Alma & Arlindi
- Fejuar në 2025
- Në lidhje që nga 2024
- Gjermani
Dashurinë në dua.com e bekon edhe familja

Alma

Arlind

Alma nga Klina dhe Arlindi nga Gjakova, që jeton në Gjermani, po bëhen gati për fejesën e tyre, që pritet të ndodhë në korrik të vitit 2025. Mes përgatitjeve për festën që do ta zyrtarizojë lidhjen e tyre të nisur para 8 muajsh, ata rrëfejnë për përdoruesit e dua.com se si nisi dashuria e tyre!
Sado që janë të njëjtë si karaktere, largësia mes tyre do ta bënte takimin të pamundur — po të mos ishte në mes dua.com, aplikacioni që si urë bashkon shqiptarët kudo që janë!
Kush janë Alma dhe Arlindi?
Alma (25) është një vajzë e re, energjike, nga Klina, frizere me profesion. Në Kosovë ajo kishte ndërtuar një jetë stabile dhe të lumtur, por krejt çka i mungonte ishte personi i zemrës.
Arlindi (25), një djalë plot ambicie, i punësuar në Gjermani por i rritur me vlerat e kulturës shqiptare, dëshironte ta ndante jetën me një vajzë që i përmbushte të gjitha kriteret e tij.
Këtu ndihmoi dua.com, duke u bërë shkaktar që këta të rinj të përputheshin, të njiheshin, të dashuroheshin — dhe sot të bëjnë plane për fejesë e martesë.
E gjithë familja në dua.com
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë histori është fakti se përdorimi i dua.com nuk është më një tabu — përkundrazi, është kthyer në një trend kulturor të pranua nga shumë shqiptarë, kudo që ndodhen.
Alma na tregon se ishte shumë e hapur me familjen që në fillim. Ajo thotë se prindërit e dinë që kishte njohur Arlindin përmes aplikacionit dua.com dhe e përkrahën pa hezitim.
“Ju kam treguar prindërve që e kam gjetur në dua.com. Ata kishin dëgjuar se çka është dua.com dhe nuk e kishin aspak problem. Unë isha shumë e sinqertë me ta. Kur e ke fatin, nuk ka pse me e fsheh,” — thotë Alma me një buzëqeshje.
Një trend mes të rinjve shqiptarë
Në rrethin e Almës, si kudo tjetër mes shqiptarëve, përdorimi i dua.com është kthyer në normalitet dhe në nevojë për të gjithë ata që kërkojnë personin e zemrës.
“Edhe vëllai dhe motra ime e përdorin dua.com. Të gjithë kemi të njëjtin qëllim — ta gjejmë fatin e jetës. Madje ata më ngacmojnë se si e gjeta dashurinë më shpejt se ta në dua.com,” — thotë ajo.
Alma përmend edhe shumë shoqe të saj që e përdorin aplikacionin, disa prej të cilave tashmë janë të martuara me dikë që kanë njohur pikërisht në dua.com.
Kjo tregon se dua.com po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e natyrshme dhe e suksesshme e rrugëtimit të dashurisë për të rinjtë shqiptarë.
“Nuk ka kuptim të hezitosh ta përdorësh një aplikacion që është krijuar enkas për shqiptarët, dhe ku mund ta gjesh një person që të përshtatet ty, pa marrë parasysh ku ai jeton. Në dua.com, gjetja e dashurisë së jetës është më e mundshme se kudo tjetër — prandaj mos hezitoni ta përdorni”, — thotë Alma.
Nga dua.com Premium te takimi i parë dhe lidhja
Alma tregon se kishte pasur mundësi të eksploronte aplikacionin dua.com për disa muaj, rreth një viti. Ajo kishte vendosur ta provonte edhe versionin Premium, me pagesë, për t’i rritur gjasat për ta gjetur partnerin e jetës. Dhe kështu ndodhi — ajo u përputh me Arlindin, i cili gjithashtu ishte përdorues Premium, dhe duket se ia mori zemrën që në takimin e parë.
“Më kujtohet kur jam përputhur me Arlindin dhe profili i tij, dhe çfarë më ka shkruar për herë të parë. Në fillim më pëlqeu nga pamja, pastaj duke e njohur, e kuptova sa të ngjashëm jemi”, — thotë Alma.
Takimi i parë i çiftit ndodhi pas dy muajsh bisedë, kur Arlindi erdhi në Kosovë enkas për ta takuar.
“Kur takohesh live është ndryshe. Aty e vërtetova që ai më pëlqen dhe dua të vazhdoj me të. E kuptova që jemi tipa të njëjtë”, — tregon Alma.
Alma dhe Arlindi janë të dy tipa shumë të gjallë dhe energjikë — gjë që i ka afruar edhe më shumë. Ajo thotë se te Arlindi e ka pëlqyer më shumë zemrën e mirë dhe përkushtimin.
Një e ardhme e përbashkët në Gjermani
Duke qenë se Arlindi jeton dhe punon në Gjermani, çifti po planifikon ta ndërtojë të ardhmen e tyre atje.
Ndonëse Alma thotë se Arlindi është më romantik, një gjest i madh i dashurisë nga ana e saj është vendimi i guximshëm për ta lënë familjen dhe profesionin, për dashurinë e jetës — për personin e zemrës.
“Do ta lë profesionin, do të largohem nga familja dhe do të shkoj të jetoj me Arlindin në Gjermani. Do ta bëj për dashuri, sepse me të jam e lumtur dhe bashkë duam të krijojmë familje”, — thotë Alma.
Sot, Alma dhe Arlindi janë një tjetër shembull që tregon se kur hyn në dua.com me qëllime të qarta, dashuria e jetës mund të të presë kudo — mjafton të besosh dhe të veprosh.
Gjeje dashurinë e jetës






