Denisa & Veroni

  • Fejuar në 2025
  • Në lidhje që nga 2025
  • GjermaniGermany flag

Kur fati të shtyn drejt dashurisë

Denisa

Denisa

Ka jetuar në GjermaniGermany flag
Veron

Veron

Ka jetuar në GjermaniGermany flag
Denisa & Veroni

Në fillim të vitit 2025, Denisa nga Rahoveci kishte vetëm 20 vjet kur, pas lajmit të fejeses së qikës së axhës, vendosi për hajgare me mamin të hapë një profil në dua.com.

Pak e dinte se ky vendim spontan do ta çonte te Veroni, 24-vjeçari nga Vushtrria që jetonte 200 kilometra larg në Nyrnberg, i cili do të bëhej dashuria e jetës së saj. Tani të fejuar dhe plot plane për të ardhmen, ata ndajnë historinë e tyre të veçantë.

Një jetë mes dy botërave

Denisa ka vetëm 20 vjet por di saktë çfarë do nga jeta. Jeton në Mynih, ku po kryen praktikën si Fahrzeugdisponentin.
E rritur në Gjermani por me zemër nga Rahoveci, ajo përfaqëson brezin e ri që balancon mes dy botëve. Familja e saj e madhe – me gjithë axhat dhe dajat që jetojnë afër – është baza e fortë që e mban të lidhur me traditat.

Veroni, 24 vjeç nga Vushtrria, ka ndërtuar jetën e tij në Nyrnberg, ku punon në sektorin e ngrohjes dhe sanitare. Me ambicie të qarta dhe plane konkrete për të ardhmen, ai mishëron atë që Denisa gjithmonë kishte kërkuar – një burrë të formuar, me plane konkrete, me dy këmbë në tokë.

Download dua.com

“Mami, po e hapi dua.com!”

Janari i 2025 filloi me një bisedë të pazakontë në shtëpinë e Denisës. Qika e axhës sapo ishte fejuar, dhe Denisa befas e pyeti veten: “Pse unë jo?”

Për ne që jemi rritur jashtë Kosove, njohja me dikë nga e njëjta kulturë gjithmonë ka qenë sfidë. Ose duhej të shkoje në Kosovë për të takuar dikë, ose duhej që dikush të të gjente ty. Por edhe kur shkoja në Kosovë, integrimi ishte i vështirë – mënyra se si e shihja botën ishte ndryshe, sidomos kur je rritur në një vend si Gjermania.

Prindërit e mi ishin njohur vetë, dhe unë gjithmonë kisha dashur të isha zonja e vetvetes në zgjedhjet e mia. Por hezitoja të përdorja aplikacionet e zakonshme të njohjeve sepse ishte pothuajse e pamundur të gjeje shqiptarë atje.

Kur dëgjova për dua.com, e dija saktësisht që kjo ishte zgjidhja ime. Atë ditë ia tregova menjëherë mamit.

“I thashë mamit, po e bëj dua.com edhe do të gjej dashurinë e jetës,” kujton Denisa me buzëqeshje. Fillimisht më shumë për hajgare, mami dhe bija kaluan orë duke rregulluar profilin e saj.

Për siguri, Denisa përdori emrin “Elisa” – nuk dinte çfarë njerëzish mund të gjente atje.

“Elisa, po të shkruan dashuria” 🙂

Pas vetëm 2-3 ditësh, një mesazh erdhi nga Veroni. Denisa nuk deshi t’i kthente përgjigje menjëherë, por koleget në punë e bindën ndryshe.

Pas 4 ditësh, ajo i shkroi përgjigje. Kur filluan të shkruanin, diçka e veçantë ndodhi – bisedat rrjedhnin natyrshëm, sikur të njiheshin prej kohësh.

Momenti i vërtetës erdhi kur Veroni kërkoi Instagram-in e saj. Denisa kishte harruar komplet që në profil kishte emrin “Elisa”. “Ai vazhdonte të më thërriste Elisa, dhe unë nuk kuptoja pse insistonte kaq shumë me emrin,” tregon ajo duke qeshur.

Një shëtitje që nuk doja të mbaronte kurrë

Pas një jave bisedash intensive me net pa gjumë duke folur, erdhi momenti për takimin e parë. Veroni udhëtoi për në Mynih, dhe zgjodhi parkun “Englischer Garten” – vendin që do të bëhej i veçantë për ta.

Ajo që duhej të ishte një kafe e shpejtë u kthye në 4 orë ecje pa ndalur.

“Më la përshtypje që ai e kishte planifikuar gjithçka, edhe pse nuk ishte nga Mynihu,” thotë Denisa për atë ditë. Pas shëtitjes shkuan të hanin bukë, dhe aty filloi diçka që të dy e ndjyen menjëherë – ishin “Seelenverwandte”, shpirtëra të lidhur.

