Fidani & Samira
- Martuar në 2023
- Fejuar në 2022
- Në lidhje që nga 2021
- Gjermani
Dujmë Shqip në Gjermani ❤️

Fidan

Samire

Në dhjetor të vitit 2020, kur pandemia e kishte ndryshuar botën dhe distanca sociale ishte bërë normë, dy shqiptarë nga Gjermania po kërkonin të njëjtën gjë pa e ditur – dikë që të kuptonte jetën mes dy botërave. Fidani nga Kerpen dhe Samira nga Duisburg ishin gati të hiqnin dorë nga dua.com, derisa ndryshuan një detaj të vogël që do të ndryshonte gjithçka.
Dy Shpirtra, Një Histori
Fidani, 33 vjeç, është sipërmarrës dhe IT profesionist në Kerpen. I ardhur nga Drenasi në Kosovë, familja e tij u vendos në Düren të Gjermanisë në vitin 1995, kur ai ishte vetëm katër vjeç. Përveç punës në IT, Fidani ka edhe dyqanin albanien.shop, ku shet veshje tradicionale dhe produkte të tjera për të mbajtur gjallë kulturën shqiptare në diasporë. Rritur mes dy kulturash, Fidani gjithmonë e dinte se donte një partnere që të ndante jo vetëm gjuhën dhe traditat shqiptare, por edhe perspektivën gjermane të jetës – dikush me të cilën nuk do të duhej të shpjegonte pse bën gjëra në mënyrë të caktuar, dikush që e kuptonte pa fjalë.
Samira, 36 vjeç nga Kaçaniku, ishte tipi i femrës që nuk e takoje dot në klubet shqiptare apo nëpër dasma. Me një bachelor në Holandë, përvojë pune në Dubai dhe master në Paderborn me një semestër në Chicago, ajo ishte në kulmin e karrierës. Por presioni familjar po rritej. “Në moshën 25 vjeçare filluan të më thonë se po plakem,” rrëfen ajo me një buzëqeshje 😆. “Donin të ndaloja në mes të rrugëtimit tim për t’u ‘qetësuar’ e për të gjetur dikë.”
Si ju gjeti dua.com?
Për Fidanin, dua.com erdhi si një rekomandim nga shokët që tashmë kishin gjetur partneret e tyre aty. Ata i thanë: “Nëse je duke kërkuar shqiptare në gjermani, dua.com është zgjidhja.” Kështu ai vendosi ta instalonte në vitin 2020. “Pata disa përputhje dhe takova disa femra, por nuk po gjeja personin e duhur.” tregon ai.
Samira, nga ana tjetër, ishte “old school” – pa Facebook, pa Instagram, vetëm LinkedIn dhe email për punë. “Një shoqe që kishte gjetur partnerin në dua.com dhe tani ishte martuar më tha për aplikacionin,” kujton ajo. “Në fillim isha skeptike – unë që nuk kisha as social media, të provoja dating 🤨?”
Por Corona ndryshoi gjithçka. “Deri atëherë punoja 12 orë në ditë,” shpjegon Samira. “Por papritur, me gjysmë orar pune, fillova të mendoja: Kam arritur kaq shumë në karrierë, tani është koha të gjej dikë në jetë.”
Momenti kur algoritmi dështoi – dhe fituam ne!
Të dy kishin përdorur dua.com për muaj të tërë pa sukses. Arsyeja? Po kërkonin në drejtimin e gabuar. Fidani gjithmonë kërkonte vajza më të reja, ndërsa Samira burra më të mëdhenj në moshë.
Në dhjetor të vitit 2020, gjatë pushimeve në Kosovë, “Isha gati ta çinstaloja aplikacionin,” kujton Fidani. “Por në momentin e fundit vendosa të ndryshoja filtrin e moshës.”
Në të njëjtën kohë, mijëra kilometra larg, në atë dhjetor të ftohtë, edhe Samira bëri të njëjtën gjë. “Nuk po gjeja dot kimi me përputhjet që kisha në dua.com. Vendosa t’i jepja një shans të fundit, duke ndryshuar filtrin e moshës.”
Ishte sikur fati i kishte pritur që të dy të ishin gati për të hapur zemrat përtej paragjykimeve.
Dhe ja ku ndodhi magjia – Fidani pa profilin e Samires dhe e mban mend shumë mirë. Në foton e parë dukej vetëm silueta e saj, ndaj i desh të kalonte te e dyta. Aty ajo ishte me një kangur dhe dukej aq bukur, sa i la një përshtypje të madhe. “WOW” kujton ai.
Në të njëjtën kohë, edhe Samires iu shfaq profili i Fidanit. “Natyrshmëria më tërhoqi,” tregon ajo. “Plus, profili i tij ishte i kompletuar, me 2-3 foto. Në një prej tyre, sytë e tij dukeshin aq besnikë dhe të njohur.”




