Anila & Erioni

  • Martuar në 2024
  • Fejuar në 2023
  • Shqipëri

Anila

Ka jetuar në Shqipëri

Erion

Ka jetuar në Gjermani

Të dua, me ty edhe deri në fund të botës

Nga Fieri në Pogradec, nga Dortmundi në Shqipëri, e tani drejt Düsseldorfit së bashku – kjo është historia e Anilës, 24 vjeç, dhe Erionit, 29 vjeç, që gjetën njëri-tjetrin në dua.com dhe vendosën të ndërtojnë një jetë të re përtej distancës.

Dy jetë paralele që prisnin kryqëzimin

Anila është parukiere në Fier, një vajzë plot jetë që gjithmonë ka dashur të shohë botën përtej horizontit të qytetit të saj. Ëndrra e saj më e madhe? Të gjente dashurinë që do ta çonte diku larg, jo thjesht gjeografikisht, por edhe emocianalisht – një dashuri që do të ishte themeli për një jetë ndryshe nga ajo që kishte parë rreth saj.

Erioni, psikolog i diplomuar nga Pogradeci, kishte 3 vite që jetonte dhe punonte në Dortmund të Gjermanisë. I qetë, i matur, por me një zemër që kërkonte diçka më shumë se vetëm suksesin profesional. Ai donte një grua shqiptare, dikë që do ta kuptonte pa pasur nevojë të shpjegonte traditat apo kulturën. “Kurrkush nuk të kupton sikurse shqiptarja,” thotë ai me bindje.
“Nuk ja vlen të harxhosh gjithë jetën derisa të merren vesh tamam.”

Motra që ndryshoi gjithçka

Motra e Anilës kishte dëgjuar për dua.com dhe e kishte përdorur vetë, ndonëse nuk i kishte rastësuar fati të gjente dashurinë aty. Kur Anila  i tregoi se po e përdorte aplikacionin, motra fillimisht u tregua skeptike. “Mos e shkarko ti,” i tha me shaka gjysmë-serioze.

Por Anila e kishte marrë vendimin. Filloi ta trajtonte si lojë. “Më pëlqente të rregulloja profilin, të mbushja informata, të njihja njerëz të rinj,” tregon ajo duke qeshur. Merrte shumë pëlqime, bënte matches, por asnjë bisedë nuk shkonte më larg se disa mesazhe të zakonshme.

Derisa më 18 shkurt 2022, ndodhi diçka ndryshe. Profili i Erionit shfaqet në ekranin e saj – plot foto, i kompletuar me kujdes, serioz por jo i mërzitshëm. “Më la përshtypje që nga momenti i parë,” kujton Anila . “Fiziku i tij më tërhoqi menjëherë – në fund të ditës, ajo është pasqyra e parë që ke për një njeri. Por pastaj pashë që edhe ai kërkonte një lidhje serioze, familjare. Kishim mendime të ngjashme për jetën.”

Fjala e parë që ndryshoi zemrën

Kur Erioni i shkroi, ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët. Nuk ishte thjesht një kompliment i zakonshëm apo një “Si je?” rutinë. “Ai më mori zemrën që në fjalën e parë,” thotë Anila  me sytë që i shkëlqejnë ende kur e kujton atë moment.

Pas një jave bisedash në aplikacion, kaluan në WhatsApp. Bisedat u bënë të përditshme, telefonatat zgjasnin me orë. Erioni në Dortmund, Anila në Fier – 2000 kilometra mes tyre, por në çdo bisedë distanca dukej sikur zvogëlohej.“Diqysh më dukej sikur e njihja me vite,” shpjegon Anila.

“Ishte tepër e çuditshme, por edhe magjepsëse. Çdo ditë flisnim, ishte vërtet i interesuar dhe tejet i përkushtuar.”

Takimi që i bashkoi prindërit në sekret

Maj 2022. Pas 2 muajsh bisedash të përditshme, Erioni mori avionin për në Shqipëri. Anila  e kishte treguar vetëm tek mamaja – babai dhe pjesa tjetër e familjes nuk dinin asgjë. “Koncepti i dua.com ishte pak i largët për ta,” shpjegon ajo. “U thashë që jemi njohur në internet, në rrjete sociale.”

Takimi i parë zgjati vetëm disa orë. Erioni kishte ardhur posaçërisht në Fier për të, por duhej të kthehej shpejt. “Ishte plot emocione,” kujton Anila. “E dija që ai ishte i duhuri, por ta shihja përballë, ta prekja dorën… ishte konfirmimi që kisha nevojë.”

