Njohje te reja: 5 gjera per te cilat bëni mire te mos nxitoni
- dua.com Team ·
- 03.04.2023 ·
- Chat & Meet ·
- 5 min read
Njohje te reja gjithmonë shkaktojnë ndjenja të përziera dhe të ëmbla brenda nesh.
Mirëpo, është me rëndësi që të mos lejoni emocionet dhe entuziazmin të mbingarkojnë mendjen tuaj dhe të bëni diçka që mund të mos jetë në avantazhin tuaj në të ardhmen.
Për atë arsye, në këtë artikull do mund të gjesh 5 gjëra për të cilat nuk ke nevojë të nxitohesh kur je duke krijuar njohje te reja.
Ky është një proces i vazhdueshëm, kështu që mos prit të kuptosh gjithçka menjëherë dhe mos i humb shpresat nëse diçka nuk shkon ashtu siç e pret.
Me rëndesi është të tregoni versionin më të mirë te vetes tuaj tek personi tjetër dhe kështu do ndiheni në paqe, pavarësisht se si rrjedhin gjërat pastaj.
Mos nxito të dish gjithçka për të
Kur njiheni me një person të ri të cilin e pëlqeni, është e natyrshme të ndjeheni të tërhequr nga dëshira për të ditur të gjitha detajet e jetës së tyre në mënyrë të shpejtë.
Megjithatë, për të njohur një person është e rëndësishme të jeni të hapur dhe të dëgjoni, duke iu dhënë kohë dhe hapësirë për të ndarë historitë e tyre me ju.
Në vend që të kërkoni të gjitha përgjigjet brenda pak kohësh, mos u ndjeni të shtypur nga nevoja për të kuptuar gjithçka menjëherë.
Kërkoni të kuptoni thelbin dhe mësoni nga ata që keni përballë, ndërkohë që vazhdoni të ndërtoni marrëdhënien tuaj.
Të njohësh një person është një proces i vazhdueshëm dhe sfidues, por në të njëjtën kohë është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar diçka të mrekullueshme.
Mos nxito për të qenë në lidhje
Kur jeni duke krijuar njohje te reja, mund të ndiheni në nxitim për të krijuar lidhje romantike.
Nëse ndjeheni se dëshira për të filluar një lidhje është në fakt dëshira për të shfrytëzuar një mundësi për t’i ikur vetes, atëherë mund të mos jeni të gatshëm për një lidhje të vërtetë.
Në vend që të jeni të nxituar për të filluar një lidhje romantike me një person të ri, merre kohën për të njohur ata në mënyrë të qetë dhe të kuptoni nëse ata janë në fakt një person i duhur për ju.
Mos e shtyni veten për të filluar një lidhje vetëm sepse mendoni se duhet të keni një partner.
Të keni një lidhje romantike me një person kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme, kështu që mos e ngacmoni veten nëse nuk jeni të gatshëm për të filluar një lidhje të vërtetë.
Mos nxito të tregosh veten se kush je
Kur pëlqeni dikë, është e natyrshme të dëshironi të tregoni gjithçka për veten tuaj, për të krijuar një lidhje më të thellë dhe për të siguruar se keni të njëjtin nivel të interesit.
Mirëpo, nuk keni nevojë të ndiheni sikur jeni në presion të kohes për të treguar se kush je si person dhe eksperiencat e tua jetësore.
Cdo gjë ka kohën e vet, kështu që mundohu të mos tregosh shumë gjëra për veten për një kohë të shkurtër.
Gjithashtu, është shumë e rëndesishme të mos ngatërrosh dëshirën për t’i treguar një version tjetër që nuk jeni vetëm që t’i pëlqesh personit tjetër. Kjo nuk do të funksiononte në terme afatgjate.
Mos nxito të kalosh kufijt emocional
Kur ndodhesh në fazën e fillimit të njohjes së një personi të ri, shpesh te kaplon një dëshirë për të treguar veten tënde sa më mirë.
Megjithatë, është e rëndësishme të mos nxitosh të kalosh kufijtë emocional shumë shpejt.
Përveç faktit që mund të jemi të njëanshëm në shprehjen e ndjenjave tona, mund të ndodhë që personi tjetër të mos jetë i gatshëm për të pranuar këtë lloj intimiteti.
Nëse kjo ndodh, mund të krijohet një ndjesi e frikës nga personi tjetër.
Është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm dhe të lejoni që marrëdhënia të zhvillohet natyrshëm, në mënyrë që të krijohet një lidhje e shëndetshme.
Mos nxito të bësh paragjykime
Kur ndodheni në fazën e fillimit të njohjes së një personi të ri, shpesh është ajo tendenca të bësh paragjykime për ta, duke u bazuar në pamje të parë ose në ndonjë informacion që ke dëgjuar për ta.
Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e drejtë kur jeni duke krijuar njohje të reja.
Në fakt, paragjykimet mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj me personin tjetër dhe në gjithë përvojën në përgjithësi.
Në vend që të nxitoni të bëni konkluzione, duhet të jeni të hapur dhe të gatshëm për të dëgjuar historinë e tyre dhe për të njohur personin në një nivel më të thellë.
Në këtë mënyrë, mund të krijosh një lidhje të vërtetë dhe të ndjeheni më të sigurtë në marrëdhënien tuaj.