“A m’pëlqen zëri yt?”
“Guten Abend” – kaq ishte mesazhi i parë i Fidanit. I thjeshtë, i drejtpërdrejtë, pa lule poetike.
Në atë kohë, Fidani ndodhej në Kosovë për festat kur u njohën. “Katër-pesë ditë chat nonstop,” kujton ai. “Pastaj telefonuam për herë të parë. Zëri i saj… ishte aq i bukur, sa mund ta dëgjoja gjithë ditën.”
Edhe Samira, e cila ishte gjithmonë shumë selektive kur vinte puna te zërat, ndjeu të njëjtën gjë. “Për mua ishte shumë e rëndësishme që të më pëlqente zëri. Dhe zëri i tij më pëlqeu menjëherë.”
Të dy pranojnë se ajo telefonatë e parë ishte testi i vërtetë për të parë nëse kishin kimi reale. “Sepse, nëse nuk të pëlqen ta dëgjosh tjetrin teksa flet, nuk ka asnjë shans që të vazhdosh me një takim apo diçka më shumë,” thonë ata.
“Le të Takohemi” – Takimi i Parë dhe Rituali i Shëtitjeve
“Kur isha ende në Kosovë, Samira më tha: ‘Eja të takohemi sa më shpejt kur të kthehesh, të shohim nëse ka kimi mes nesh, jo të flasim javë e muaj pa u parë,'” kujton Fidani.
Më 11 janar 2021, një të hënë në mbrëmje të ftohtë, u takuan në Medienhafen të Düsseldorfit. Samira punonte aty, Fidani erdhi nga Këlni sapo mbaroi punën.
“Isha tepër nervozë,” pranon Samira. “Ishte ‘internet date’ i parë në jetën time – unë që s’kisha as Facebook!”
Por nervozizmi u zhduk shpejt. Me një kafe të nxehtë në termos që Samira kishte sjellë, ata filluan të shëtisnin përgjatë Rheinpromenade. Atë natë ecën plot 14 kilometra – drejt dashurisë dhe së ardhmes së tyre, pa u ndalur <3
“Në vend që të uleshim në një kafene, ecnim orë të tëra duke folur,” shpjegon Fidani. “Ishte ende koha e Coronës, por edhe sikur të mos ishte, kjo mënyrë na lejonte të njiheshim thellë.”




Tre muaj e 20,000 hapa për t’u njohur
Ajo që filloi si takim i parë, u bë ritual. Për tre muaj, Fidani voziste nga Këlni në Düsseldorf të paktën dy herë në javë. Samira punonte në Düsseldorf por jetonte në Duisburg.
“Çdo ditë pas pune takoheshim dhe shëtisnim për 5-6 orë,” kujton Fidani. “Bënim rreth 20,000 hapa në ditë. Flisnim për gjithçka – për Zotin dhe botën, politikë, filozofi, ëndrra, lidhjen tonë dhe të ardhmen që na priste.”
“Në kohën kur të gjithë njihen përmes WhatsApp-it, ne po njiheshim ballë për ballë, hap pas hapi,” shton Samira. “Diskutonim gjithçka që na bënte ata që jemi.”
Kjo periodë intensive e njohjes i bindi të dy se kishin gjetur personin e duhur. “Nuk ishte vetëm një moment,” shpjegon Samira. “Ishin shumë momente – përkushtimi i tij që voziste çdo ditë, mënyra se si më dëgjonte, si nuk ishte kurrë i bezdisshëm.”
Le ta zbulojmë Shqipërinë bashkë
Në verën e 2021-shit, ende në kohë pandemie, vendosën të shkojnë bashkë në pushimet e tyre të para. Propozimi i Fidanit ishte i qartë: Shqipëria të ishte vendi ku do të përjetonin për herë të parë lidhjen e tyre si çift.
“Samira nuk e donte shumë Shqipërinën nga kujtimet e fëmijërisë,” thotë Fidani. “Por unë e njihja mirë Jugun dhe doja t’ia tregoja sa e bukur është.”
Ky udhëtim u bë provë e vërtetë e marrëdhënies së tyre. “Patëm pushime fantastike,” kujton Samira. “Fidani më tregoi një Shqipëri që nuk e njihja – të bukur, moderne, plot jetë.”