Pas atij takimi, vizitat u bënë mujore. Një herë në muaj, Erioni fluturonte nga Gjermania apo udhëtonte nga Pogradeci në Fier. “Të dy ishim në punë, nuk mundeshim më shpesh,” shpjegon Anila . “Por çdo ditë flisnim. Ai kishte moshën, ishte tepër serioz, ndanim mendimet që nga momenti i parë.”

Beteja për dashurinë kundër distancës

Kur Anila më në fund u tregoi prindërve për Erionin në 2023, reagimi nuk ishte ai që shpresonte. Jo vetëm që ai jetonte në Gjermani, por edhe Pogradeci ishte më shumë se 3 orë larg nga Fieri.

“Jo, nuk na pëlqen kjo lidhje. Është shumë larg, edhe Pogradeci e lërë më Gjermania. Jo, s’bën…”

Por Anila  ishte e vendosur. “Sado që i doja prindërit, dashuria për Erionin nuk kishte asnjë opsion për shuarje,” thotë ajo me vendosmëri. Prindërit e panë që vajza e tyre nuk do të ndryshonte mendje.

Atëherë ndodhi diçka e bukur – babai i Erionit erdhi në Fier për të takuar babain e Anilës. Burrat u ulën, biseduan, dhe organizuan një takim ku të gjithë prindërit u njohën. Familjet që fillimisht kishin dyshime, filluan të shihnin dashurinë e sinqertë mes fëmijëve të tyre.

Një “po” në fund të vitit, një jetë e re në fillim

28 dhjetor 2023 – data kur Erioni i propozoi Anilës. Ajo tha “PO” pa hezitim. Më 16 shtator 2024, u kurorëzuan në një ceremoni intime. “Dasmën do ta bëjmë më vonë,” shpjegon Anila . “Kam ide shumë të qarta se si e dua, por tani duam të stabilizohemi së pari.”

Pas kurorëzimit, filluan bashkëjetesën në Pogradec. Por Erioni kishte marrë një vendim të madh kohë më parë – kishte hequr dorë nga jeta në Gjermani për të qenë pranë Anilës. “Erdhi në Shqipëri për mua,” thotë ajo me mirënjohje në zë.

Tani, ata planifikojnë një kapitull të ri. Erioni pret vizën e punës për Düsseldorf, ku jetojnë vëllai dhe motra e tij. “Mundësitë ekonomike në Pogradec janë të vogla,” shpjegojnë ata. “Duam t’u japim fëmijëve tanë mundësi më të mira se ato që kemi pasur ne.”

Sakrificat që bëhen për familjen

Erioni nuk do të punojë si psikolog në Gjermani – një sakrificë profesionale për një të ardhme më të mirë familjare. “Është vetëm një sakrificë për familjen tonë,” thotë ai thjesht. Anila  e shikon me admirim. “Për mua ishte e rëndësishme të gjeja një mashkull që të më mbante afër, të ishte afër në komunikim, të më kuptonte. Erioni është i gjithë kjo dhe më shumë.”

Ajo që filloi si “lojë” në një aplikacion, u kthye në dashurinë që Anila gjithmonë e kishte ëndërruar. “Arsyeja pse shkarkova dua.com ishte që të dilja jashtë vendit, të gjeja dashurinë dhe të largoja nga Shqipëria,” pranon ajo duke qeshur. “Në mënyrë indirekte, ja arrita!”

Mesazhi për zemrat që kërkojnë

Sot, teksa presin dokumentet për të nisur jetën e re në Gjermani, Anila dhe Erioni janë të rehatuar dhe të lumtur. “Jemi duke krijuar diçka në jetën tonë,” thotë Anila . “Një familje, një të ardhme, një histori ndryshe nga ajo e familjeve tona.”

Për femrat që ende dyshojnë të provojnë fatin online, Anila ka një mesazh: “Si platformë, është tepër e sigurt. Aplikacioni është super, sepse mbi të gjitha të jep plotësisht kontrollin mbi njoftimet dhe aktivitetin tënd me persona të tjerë. Mos kini frikë të provoni – dashuria mund të jetë vetëm një match larg.”

Erioni shton me qetësinë që e karakterizon: “Kur gjen personin e duhur, distanca bëhet thjesht një detaj. Ne zgjodhëm të jetojmë mirë – së bashku.”

Histori të ngjashme dashurie

Denisa & Veroni

Në fillim të vitit 2025, Denisa nga Rahoveci kishte vetëm 20 vjet kur, pas lajmit...

15.08.2025

Genton & Leonora

Në korrikun e nxehtë të 2020-ës, kur bota ishte e mbyllur dhe zemrat kërkonin...

24.10.2025

Tina & Drini

Tina dhe Drini para pak muajsh kanë festuar ditëlindjen e parë të vajzës së...

18.07.2025