Takime dashurie – Si te dalim?

  • dua.com Team ·
  • 27.07.2022 ·
  • ·
  • 9 min read

Takime dashurie, si të dalim? Nëse jeni të interesuar për takime dashurie atëherë lajmi i mirë është se ju nuk jeni të vetmit!  E kuptojmë shumë mirë dëshirën tuaj për të njohur njerëz të ri dhe për të nisur marrëdhënie romantike! E gjitha që duhet të bëni është të viheni në aksion!

Hapi i parë që duhet të bëni është të identifikoni personat që njësojë si ju, janë në kërkim të fatit! Takime dashurie dalin nga aplikacionet për takime dashurie! Ndaj, çfarë po prisni? Hyni në këtë aventurë të re! Nise rrugëtimin tënd të dashurisë duke klikuar këtu!

Krijoni një profil në aplikacionet për takime dashurie

Sot në botë përdoren dhjetra aplikacione për takime dashurie. Shqiptarët në anën tjetër, kanë tashmë aplikacionin dua. Në aplikacionin dua.com janë mbi 400.000 persona, që njësojë si ju, po kërkojnë lidhje dhe takime dashurie. Ndaj e gjitha që duhet të bëni është ta shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj, të krijoni një profil dhe të prezantoheni me fotografitë tuaja! Aty mund të krijoni përputhjet dhe pëlqimet tuaja! Pas kësaj, lindin bisedat e njoftimet, që qojnë në takime dashurie!

Përse duhet t’ja fillojë nga aplikacionet për takime dashurie? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse në këto aplikacione ju mund të kontaktoni më së lehti të gjithë beqarët. Ata që janë në kërkim të fatit të jetës. Duke qenë se ne këto aplikacione secili përshkruan vetën në mënyren e tij, duke shfaqur kasakteristikat dhe hobit, ju do ta keni me lehtë të zgjidhni dikë që i përshtatet shijeve dhe preferenave tuaja!

E ku ka më lehtësim se kjo? Ju tentoni të bisedoni vetëm me njerëzit që ju përshtaten juve, në bazë të profilit, kësisoj, ju nuk humbisni kohë me persona të papërshatshëm pēr ty.

Si të nisë bisedën?

Kur t’jeni përputhur me dikë që ju pëlqen në këto aplikacione për takime online, e gjitha që ju duhet është të filloni bisedën! Komunikimi i mirë është rruga që ju çon te takimi. Ja disa këshilla se si mund ta bëni këtë:

  • Mos keni turp. Hapeni bisedën me një përshëndetje të thjeshtë.
  • Vini syrin ndonjë veçorie që shihni në profilin e tij/saj dhe kapuni aty.
  • P.sh nëse bio e saj thotë se i pëlqen muzika, pyeteni për muzikatin/en e preferuar.
  • Nëse keni sens humori, shfaqeni! Ndonjë shaka e vogël e mban bisedën gjallë!
  • Tregohuni i/e sjellshëm gjatë gjithë kohës!
  • Bëni pyetjet që ju interesojnë dhe përgjigjuni sinqerisht.
  • Nëse biseda po shkon mirë, mos i vononi përgjigjet.
  • Pyeteni për hobit, preferencat dhe dëshirat e tij/saj.
  • Kur biseda të ketë arritur një nivel të qëndrueshëm, ftojeni për një takim!

Pasi të keni biseduar për disa herë dhe biseda të këtë shkuar mirë, ju mund ta hapni idenë e një takimi sy me sy. Mund të thoni diçka si: “Kam dëshirë të takohem me ty sy me sy”.

Apo “ A je i/e lirë javën tjetër, që të pimë kafe bashkë?”. Ose “Ky “X” film është në kinema javën tjetër. A dëshiron ta shohim bashkë?”.

Megjithatë këshilla jonë është që nëse dëshironi të shkoni në mënyrën më të sigurtë, atëherë thjeshtë ftojeni për kafe! Ka shumë rëndësi që të tregoheni i/e mirëkuptueshme edhe nëse personi me të cilin keni qenë duke biseduar e refuzon takimin me ju! Ju duhet ta respektoni dëshirën e saj/tij dhe të vazhdoni jetën tuaj duke kërkuar takimin tuaj të radhës! Mos harroni se secili prej nesh mund ta gjejë dashurinë apo ndienjën që kërkon te një person. Mjafton ta kërkoni me dedikim, të mos dorëzoheni. Si dhe kur ta gjeni personin e duhur ta vlerësoni siç duhet atë.

Mos prit më tepër – shkarko dua.com tani dhe krijo një profil!

Si e kanë ndryshuar aplikacionet për takime dashurie jetën?

A ju ka shkuar mendja ndonjëherë se sa i madh është ndikimi që aplikacionet për takime dashurie kanë? Sa çifte në rrethin tuaj shoqëror janë të lidhur përmes këtyre aplikacioneve? Ose më mirë të bëjmë një pyetje tjetër.

Kur e mendoni se si janë njohur prindërit tuaj, a ju duket se në mënyrë drastike kanë ndryshuar njohjet sot? Padyshim se po! Njoftimet me ndërmjetësim, në shkollë, në punë, në shoqëri ndodhin edhe sot. Mirëpo tash e një kohë atyre u bën konkurencë njohja online, njohja në aplikacionet për takime dashurie!

