Arta & Dreni

  • Martuar në 2022
  • Në lidhje që nga 2022
  • Greqia

Kur fati vendos të të gjejë dashurinë

Arta

Ka jetuar në Republika e Maqedonisë

Dreni

Ka jetuar në Gjermani

Në dhjetor 2021, Arta dhe Dreni u takuan përmes dua.com – ajo me profil të hapur fshehurazi nga motra, ai nga sugjerimi i miqve. Një mesazh i thjeshtë i bashkoi nga Kumanova dhe Stuttgart-u, përmes Kosovës dhe Gjermanisë, deri në Selanik, ku tani jetojnë me dy fëmijët e tyre.

Kush janë Arta dhe Dreni?

Arta (32) është një psikologe e diplomuar në Psikologji dhe Shkencat Politike, e rritur në Kumanovë, me një karakter të qetë dhe të matur. Për shkak të angazhimeve intensive akademike dhe profesionale, ajo e kishte lënë gjetjen e dashurisë në dorën e fatit, megjithëse familja e saj vazhdimisht e pyeste pse ende ishte vetëm.

Dreni (33), nga ana tjetër, është një sipërmarrës i suksesshëm në marketingun dixhital, me origjinë nga Ferizaji, i cili është rritur dhe jetonte në Stuttgart. Si sipërmarrës, ai e kuptonte rëndësinë e gjetjes së dashurisë së vërtetë dhe vendosi t’i jepte një mundësi aplikacionit dua.com. 

Kur motra t’bohet msit

Ishte motra e Artës, Gresa, që hapi fshehurazi profilin në dua.com në dhjetor të vitit 2021. Fillimisht e zemëruar, Arta u bind ta përdorte pas këmbënguljes së motrës së saj, e cila ia kishte përgatitur tashmë profilin.

Mes shumë “likes” dhe mesazheve që nuk ndiheshin të sinqerta, mesazhi nga Dreni i ra në sy. Në fillim nuk e pëlqeu aspak në pamje, por biseda e tij e bëri kurioze, aq sa edhe e ëma e inkurajoi të vazhdonte bisedën pasi lexoi disa nga mesazhet e tyre.

A e dinë prindërit që kemi dalë?

Takimi i parë ndodhi në fillim të vitit 2022 në Kumanovë. Ishte një situatë delikate për Artën, pasi babai i saj ishte më konservator dhe ajo fillimisht hezitonte t’i tregonte.

Motra e saj, Gresa, ndërhyri duke ia shpjeguar babait se ajo do të takohej me një djalë serioz, të njohur përmes aplikacionit dua.com, gjë që e qetësoi atë dhe e bëri të pranonte takimin.

Dreni nga ana tjetër udhëtoi nga Gjermania për në Kumanovë vetëm për të takuar Artën. Ky takim i parë ndryshoi gjithçka për Drenin, i cili menjëherë e ndjeu se Arta ishte personi që kishte kërkuar gjithmonë dhe gjatë takimit e telefonoi nënën e tij për t’i treguar sa seriozisht e kishte këtë lidhje.

A po don me i taku prindërit e mi?

Në takimin e dytë, Arta vendosi t’i bëjë një pyetje të rëndësishme Drenit: nëse do të ishte i gatshëm të takonte prindërit e saj. Për të, kjo ishte një mënyrë për të kuptuar seriozitetin e tij. Dreni kërkoi pak kohë për ta përpunuar, por shpejt dha një përgjigje pozitive – po.

Ky hap i vogël për të dy ishte në fakt një hap i madh për lidhjen e tyre. Ishte shenja se të dy e shihnin këtë marrëdhënie si fillimin e një jete së bashku. Për Artën, kjo ishte mënyra më e sinqertë për të parë nëse ia vlente të vazhdonte – dhe përgjigjja e Drenit ia dha këtë siguri.

Kur koha nuk ka rëndësi në dashuri

Vetëm disa muaj pas njohjes së tyre, Arta dhe Dreni zbuluan se do të bëheshin prindër. Ky lajm, megjithëse i papritur, ishte një dëshmi e qartë se kishin bërë zgjedhjen e duhur.

Më 5 dhjetor 2022, lindi djali i tyre, Rroni, duke e mbushur jetën e tyre me gëzim dhe përgjegjësi të reja. Pas dy vjetësh e gjysmë, më 15 qershor 2025, familja u zgjerua përsëri me lindjen e djalit të tyre të dytë, Lion. 

Gjatë këtyre viteve, ata udhëtuan dhe jetuan në vende të ndryshme, si Gjermania dhe Kosova, përpara se të vendoseshin përfundimisht në Selanik. Tani ëndërrojnë të vazhdojnë aventurën e tyre familjare në Malta, duke treguar se dashuria dhe familja e tyre janë gjithmonë gati për sfida dhe aventura të reja. 

Kur e di çfarë kërkon

Kur e pyetëm Artën se si e kishte parë dua.com, ajo përgjigjet:

“Kur kërkon diçka serioze, e di edhe ku nuk duhet ta kërkosh”.
Për mua, ky vend ishte Snapchat, një platformë që e shihja si vend për lidhje të fshehta e afatshkurtra, diçka që nuk më pëlqente fare.

Ky ishte edhe filtri im në dua.com. Nëse dikush përmendte Snapchat-in, për mua ishte menjëherë një ‘JO’.

Por dua.com ishte krejtësisht ndryshe – një vend ku vërtet gjen seriozitet dhe lidhje kuptimplota. Prandaj dhe e dua këtë platformë, sepse më solli partnerin tim të jetës dhe një familje të bukur.

Një mesazh për ata që kërkojnë dashurinë

Arta dhe Dreni inkurajojnë të gjithë që të kenë kurajo dhe të provojnë aplikacione serioze si dua.com. Sipas tyre, aplikacioni është veçanërisht ideal për shqiptarët në diasporë.

Për Artën, është shumë më e bukur kur dashurinë e jetës e gjen brenda kulturës dhe gjuhës tënde amtare, ndërsa Dreni shton se “Në dashuri, koha nuk ka rëndësi. Më e rëndësishme është të jesh gati të marrësh hapin e duhur në momentin që fati troket në derën tënde.”


Shënim: Kjo çift ka zgjedhur të mos ndajë imazhe apo video personale për të ruajtur privatësinë e tyre. Ne respektojmë vendimin e tyre dhe i falënderojmë sinqerisht që ndanë me ne historinë e tyre të bukur.

Histori të ngjashme dashurie

Genton & Leonora

Në korrikun e nxehtë të 2020-ës, kur bota ishte e mbyllur dhe zemrat kërkonin...

24.10.2025

Ardita & Durimi

Çifti Ardita dhe Durimi po jetojnë vitin e parë të martesës së tyre të lumtur...

28.05.2025

Gentiana & Xhemajl

Në zemër të Gjermanisë, në qytetet plot jetë të Hamburgut dhe Berlinit, nisi...

01.08.2025