimit sipas lokacionit; jo rezultate në kohë reale.

Po ti, ku po kërkon? 📍

Zgjidh vendin. Zbulo komunitetin shqiptar aty.

Këto lidhje hapin udhëzuesit e qyteteve. Për të kërkuar profile sipas lokacionit, përdor filtrat ose Fly në aplikacion.

Pyetjet më të shpeshta

A mund të njoh vajza shqiptare në dua.com?
Po. dua.com është krijuar për shqiptarët dhe komunitetin shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Mund të eksplorosh profile dhe të përdorësh filtrat për të gjetur njerëz që përputhen me atë që po kërkon.
A janë profilet në dua.com të verifikuara?
dua.com përdor verifikimin me selfie për të rritur besueshmërinë e profileve. Verifikimi është i detyrueshëm për të përdorur aplikacionin; nuk garanton qëllimet e një personi apo një takim.
A mund të kërkoj vajza shqiptare jashtë qytetit tim?
Po. Me Fly mund ta ndryshosh lokacionin dhe të eksplorosh profile në qytete të tjera — edhe para se të jesh fizikisht aty. Disa përdorime janë falas; Premium ofron përdorim pa limit. Kontrollo kushtet që shfaqen në aplikacion.
A duhet të paguaj për t’u regjistruar?
Regjistrimi në dua.com është falas. Biseda standarde hapet pas match-it. Disa funksione shtesë mund të jenë pjesë e opsioneve premium.
Çfarë t’i shkruaj një vajze pas match-it?
Mos e kompliko. Kap diçka nga profili i saj dhe nis një bisedë që ka ku të vazhdojë. Një pyetje specifike funksionon shumë më mirë se një “çkemi”. Nëse vendosni të takoheni, zgjidh një vend publik dhe njofto një person të besuar.
Po nëse nuk më përgjigjet?
Mos e merr personale dhe mos dërgo pesë mesazhe të tjera. 😅 Nëse s’ka interes, vazhdo tutje. Një match duhet të funksionojë nga të dyja anët. Heshtja nuk është miratim; respekto kufijtë e saj.

Okay, mjaft lexove. 👀

Diku në dua.com mund të jetë një vajzë që do të të pëlqejë. Dhe ndoshta pjesa më interesante? Edhe ajo mund të jetë duke kërkuar dikë si ti.

Shiko kush është në dua.com

Regjistrohu falas. Bëj swipe. Thuaj hej. Shiko ku shkon. ✨