Në vitin 2018 rreth 53% e çifteve kanë deklaruar se janë njoftuar online! Ka rëndësi të theksojmë se njoftimet online kanë nisur shumë më herët para se të krijoheshin aplikacionet specifike për ketë gjë. Siç është Tinderi i njohur në botë, apo dua.com mes shqiptarëve.

Njohe të tilla kanë nisur qysh prej përdorimit të e-maileve, faqeve e forumeve të ndryshme. Për të vazhduar me mesengjerin, Facebookun, e platformat e ngjashme. Mirëpo tashmë krijimi i një profili specifik si dhe kërkimi i një personi që i përshtat shijes e nevojave tua është më i lehtë! Lundrimi mes qindra profileve që kërkojnë pak a shumë të njëjtën gjë si ju, më besoni se i lehtëson gjërat.

E di që kjo u duket e çuditshme, që të keni privatësi në një aplikacion që përdoret nga qindra mijra persona. Mirëpo në këto aplikacione ju mund të lidheni dhe të bisedoni me njerëz me të cilin nuk keni rreth të përbashkët shoqëror. Me dikë që mund ta njihni nga fillimi dhe të ndërtoni vet, pa paragjykime marrëdhënien tuaj.

Në anën tjetër, kur njoftoheni me dikë qe e njeh një shok/shoqe e juaja, ju dashur e pa dashur ndikoheni nga mendimi i tij. Nga fjalët e tij për të. Keni më shumë pyetje rreth takimeve tuaja me atë person dhe stresoheni më shumë. Kur njiheni me dikë vet përmes plaftormave online në këtë aspekt jeni më të relaksuar.

Aplikacionet e tilla i përshtaten shumë stilit dhe dinamikës së jetës së sotme. Ju mund të kërkoni një partner edhe gjatë pauzës së punës. Edhe gjatë vrapit të mëngjesit apo kohës sa jeni në transport publik.  Pra, nuk duhet të ndani kohë ekstra e të dilni në takime për tu zhgënjyer.

Pa pasur paraprakisht një njohje apo një pëlqim. Për këtë arsye është e domosdoshme të keni një aplikacion të tillë në telefonnin tuaj. Në kohën në të cilën jetojmë nuk duhet të keni asnjë hezitim për tu bashkuar me platforma të tilla.

Nëse ende nuk e ke shkarkuar dua.com në telefonin tënd, bëje tani duke klikuar këtu!

Përse njerëzit përdorin aplikacionet për takime?

Shumica e beqarëve këto ditë përdorin aplikacionet për takime online (Dating Apps). Po pse? Çfarë po kërkojnë? Pse i përdorin njerëzit aplikacione të tilla? Sipas një studimi të ri, kryer nga YouGov, arsyeja do t’ju habisë.

Studimi i ri nga YouGov zbuloi se 49% e të rriturve që përdorin aplikacionet për takime, e bëjnë për të gjetur një partner romantik ose ndoshta një partner të përjetshëm. Me pak fjalë, herën tjetër që shihni dikë në një dating app, dijeni se është vërtet në kërkim të një partneri dhe jo vetëm sa për të gjetur një partner kalimtar.

Tani, më lejoni t’jua specifikoj se kush bën pjesë në atë 49% sipas YouGov-it:

  • 47% e tyre ishin meshkuj dhe 51 përqind ishin femra. Po pjesa tjetër? Çfarë po kërkojnë pjesa tjetër në një aplikacion për takime online nëse nuk janë duke kërkuar për një partner?
  • Epo, 39% futet në ‘Dating App’ sa për të kaluar kohën në mënyrë më interesante. Paramëndohet se këta njerëz duan thjesht të gjejnë dikë të përkohshëm, por nuk janë në kërkim të një angazhim serioz.
  • 29% e tyre janë aty vetëm për të parë se si është aplikacioni dhe si mund ta përdorin. Kjo vlen veçanërisht për njerëzit që janë beqarë sërisht pas një marrëdhënieje afatgjatë ose për njerëzit që sapo kanë filluar të futen në internet.

Ok, a jeni gati për pjesën më interesante nga të gjitha? Më pak se një e katërta e njerëzve (23% për të qenë më të saktë) futen në ‘Dating Apps’ për seks rastësor. Vetëm 23%!!!

Kjo minon stereotipin që aplikacionet e takimit janë të mira vetëm për një gjë. Kjo gjë i jep tjetër vlerë një aplikacioni dhe i rrit vlerën e seriozitetin. Sigurisht që mund të futeni në një aplikacion për të gjetur një partner sa për një natë, por ky nuk është opsioni i vetëm.

Pika kryesore e këtij zbulimi

Ka ardhur koha të heqim dorë nga mendimi se nuk mund të gjesh dashuri të vërtetë në aplikacionet e takimeve online. Nëse çiftet që njihni se janë lidhur a martuar përmes Dating Apps nuk ju mjaftojnë si provë, atëhere le t’ju bindin statistikat. Duke folur statistikisht, numrat janë në favorin tuaj për të gjetur një partner të mundshëm.

Me aplikacionin që dua.com i cili tashmë feston 1 vjetorin e lancimit të vet, shanset për të gjetur një partner afatgjatë do të rriten. Nëse jeni duke kërkuar t’i mbani gjërat rastësore, perfekt, kjo është zgjedhja juaj. Por, rëndësi ka që të filloni të ndryshoni steriotipin për aplikacionet dhe takimet online. Ne kemi shumë dëshmi nga çifte të cilët janë lidhur e martuar nëpërmjet dua.com. Lexonj keto dëshmi tek Trego strojen tënde.

dua.com Team