dua.com · Prishtinë

Takime në Prishtinë

Njihu me shqiptarë në Prishtinë. Bëni match, niseni muhabetin dhe, nëse ka kimi, vazhdojeni me një kafe n’qytet. ☕

✓ Profile të verifikuara. Njerëz realë. Biseda që të çojnë diku.

Çift i ri shqiptar në një xhiro n’qytet

Gjeje dashurinë e jetës

Nga bisedat në aplikacion, te takimet live

1.1 milion+

shqiptarë të regjistruar — Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe diaspora

500 mijë+

profile të verifikuara me foto — verifikimi është i detyrueshëm për t’u bashkuar

10,000+

vlerësime 5-yje nga përdoruesit e dua.com në App Store dhe Google Play

E përmendur në

albinfo.ch
DatingScout
Cosmopolitan
BoredPanda
Watson
Elle
Express
Telegrafi
The Sun
Handelszeitung
Gazeta Express
wikiHow
Balkan Insight
HuffPost
Vogue

Kush po t’bjen në sy? 👀

Shfleto disa nga profilet e verifikuara në dua.com. Emri, mosha, qyteti — edhe match-i yt i radhës. ❤️

Shiko të gjitha

Pse dua.com në Prishtinë?

Njerëz realë, jo profile fake

E din me kë po flet

Çdo profil verifikohet me foto. Më pak pikëpyetje, më shumë siguri që personi në profil është vërtet ai që po të shkruan.

Gjeje dikë që të flen në zemër

Jo çdo match kërkon të njëjtën gjë — dhe është në rregull. Përdor filtrat për të gjetur njerëz që përputhen me ty, nga gjuha dhe feja te qëllimi i lidhjes.

Prishtinë sot, diasporë nesër

Njihu me shqiptarë afër teje ose përdor Fly për të zbuluar njerëz në një qytet tjetër. Prishtinë, Tiranë, Zürich apo New York — komuniteti shqiptar është në dua.com.

Nga “Hej 👋” te “Ku po takohemi?”

Tre hapa. Një match. Pastaj shihni ku ju çon muhabeti.

Aplikacioni dua.com
1

Hyr në dua.com

Shkarko aplikacionin falas dhe krijo profilin tënd. Një verifikim i shpejtë me foto — dhe je ready.

Dy shoqe shohin një profil të verifikuar në dua.com
2

Shiko. Bëj match. Fol.

Zgjidh Prishtinën, shiko kush ta kap syrin dhe bëj like. U bë match? Tash nis muhabeti. 👀

Çift shqiptar në një takim në qytet
3

Kafe n’qytet? ☕

Po ecën muhabeti? Nxirre nga chati. Një kafe në qendër, një xhiro në Gërmi — ose çfarëdo që ju bën të dyve rahat.

Guida vendore

Ku me dalë në date në Prishtinë?

Match-i u bë. Muhabeti po ecën. Tash pyetja është: ku po takohemi? ☕ Kafe n’qytet, xhiro në Gërmi apo “shihemi te NEWBORN”? Ja disa ide për ta çuar muhabetin nga chat-i në live.

Prishtina në mbrëmje, me qytetin plot dritëFoto: Petrit Daku · CC BY-SA
01

Kafe n’qytet ☕

S’ka nevojë me e kompliku. Takohuni te Sheshi Nënë Tereza, merrni nga një kafe dhe shihni ku ju çon muhabeti. Casual, qendër dhe pa shumë planifikim.

Liqeni i Gërmisë nga lart, i rrethuar nga pylliFoto: Arben Llapashtica
Rruga për në Gërmi gjatë vjeshtësFoto: Fitore Syla · CC BY-SA
02

Një xhiro në Gërmi 🌳

Kur doni diçka më chill se me u ulë përballë në tavolinë. Ecni, flisni, merrni diçka për të pirë — më pak “intervistë”, më shumë muhabet.

Monumenti NEWBORN i pikturuar me flamuj shteteshFoto: Arild Vågen · CC BY-SA
03

“Shihemi te NEWBORN?” 📍

Një pikë takimi që s’ka nevojë për shumë shpjegim. 😄 Takohuni aty dhe pastaj vendosni: kafe, event apo thjesht një xhiro nëpër qytet.

Kampusi universitar dhe parku qendror i Prishtinës
04

Kafe rreth kampusit 🎓

Mes ligjëratave, pas punës apo kur keni vetëm një orë të lirë. Takim i thjeshtë, shumë vende përreth dhe zero nevojë për plan të madh.

Po vjen në Prishtinë për pushime? ☀️

Diaspora kthehet, qyteti mbushet dhe Prishtina ka tjetër vibe. Me Fly, mund të zbulosh shqiptarë në Prishtinë dhe ta nisësh muhabetin para se të mbërrish.

ZürichMünchenNew YorkLondërPrishtinë
Gentiana dhe Xhemajli në festën e tyre — u njohën në dua.com

Histori e vërtetë nga dua.com

Berlini, Hamburgu… dhe një dasmë në Prishtinë ❤️

Gentiana ishte në Berlin. Xhemajli në Hamburg. Një match në dua.com i afroi, muhabeti vazhdoi dhe distanca nuk mbeti pengesë. Historia që nisi online mes dy qyteteve gjermane, i solli deri te dasma e tyre në Prishtinë.

Një match. Dy qytete. Një histori shqiptare.
Lexo historinë e Gentianës & Xhemajlit

Pyetje të shpeshta

Si të gjej takime në Prishtinë?
Shkarko dua.com, verifiko profilin tënd dhe zgjidh Prishtinën si vendndodhje. Do të shohësh njerëz realë nga Prishtina dhe rrethina — dhe mund të nisësh bisedën me një «Përshëndetje» ose me një trëndafil.
A është dua.com falas?
Po. Regjistrimi, verifikimi, shikimi i profileve dhe bisedat pas një përputhjeje janë falas. Ka edhe funksione shtesë opsionale, si Boost dhe filtrat e avancuar, për ata që duan më shumë.
A ka njerëz nga Prishtina në dua.com?
Po. dua.com ka mbi 1.1 milion shqiptarë të regjistruar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe diasporë — përfshirë Prishtinën, Fushë Kosovën dhe zonat përreth.
Si verifikohen profilet?
Verifikimi me foto është i detyrueshëm kur bashkohesh. Kjo do të thotë që personi në foto është vërtet personi me të cilin bisedon — dhe pse profilet mbajnë shenjën blu.
A funksionon dua.com edhe për diasporën?
Po. Shumë anëtarë jetojnë jashtë Kosovës. Me Fly mund të ndryshosh vendndodhjen dhe të njihesh me shqiptarë në Prishtinë përpara se të udhëtosh ose të kthehesh për pushime.

Njihu me shqiptarë nga Prishtina — falas.

Shkarko