Genton & Leonora
- Martuar në 2024
- Fejuar në 2020
-
Italia
Dashuria që lindi në afersi dhe lulëzoi përtej kufijve
Genton
Ka jetuar në Kosovë
Leonora
Ka jetuar në Kosovë
Në korrikun e nxehtë të 2020-ës, kur bota ishte e mbyllur dhe zemrat kërkonin lidhje, një djalë nga Kramoviku i Rahovecit dhe një vajzë nga Hasi i Gjakovës u takuan në dua.com. Sot, 5 vite më vonë, Gentoni 27-vjeçar dhe Leonora 26-vjeçare jetojnë të martuar në Itali – dëshmi e një dashurie që sfidoi distancën, traditat dhe paragjykimet.
“Nuk besoja në gurbet, e tash po flas prej Italisë”
Gentoni 27-vjeçar kishte studiuar gjuhë angleze dhe shqipe, por realiteti i tregut të punës në Kosovë e detyroi të punonte në sektorë të ndryshëm. “Jom kon kategorikisht kundër gurbetit”, thotë ai duke qeshur nga shtëpia e tyre në Itali, “po qe ra puna e jom vet tash tu fol prej Italisë me juve”. Në korrik të 2020-ës, rastësisht pa reklamën e dua.com dhe vendosi ta provonte, pikërisht në fillimin e lansimit të aplikacionit.
Leonora, 26-vjeçare nga ana tjetër, vinte nga një familje tradicionale të Hasit, ku vajzat nuk dilnin pa shoqërim dhe ku çdo hap drejt dashurisë duhej të kalonte nëpër filtrat e traditës. Po kërkonte thjesht një lojë në telefon kur i doli dua.com. E instaloi nga kurioziteti, mbushi profilin dhe filloi të shfletonte. Një vajzë e rreptë me tradita, që familja e mbante fort dhe rrallë e linte të dilte vetëm – por që në thellësi të shpirtit besonte se diku e priste dashuria e vërtetë.

Takimi dixhital që ndryshoi dy jetë
Pas 2 ditësh në aplikacion, Gentoni hasë në profilin e Leonorës. “Si e kom pa fotot e saj m’kanë pëlqyer ekstrem edhe i shkruva menjëherë”, kujton ai. Por përgjigja nuk erdhi menjëherë. Disa orë kaluan, dhe ai vendosi të linte përpjekjet për atë ditë.
Kur u kthye në shtëpi nga puna, befasia e priste – Leonora i kishte shkruar. Ajo që ndodhi nga ana e saj ishte edhe më magjike: “Si e kom pa profilin e Gentonit e kom dit që ky ka mu kon burri jem”, tregon Leonora me një siguri që të habit edhe sot.
Brenda 2 ditësh kaluan në Snapchat dhe Leonora bëri screenshot të bisedës së tyre të parë – një gjest që sot e sheh si profetik. Pastaj, në një lëvizje që tregon sa e sigurt ishte për ndjenjat e saj, ajo e fshiu aplikacionin.

Numri që ndryshoi orarin e gjumit
Të shkëmbyerit e numrave nuk ishte e lehtë për Gentonin që donte të respektonte ritmin e saj. Në orën 23:00 të një nate, pasi u kthye nga puna, ai gjeti një mënyrë krijuese: “T’lutem Leonora, qeky është numri jem, nëse mundesh m’em thirr mbas 2 ore që m’em qu për punë apet.”
Dy orë më vonë, telefoni i tij ra. Prej asaj nate, WhatsApp-i i tyre nuk pushoi më. Bisedat e gjata deri në orët e vogla të mëngjesit u bënë rituali i tyre i përnatshëm, duke ndërtuar një lidhje që shkonte përtej fjalëve.
Kur tradita takon teknologjinë moderne
Më 13 gusht, një ditë para ditëlindjes së Leonorës dhe vetëm 14 ditë pasi kishin filluar të flisnin, Gentoni kërkoi takimin e parë. Leonora, e rritur me tradita të forta, pranoi por me një kusht: “Po mundem me dal, ama duhet me u kon dikush me mu.”
Kur Gentoni pa që ajo erdhi me vëllanë, në vend të zhgënjimit ndjeu admirim. “M’ka lon me kuptu çfarë karakteri ka kjo çikë.”
Vëllai i Leonorës qëndroi pak, mjaftueshëm sa të vlerësonte djalin që kishte përballë, pastaj i la vetëm. Leonora kujton: “Shumë mirë që e kom pas vëllaun me veti, se s’kisha ditë me fol vet direkt në takimin e parë.”
Nga fejesa e shpejtë te pritja e gjatë
Familja e Leonorës, megjithë fanatizimet fillestare, e patën pak problem me pranuar Gentonin menjëherë. “Fjala e parë që ma kanë thonë u kon mos u ngut, edhe fjala e dytë, mos del me dikënd pa e njoftuar mirë”, kujton Leonora duke qeshur.
Pas 5 muajsh kontakti intensiv, më 25 dhjetor 2020, Gentoni dhe Leonora u fejuan. Gjëja më interesante këtu është që Gentoni & Leonora datën e fejesës e kishin caktuar që nga muaji gusht, vetëm disa javë pasi janë bërë match. “O bre veq e kom ditë gjithë që ky o fati jem”, tregon Leonora tepër e sigurt e duke qeshur.