T’u Tregojmë Prindërve dhe të Shohim Botën
Në fund të 2021-shit, pas më shumë se 10 muajsh njohje, vendosën t’u tregonin familjeve. “Nuk donim të nxitoheshim,” shpjegon Fidani. “Donim të ishim të sigurt.”
Reagimi ishte pozitiv nga të dyja anët. “Babai im 75-vjeçar u gëzua kur dëgjoi që Fidani ishte nga Drenasi,” thotë Samira duke qeshur. “Pyeti menjëherë për mbiemrin dhe fisin – krejtësisht shqiptarçe!”
“Familja e Samires më pëlqeu menjëherë,” shton Fidani. “Sidomos sepse ajo kurrë s’kishte dashur që familja t’i gjente dikë, dhe tani më kishte gjetur vetë.”
Pas kësaj, filluan të eksploronin botën bashkë – Kanada, Fuerteventura, udhëtime nëpër Europë – duke ndërtuar kujtime dhe duke forcuar lidhjen e tyre.
Dy Botë, Të Njëjtat Rrënjë, Një Dashuri
Ajo që i bashkonte Fidanin dhe Samiren ishte më e thellë se thjesht origjina shqiptare. Të dy ishin “shqiptarë me botëkuptim gjerman.”
“Nuk doja thjesht një shqiptare,” shpjegon Fidani. “Doja dikë që e kupton se ç’do të thotë të jesh shqiptar në Gjermani – të flasësh gjermanisht, të mendosh gjermanisht, por të kesh zemrën dhe shtëpinë shqiptare.”
Samira mendon njësoj: “Nëse duhet të shpjegosh çdo gjë – pse kultura jonë është kështu, pse traditat, pse familja – dashuria një ditë nuk do të mjaftojë. Ne e kuptonim njëri-tjetrin pa shpjegime.”
Bisedat e tyre zhvilloheshin duke kërcyer mes gjermanishtes dhe shqipes, duke përzier dy botët natyrshëm. “Në shtëpi jemi shqiptarë, në punë gjermanë, dhe me njëri-tjetrin jemi të dyja,” thotë Fidani.
Propozimi në Kapadokia
Në pranverë të vitit 2022, Fidani e surprizoi Samiren me një udhëtim në Kapadoki të Turqisë. “Në orën 5 të mëngjesit më zgjoi që të shkonim në taracë të shihnim balonat,” kujton Samira duke qeshur. “Unë doja të flija më shumë!”
Por Fidani insistoi. Dhe atje, me qindra balona që ngriheshin në qiell, ra në gjunjë me një kuti druri në dorë.
“Isha e pushtuar nga emocionet,” thotë Samira me lot në sy. “Natyrisht që thashë po!”