Pak nga pak, te dhëndri më i mirë

Në takimet që pasuan, Denisa shkoi 2-3 herë në Nyrnberg dhe njoftoi “kapak kapak” të gjithë familjen e Veronit. Në anën tjetër, Veroni vinte non-stop në Mynih, duke u bërë pjesë e familjes së Denisës.

Mami e saj tani e quan “dhëndrin më të mirë në botë”.

Download dua.com

Sinqeriteti, themeli i dashurisë së tyre

Një nga momentet përcaktuese të marrëdhënies së tyre ishte vendimi për të qenë plotësisht të hapur me njëri-tjetrin. Denisa ndjeu nevojën të ishte transparente që në fillim. 

“Nuk doja të krijoja një mendim të rremë për veten. Doja të isha sa më autentike që të ishte e mundur,” shpjegon ajo.

“E dija që nëse do të isha e sinqertë dhe kjo ishte dashuria e vërtetë, atëherë do të mund të isha vetvetja, pa pasur rezerva apo brenga se a më kupton apo jo.” 

E njëjta gjë ndodhi me Veronin – folën për gjithçka pa rezerva, pa u ndalur kurrë. Kjo hapje e plotë krijoi një lidhje të thellë mes tyre.

“S’është normale sa mirë ndihesh kur mund të jesh tamam ai person që je,” thotë Denisa me emocion.

Me Veronin, ajo gjen atë që i kishte munguar te shumica e shqiptarëve që kishte njohur – dikush tepër i dashur që kujdeset për familjen, për të, dhe që është “tamam burrë” me plane dhe ambicie.

Një dashuri, mes dy kulturave

Një aspekt tjetër që i lidh thellësisht është fakti që të dy janë rritur mes dy kulturave: trashëgimia e familjeve shqiptare dhe jeta në shoqërinë gjermane.

Është diçka tepër e veçantë të mund të kalosh natyrshëm nga shqipja në gjermanisht brenda të njëjtës bisedë, duke e ditur që personi përballë të kupton plotësisht – jo vetëm fjalët, por edhe mënyrën se si mendon dhe përjeton të dy botët njëkohësisht.

Një “po” në qershor dhe planet për jetën

Më 23 qershor 2025, pas pesë muajsh njohje, Denisa dhe Veroni u fejuan. Prindërit e të dyve u njoftuan dhe e mirëpritën lajmin me gëzim të madh.
Tani planifikojnë kurorëzimin për fund të vitit 2025 dhe dasmën e madhe për 2027 në Kosovë.

“Duam të planifikojmë dhe ta bëjmë përqef siç duam ne vetë,” shpjegon Denisa për vendimin të presin deri në 2027.

Pas martesës, do të vazhdojnë jetën në Gjermani, ku të dy janë rritur dhe ku ndajnë të njëjtin mentalitet – të lidhur fort me Kosovën por të integruar plotësisht në shoqërinë gjermane.

Dubai ishte udhëtimi i tyre i parë si çift, dhe tani presin me padurim pushimet verore në Kosovë. Çdo fundjavë kalojnë kohë bashkë pavarësisht distancës, duke pritur me mall takimin e radhës.

“Kurrë s’na kishte ra puna me u taku pa dua.com”

Denisa është e qartë: pa dua.com, ajo dhe Veroni kurrë nuk do të ishin takuar.

“Kurrë s’na kishte ra puna me u taku ose me pa njëkënd, e lëre më me pas këtë ndenjën kaq të veçantë,” thotë ajo me bindje.

Për Denisën, që kurrë nuk kishte konsideruar të njihte dikë jo-shqiptar, dua.com ofroi atë që asnjë aplikacion tjetër nuk mund ta jepte – mundësinë të gjente një shqiptar në Gjermani me të njëjtat vlera dhe aspirata.

“Kërkush nuk të kupton si shqiptari, me kërkënd nuk mund të shprehesh si me shqiptar,” shpjegon ajo pse zgjedhja e saj ishte gjithmonë e qartë.

Sot, kur e pyesin çfarë e bën kaq të lumtur, Denisa thotë thjesht:

“S’po di çka me lyp mo. Familja jeme e don shumë Veronin, familja e tij më don tepër, me to jam tepër rehat. Krijojmë kujtime bashkë, ndajmë sende bashkë, krejt jetën du me kalu me to.”

Ëndrra e tyre e përbashkët është e thjeshtë por e fuqishme: të krijojnë familje dhe të plaken bashkë, duke ndërtuar një jetë plot dashuri mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Download dua.com