Shqip Shqiptarët përdorin internetin për të bërë një sërë aktivitetesh dhe sipas disa statistikave ata janë përdoruesit më të mëdhenj në Ballkan kur bie fjala tek konsumi i rrjeteve sociale.
Ata shpesh komunikojnë me njëri-tjetrin duke përdorur rrjetet sociale, si Facebook dhe Twitter.
Gjithashtu përdorin shërbime bankare në internet, bëjnë blerje për produkte dhe shërbime, shikojnë filma dhe dëgjojnë muzikë përmes platformave të youtube.
Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Doni takim? Ja si të ftoni dikë në takim dhe Takimi i parë – qëllimet, përgatitja & rregullat.
Një pjesë e mirë e tyre luajnë video lojëra, lexojnë për lajme dhe ngjarje që ndodhin në Shqipëri ose në mbarë botën dhe mësojnë aftësi të reja përmes kurseve.
Po cfarë kërkojnë më shumë shqip?
Sikur edhe mund ta keni vënë re, kohët e fundit trendi i Big Brother Albania e ka marrë para vendin.
Sipas kërkimeve të fjalëve kyce që për momentin trendojnë në google search, Shqiptarët duket se kërkojnë vetëm për Big Brother, e tek tuk edhe për tema të tjera.
Në listën e mëposhtme mund të shikoni trendin e fjalëve kyc më të kërkuara dhe në dhjetë vendet e para ndodhet vetëm BB.
Sipas listës deri në vendin e shtatë të fjalëve kyce që kërkohen shqip kemi vetëm Big Brother.
Më pas shkëputet lista me dy fjalë kyce të tjera si: Air Albania dhe Zara Albania.
Lista vazhdon me big brother edhe me dy renditje të tjera derisa në vend të 12 kemi JOQ Albania. Më pas lista e renditjes vazhdon me Albania vs, Wizz Air Albania dhe Vodafone Albania.
Pesë vendet e fundit të renditjes së 20 fjalëve kyce më të kërkuara janë si më poshtë.
- Meteo Albania,
- ABC News Albania
- One Albania
- Bershka Albania
Dhe renditjen ashtu sikurse e nisi Big Brother e mbyll vendin e njëzetë Big Brother gjithashtu.
Cila është lista e kërkimeve shqip?
Top lista e kërkimeve shkruar ashtu sikurse e kërkojnë Shqiptarët specifikisht.
- big brother albania
- big brother
- big brother vip albania
- big brother vip
- big brother vip albania live
- big brother albania live
- big brother live albania
- air albania
- zara albania
- big brother vip albania 2
- big brother vip albania live 2
- joq albania
- albania vs
- wizz air albania
- vodafone albania
- meteo albania
- abc neës albania
- one albania
- bershka albania
- bbv albania
Kategoritë e kërkimit shqip
Gjatë kërkimit këto janë kategoritë sipas të cilave Google Search Trending bën renditjen.
E para është Arts Entertainments ku kryeson sigurisht Big Brother Vip.
E dyta është Autos & Vehicles ku renditja e makinave më të kërkuara është si më poshtë:
- hyundai albania
- arena karting albania
- volkswagen albania
- kia albania
- toyota albania
E treta në kategoritë e kërkimit është Beauty & Fitness ku më të kërkuarat janë si më poshtë:
- zara albaniazara
- stradivarius
- stradivarius albania
- miss albania 2022
E katërta dhe e fundit nga kategoritë e renditjes së fjalëve kyc shqip është Books & Literaturë.
Në këtë kategori Shqiptarët nuk kërkojnë shqip asnjë libër.
Përfundim
Ky ishte një artikull ku përmblidhet shkurtimisht se cfarë kërkojnë Shqiptarët më tepër.
Nga të gjitha katëgoritë e kërkimit shqip duket se BBV kryeson listat renditëse.
Ajo që ishte lista më zhgënjyese ishte pikërisht lista e kërkimit librave dhe literaturës.
Kjo sepse ndoshta shumë shqiptarë nuk e përdorin internetin për te gjetur tituj librash apo për të shkarkuar libra.
Shumic e informacioneve shqip shqiptarët i lexojnë përmes faqeve sikurse është Facebook, Tik Tok apo edhe rrjete të tjera sociale po kaq të përhapura.
Fenomeni i BBV vazhdon të kryesojë listat kërkimore dhe ato pamore në platfromat gjigande si Youtube, Facebook dhe app të tjera sociale, ashtu si edhe Google Search Trends.
Kjo ndodh për arsye të këtij reality show që është 24 ore live dhe është duke pasur sukses te papare ne kete sezon te dyte.