Martesa – një ëndërr shqiptare e shekullit 21
Në korrik 2023, organizuan dasmën e ëndrrave në portin magjepsës të anijeve në Monheim am Rhein. Vendndodhja ishte ëndërruese – ujërat që shkëlqenin nën diellin verës dhe pamja panoramike që krijonte sfondin perfekt për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
“Donim të kombinonim traditën me modernitetin,” shpjegon Fidani. “Ishte e rëndësishme që dasma jonë të reflektonte atë që jemi – shqiptarë që nderojnë rrënjët por jetojnë plotësisht në shekullin 21.”
Detajet ishin menduar me kujdes. Të gjithë mysafirët morën syze dielli si dhuratë, dhe momenti kur u bë fotoja me dron me të gjithë që mbanin syzet u bë një nga çastet më spektakolare. “Ishte kaq kreativ dhe argëtues,” kujton Samira. “Fotoja nga lart me të gjithë ne duke buzëqeshur me syze të bardha ishte mahnitëse.”
Por zemra e dasmës ishte tradita shqiptare. Tetë valletarë profesionalë tradicionale dhe tupanxhinjtë energjikë siguruan atmosferën autentike shqiptare që kishte nevojë ceremonia. Muzika, vallëzimi dhe ritmi i tupanave i transportuan të gjithë në tokën amëtare.
“Isha krenare kur Fidani kërceu vallen e parë,” thotë Samira me sy që shkëlqejnë. “Kërcimi nuk është pika e tij e fortë, por e bëri madhështor! Ishte një moment kaq i bukur – tradita, dasma, ne të dy, dhe të gjithë të dashurit tanë rreth nesh.”
Dasma ishte pasqyrim i përsosur i asaj që janë si çift – shqiptarë modernë që nderojnë traditën por jetojnë me stil dhe inovacion në shekullin 21. Një ceremoni që kombinoi të bukurën e së kaluarës me elegancën e së sotmes.








Muaj Mjaltë në Zelandën e Re
Për muajin e mjaltit në vitin 2024, Fidani dhe Samira fluturuan drejt Zelandës së Re – një ëndërr e kahershme e Fidanit, fans i madh i “Lord of the Rings”. Aty, në vendin ku u xhiruan filmat e trilogjisë së famshme, ata eksploruan me kampervan peizazhet mahnitëse që shërbyen si sfond për aventurat epike.
Samira, që fillimisht nuk ishte fanse, tani e ndante këtë pasion me Fidanin – madje komplimenti i tij i parë kishte qenë se ajo i ngjante Frodos me flokët e saj kaçurrela! 😂
Por përtej vendeve ikonike të filmit, ajo që e bënte këtë udhëtim special ishte gatishmëria e Samirës për të hyrë në botën e pasioneve të Fidanit dhe entuziazmi i tij për t’i ndarë këto momente me të. Kështu, duke udhëtuar nëpër peizazhet spektakolare të Zelandës së Re, ata nuk po eksploronin vetëm një vend të ri, por po thellonin lidhjen e tyre përmes përvojave të përbashkëta.






Shtëpia, zemra dhe një jetë e re
Që nga martesa e tyre në korrik 2023, Fidani dhe Samira kishin planifikuar me kujdes të ardhmen financiare. Madje, që nga momenti kur marrëdhënia u bë serioze, ata kishin ndërtuar një strategji të përbashkët për suksesin ekonomik. Ishin një ekip i vërtetë – jo vetëm në dashuri, por edhe në ambiciet.
Në dhjetor 2024, ëndrra u realizua: blenë apartamentin e parë bashkë. Ishte kulminacioni i punës së tyre të përbashkët dhe themeli mbi të cilin do të ndërtonin familjen.
Por fati kishte një surprizë edhe më të bukur në rezervë.
Për muaj të tërë, të dy kishin dëshiruar të bënin prindër. Kur Samira pa testin pozitiv, nuk mund ta besonte. “Nuk më besohej fare!” kujton ajo. Të nesërmen bëri dy teste të tjera, dhe pas Vitit të Ri shkoi për kontroll mjekësor për të qenë plotësisht e sigurt.
“I tregova lajmin Fidanit drejtpërdrejt dhe plot gëzim,” thotë Samira. “Pa shumë ceremoni, sepse ishte një moment i pastër ndershmërie dhe lumturie.” Reagimi i Fidanit ishte mbërthyes – të dy ishin pafundësisht të lumtur.
Apartamenti i ri ishte themeli, por lajmi për fëmijën ishte qershi mbi tortë. Ironikisht, donin ta quanin “Dua” nëse ishte vajzë, për nder të aplikacionit që i bashkoi. “Por motra ime na e vodhi emrin,” qesh Samira.

