Besarta & Shkëlqimi
- Martuar në 2023
- Zvicër
Dashuria që lidhi trojet shqiptare

Besarta

Shkëlqimi

Besarta nga Lipjani dhe Shkëlqimi nga Kumanova sot jetojnë të martuar e të lumtur në Zvicër. dua.com bashkoi dy zemra shqiptare që dikur i ndante distanca.
Kush janë Besarta dhe Shkëlqimi?
Besarta (34) është nga Lipjani. E shkolluar dhe e suksesshme, ajo e ndërtoi me kujdes karrierën e saj në marketing dhe politikë, duke mbetur gjithmonë e lidhur fort me rrënjët e saj në Kosovë.
Shkëlqimi (34) është me prejardhje nga Kumanova, por është rritur dhe shkolluar në Zvicër. Sot është një sipërmarrës i ri e i suksesshëm, me biznesin e vet dhe një jetë profesionale të qëndrueshme.
Për Besartën, ideja për ta lënë jetën që kishte ndërtuar në Kosovë dhe për të nisur nga e para në Zvicër nuk ishte aspak e lehtë. Edhe Shkëlqimi dyshonte se do të gjente dikë të gatshëm të hapte një kapitull të ri për dashurinë. Kur dua.com i bashkoi, lidhja e tyre doli më e fortë se distanca dhe dyshimet.
Stigma rreth aplikacioneve të njohjeve dhe ndryshimi i dua.com
Sot janë të lumtur e të martuar, por Besarta nuk e kishte menduar kurrë se do ta gjente dashurinë përmes një aplikacioni njohjesh.
“Në shoqërinë tonë kishte një lloj paragjykimi ndaj aplikacioneve të njohjeve. Mendoja se shumica kërkonin diçka kalimtare, si një lidhje për një natë, e jo një marrëdhënie serioze”, tregon ajo me sinqeritet.
Megjithatë, në mars të vitit 2021, pikërisht një ditë para se të mbushte 30 vjeç, ajo vendosi ta shkarkonte dua.com.

Një fillim i ri pas ankthit dhe vetmisë
Edhe sot e kujton qartë datën 16 mars 2021. Vetëm tri ose katër ditë pasi ishte regjistruar në dua.com, dhe një ditë para ditëlindjes së saj të 30-të, u bë match me Shkëlqimin.
Ishte një periudhë e vështirë dhe plot reflektim. Pasi ishte përballur me ankthin, Besarta ndihej gjithnjë e më e vetmuar. Nuk e shqetësonte mosha 30-vjeçare; e rëndonte ndjesia se i mungonte dikush pranë.
“Doja dikë që të më kuptonte dhe të më dëgjonte vërtet. Ndonjëherë të mungon një person edhe para se ta kesh njohur apo parë.” Njohja me Shkëlqimin e ndryshoi atë ndjesi.
Kur rrugët e tyre u kryqëzuan në Tiranë
Distanca mes Kosovës dhe Zvicrës ishte e madhe, ndërsa pandemia e Covid-19 i vështirësonte edhe më shumë udhëtimet. Sikur fati të donte t’i bashkonte simbolikisht trojet shqiptare, takimin e tyre të parë e caktoi në Tiranë.
Besarta udhëtoi nga Kosova drejt aeroportit të Tiranës për të takuar një burrë që vinte nga Zvicra dhe të cilin nuk e kishte parë kurrë nga afër. E vetme dhe plot emocione, në mendje i sillej vetëm një pyetje: “Po sikur të mos vijë? Po sikur të udhëtoj deri në Tiranë dhe ai të më lërë duke pritur në aeroport?” Intuita i thoshte se gjithçka do të shkonte mirë. Dhe ashtu ndodhi: ai erdhi.
“Rrezikova shumë, sidomos sepse nuk i tregova babait”
“U nisa nga Lipjani me taksi drejt aeroportit të Tiranës dhe e prita atje. Nuk ishim takuar kurrë nga afër. Për takimin dinin vetëm nëna, motra dhe vëllai im – babai jo”, kujton Besarta.
Ajo është shumë e lidhur me babanë dhe pikërisht për këtë e kishte edhe më të vështirë t’i tregonte se po shkonte të takonte një burrë nga Zvicra, të cilin nuk e njihte. Është një hezitim që shumë gra shqiptare e njohin kur vjen koha të flasin me babanë për një partner të mundshëm të jetës.

Nga dashuria “me zërin e parë” te martesa
Besarta e quan lidhjen e tyre “dashuri me zërin e parë”. Para se të shiheshin nga afër, ata e njohën njëri-tjetrin përmes bisedave të gjata dhe zërit të njëri-tjetrit.
Pas takimit të parë, komunikimi nuk u ndërpre më. Për muaj të tërë folën për bindjet, vlerat dhe të ardhmen që dëshironin të ndërtonin.
Më vonë, Besarta e vizitoi Shkëlqimin në Zvicër. Zërin e tij nuk e dëgjonte më vetëm në telefon, por edhe në ritmin e përditshmërisë: në kuzhinë, gjatë shëtitjeve dhe në heshtjet që ndanin bashkë.
“Pasi i mora vaksinat kundër Covidit, shkova për herë të parë në Zvicër dhe qëndrova dhjetë ditë me të. E pashë nga afër jetën e tij dhe e kuptova se mund ta ndërtoja të ardhmen time atje”, tregon Besarta.
Një jetë e re dhe një familje në Zvicër
Lidhjen e bënë zyrtare në gusht 2021, u fejuan në gusht 2022 dhe u martuan në gusht 2023. Në nëntor 2024 erdhi në jetë vajza e tyre, simboli më i bukur i gjithçkaje që lindi nga ai match i parë.
Dy karaktere të ndryshme, një dashuri e madhe
Besarta është e gjallë, energjike dhe shprehëse. Shkëlqimi është i qetë, i matur dhe i butë. “E kemi gjetur balancën që na mungonte”, thotë ajo. Për ta, pikërisht kjo është bukuria e dashurisë së vërtetë: të mos jesh i njëjtë me tjetrin, por ta plotësosh.
Historia e tyre është më shumë se një histori dashurie. Ajo dëshmon se, edhe në një periudhë të errët vetmie, një vendim i vogël mund të ndezë një dritë të madhe.
Për Besartën dhe Shkëlqimin, dua.com nuk ishte thjesht një aplikacion. Ishte një derë që u hap pikërisht kur kishin më shumë nevojë.

Gjeje dashurinë e jetës