Por jeta kishte plane të tjera. Martesa u shty për 3 vite e gjysmë për shkak të angazhimeve familjare. Më pas, në tetor 2023, Gentoni u detyrua të shkonte në Itali për punë, duke filluar kështu sfidën më të madhe – 10 muaj larg njëri-tjetrit, pikërisht para martesës.
Vizitat sekrete që forcuan dashurinë
Në fillim të 2024-ës, Leonora mori një vendim të guximshëm. Pas muajve të ndarjes dhe bisedave të gjata nëpër telefon, dëshira për t’u parë u bë e padurueshme. Me pretekstin e vizitës te një shoqe në Zvicër dhe te vëllezërit në Lozanë, ajo organizoi takime sekrete me Gentonin në Itali.
“U kon një rrezikim shumë i madh”, pranon ajo sot. Planifikimi duhej të ishte i përsosur – çdo detaj, çdo alibi. Herën e parë qëndroi 5 ditë në shkurt, duke i thënë familjes se ishte te shoqja. Ato ditë ishin magjike – pas muajsh ndarje, të ishin përsëri bashkë ndjehej sikur koha kishte ndaluar.
Befasia ishte kur Gentoni i preu biletën për një vizitë të dytë. Kësaj here Leonora qëndroi 2 javë të plota, duke krijuar “kujtimet më të mira deri atëherë”. Çdo moment bashkë ishte i çmuar, duke ditur se pas pak do të ndaheshin përsëri.
Kthimi ishte emocional – ajo harroi valixhen në Zvicër nga të qarat për Gentonin. “Nuk mundesha me u ndal me qarë”, kujton ajo. Deri sot, familja beson se ajo ishte në një resort malor zviceran, duke shiijuar peizazhet alpine dhe qetësinë e maleve. E vërteta ishte shumë më e ëmbël – ajo kishte qenë me dashurinë e jetës së saj.
Dasma që bashkoi traditën me modernitetin
Me 10 gusht 2024, Gentoni dhe Leonora u martuan. Përgatitjet i bënë online gjatë muajve të ndarjes, por dasma respektoi të gjitha traditat – veshjet, dukatet, çdo detaj që kërkonte familja e nuses.
Në dasmën e tyre, nuk kishte asgjë të tepruar. Vetëm njerëzit e afërt dhe një ndjenjë e pastër lehtësimi. Gjithçka që kishte qenë e ndarë nga distanca, më në fund u bë një. “U kon eventi ma i mirë i jetës tonë”, thotë çifti.
Pas 2-3 ditësh nga dasma, ata udhëtuan për muajin e mjaltit në Itali, ku vizituan disa qytete dhe shijuan atmosferën tipike italiane. Pas asaj periudhe plot kujtime, vendosën të fillonin jetën e tyre të përbashkët aty./
Dashuria që vazhdon dhe sekreti që ruhet
Edhe sot, shumica e njerëzve mendojnë se Gentoni dhe Leonora u njohën diku në Kosovë, pasi jetojnë vetëm 40 minuta larg njëri-tjetrit. Pothuajse askush nuk e di që dua.com i bashkoi – një aplikacion që Leonora e kishte instaluar duke kërkuar një lojë, dhe që Gentoni e kishte hapur nga kurioziteti.
Leonora ruan me fanatizëm çdo mesazh dhe foto nga takimet e para. Screenshots të bisedave, fotoja e takimit të parë me vëllanë, biletat e avionit nga vizitat sekrete – çdo gjë është e ruajtur si thesar. “Du me i tregu fëmijës tonë një ditë se si na ka bashku dashuria”, thotë ajo.
Kishin menduar ta quanin “Dua” nëse ishte vajzë – një emër që do të ishte homazh për aplikacionin që i bashkoi. Por motra e Leonorës ua mori përpara. “Na e vjedhi emrin”, qesh Leonora, “po s’ka problem, edhe ashtu do të gjen një emër të bukur.”
“Gentoni është pak më i përmbajtur e introvert, e unë jam tepër ekstrovert”, shpjegon Leonora sekretin e ekuilibrit të tyre. “Ai më qetëson kur jam shumë energjike, e unë e nxjerr përsëri në jetë. Të dytë i dimë detyrat e obligimet e martesës edhe e respektojmë njëri-tjetrin.”
Mesazhi për zemrat që kërkojnë
Sot nga Italia, Gentoni dëshiron të falënderojë dua.com dhe të ndajë historinë e tyre me të gjithë ata që janë duke hyrë në të 30-at dhe ende presin dashurinë.
Leonora, që e dinte nga momenti i parë se kishte gjetur burrin e jetës, thotë thjesht: “Mos paragjykoni – ironia e fatit është tepër interesante. Unë gjithë kom mendu që kom mu martuar në qytet, e Gentoni kurr s’ka dashur në gurbet. E tash jemi në një qytez në Itali tu jetuar :)”
Historia e tyre dëshmon se dashuria e vërtetë nuk njeh distanca, tradita apo kohë. Mjafton të kesh guximin të hapësh zemrën – qoftë edhe përmes një aplikacioni që e instalove duke kërkuar një lojë.