Te dua – Ich liebe Dich – I love You!
Kur arrin një moshë të caktuar, zhvillon zakonet dhe karakterin me të cilin jeton mirë vetëm. Por në një marrëdhënie, kjo do të thotë të hapesh ndaj një personi tjetër – dhe kjo sjell kompromise.
“Sfida më e madhe ishte të kuptonim mënyrën e njëri-tjetrit,” shpjegon Samira. “Të komunikonim më mirë dhe të mos ishim shumë krenarë apo kokëfortë për të këmbëngulur vetëm në mendimin tonë.”
Çelësi i suksesit të tyre? Tre gjuhët që flasin – shqip, gjermanisht dhe anglisht. “Kur fjalët në një gjuhë nuk mjaftonin për të shprehur ndjenjat, kalonim tek tjetra,” thotë Samira. “Zgjidhja jonë deri sot: dashuri për njëri-tjetrin dhe ndershmëri në komunikim.”
Ndikimet e tyre të ndërsjella janë thelbësore. “Fidani është qetësia ime,” shpjegon Samira. “Unë jam energji, shpejtësi, ambicie. Ai është durim, qetësi, paqe. Në momente stresi, kur dua të veproj shumë shpejt, ai më ngadalëson me durimin e tij dhe më jep siguri.”
“Samira më ka bërë më të pjekur,” shton Fidani. “Më ka mësuar të vendos kufij. Nuk është shqiptare tipike – zero ego, shumë reflektuese. Vjen pas ditësh dhe thotë ‘kam menduar për atë që the, ke të drejtë.'”
Rezultatet e kësaj bashkëpunimi janë të prekshme. “Gjithçka që kemi arritur në katër vjet e gjysmë të fundit – ngritjet e mia në punë, zhvillimin personal, blerjen e shtëpisë, dhe dhuratën më të bukur: themelimin e familjes – asgjë nuk do të kishte qenë e mundur pa të,” thotë Samira. “Dhe nuk do të kishte qenë gjysma aq e bukur.”
Filozofia e tyre është e thjeshtë por e fuqishme: “Vetëm kur je i lumtur me veten mund të bësh të lumtur dikë tjetër.”

Mirëpritja e Vogëlushit të Tyre
Në javën e parë të shtatorit 2025, shtëpia e tyre e re u mbush me tingujt e ëmbël të një djali të vogël. Ndërsa Fidani dhe Samira e mbanin djalin e tyre për herë të parë, ata kujtuan atë klik të fundit në dua.com që i kishte bashkuar. Tani, pesë vite më vonë, dy njerëz që kishin qenë gati të hiqnin dorë nga kërkimi i dashurisë, po mbanin në krahë dëshmimin më të bukur të dashurisë së tyre.

A do ta Kishit Gjetur Dashurinë pa dua.com?
“Kurrë!” përgjigjen të dy njëzëri.
“Samira nuk është tipi që shkon në Kosovë për pushime,” shpjegon Fidani. “Dhe unë kurrë s’do t’i flisja një shqiptareje në rrugë. Pa dua.com nuk do të kisha familjen time.”
“Njerëz si ne nuk i gjen në klubet shqiptare apo diskoteka,” shton Samira. “Jemi në mes të jetës, të zënë me karriera dhe zhvillim personal. Rrethet tona nuk do të ishin takuar kurrë.”
Mesazhi Juaj për të Tjerët
Fidani: “Sapo ia rekomandova dua.com motrës time 25-vjeçare. Prindërit po i thonë që është plakur dhe duhet të martohet shpejt. Por unë i thashë – gjeje vetë në dua.com. Është mainstream tek shqiptarët tani, është rruga.”
Samira: “Më parë e përqeshja dating. Por pa dua.com s’do ta kisha gjetur kurrë burrin e ëndrrave.
Mesazhi im: Mos u vendos nën presion. Mos u marto pas disa muajsh vetëm se familja pret. Secili ka kohën e vet. Ji e hapur, ji vetvetja, dhe aplikacioni të jep mundësi – çfarë bën me to është në dorën tënde.”
Sot, me djalin e vogël në krahë, Fidani dhe Samira janë dëshmi e gjallë se dashuria mund të lindë edhe nga një klik i fundit në një aplikacion. Historia e tyre na kujton se ndonjëherë, kur jemi gati të heqim dorë, fati na surprizon. Dy shqiptarë që jetonin vetëm 50 kilometra larg, por që pa teknologjinë nuk do të ishin takuar kurrë, tani po e rrisin djalin e tyre në një familje të bazuar në dy kultura, një dashuri, dhe mijëra hapa së bashku përgjatë Rheinpromenade.
Gjeje dashurinë e jetës
















