Lirije & Besarti

  • Martuar në 2025
  • Fejuar në 2024
  • ItaliaItaly flag

Kur zemra gjen rrugën për në shtëpi

Lirije

Lirije

Ka jetuar në ItaliaItaly flag
Besart

Besart

Ka jetuar në KosovëKosovo flag
Lirije & Besarti

Nga Mitrovica në Bresanone të Italisë, pastaj prapë në Mitrovicë – historia e Lirije Demakut dhe Besart Hasanit është dëshmi se dashuria e vërtetë di të gjejë rrugën, qoftë edhe nëpër aplikacione. Ajo që filloi si një match në dua.com me 3 janar 2024, u shndërrua në një propozim të paharrueshëm në Bolzano dhe tani po përgatitet për një jetë të përbashkët.

Dy jetë paralele që prisnin të kryqëzoheshin

Lirije, 26 vjeçe, kishte lindur në Shipol të Mitrovicës gjatë kohës së luftës, por fati e kishte çuar familjen në Bresanone të Italisë ku ajo punon si asistente në një klinikë dentare. Me prindër të rinj që e kishin përqafuar kulturën moderne pa harruar traditën, Lirija ishte rritur me një liri të rrallë për të zgjedhur vetë rrugën e jetës. Por ajo gjithmonë e dinte – donte një shqiptar, dikë që do ta kuptonte jo vetëm gjuhën, por edhe Bajramin, flijen, dhe atë lidhjen e ngushtë familjare që e karakterizon kulturën tonë.

Besarti, 27 vjeç nga i njëjti qytet i Mitrovicës, kishte përfunduar studimet për infermier dhe drejtonte biznesin familjar në qytetin e tij të lindjes. Vitet e fundit, ai kalonte verët në vendet gjermanofolëse duke punuar dhe mësuar gjermanisht. Si gamer i apasionuar, ai ende kalonte kohë të konsiderueshme duke luajtur Counter Strike, por tani kishte një plan më të qartë për të ardhmen – përvojat e tij verore në vendet gjermanofolëse e kishin bindur se atje e priste një mundësi e re jetese.

Download dua.com

Dashnia jonë filloi me një “Instachat”

Ishte djali i tezes nga Gjermania që i kishte folur Lirijes për dua.com. “Shkarko dhe provo të gjesh fatin e jetës,” i kishte thënë. Lirija me ndihmën e motrës së saj e kishte krijuar profilin më shumë për hajgare në fillim. Pas një matchi të dështuar me një shqiptar në Itali, ajo pothuajse e kishte harruar aplikacionin.

Ndërkohë, Besarti e kishte parë aplikacionin në një Instagram story dhe kishte vendosur ta shkarkonte. Si gamer që nuk dilte shumë, sidomos verës kur diaspora mbushte Kosovën, e dinte që nëse donte të takonte njerëz në ditët e sotme, dua.com ishte zgjidhja.

Kur pa profilin e Lirijes me ato disa foto, diçka e shtyu të provojë fatin. Në fillim të janarit i dërgoi një Instachat – kishte vetëm një të tillë dhe vendosi t’ia dërgonte asaj.

Lirija priti 3 ditë të plota para se t’i kthente përgjigje me 3 janar, ditën kur u bënë match. “Nuk e di pse,” thotë ajo duke qeshur, “ndoshta doja të sigurohesha që ishte serioz.” 

Besarti tregon se që nga momenti i parë i pëlqeu Lirija, por pritja e bëri edhe më kurioz. “Kur folëm në telefon për herë të parë, menjëherë e dita që Besarti ishte personi i duhur për mua. Kishte diçka në zërin e tij që më bëri të ndihesha e sigurt,” kujton Lirija.

“A po bën hajgare me mua?” – Kur surpriza u bë dashuri

Pas 5 muajsh shkrimesh dhe video thirrjesh, Lirija mori një vendim të guximshëm që do të ndryshonte gjithçka. Më së pari, duhej të merrte leje nga puna në Itali – diçka që nuk ishte e lehtë. Me 1 maj 2024, pa i thënë absolutisht asgjë Besartit, ajo hipi në aeroplan për në Kosovë.

“Isha pak e sëmurë dhe shumë e stresuar,” kujton ajo. “Menxi diqysh u bo që të shkoja. Kur më pyeti Besarti pse nuk po i shkruaja, i thashë që jam e lodhur dhe po pushoj.” Ndërkohë, ajo sapo kishte mbërritur me nënën e saj në Mitrovicë.

Besarti, pa e ditur asgjë, kishte vendosur të shkonte në internet kafe për të luajtur Counter Strike. “E dija që ishte e sëmurë, dhe pasi s’kishim me fol shumë, vendosa me shku me lujt CS:GO,” tregon ai. Por Lirija kishte plane të tjera.

Kur i shkroi që ishte para derës së internet kafes ku ai po luante, Besarti mendoi se po bënte shaka. “Hajgare po bon me mu a?” i kishte thënë. “Dërgoma foto se nuk po të besoj.” Edhe pasi ia dërgoi foton, ai vazhdoi lojën, duke menduar se ishte e pamundur.

“Apet e vazhdojsha matchin,” kujton Besarti duke qeshur. “Dikur ma shkrujti ‘O Besart!’ dhe thashë, kadal se qitash diçka nuk është në rregull.” Kur më në fund vendosi të dalë nga kati e dytë dhe e pa atë poshtë, u ndal i shtangur.

“S’mujke me besu se jom ardh,” thotë Lirija. “U kon hera e parë që jemi taku live, edhe tepër u gëzu kur m’ka pa. S’mujke me besu surprizën që ja kom bo, që jom ardh extra prej Italisë për ta me taku.”

Për Besartin, ai moment ishte vendimtar. “E harrova orën, kuleten, gjithçka. Por ia vlente, sepse kur e pashë e kuptova menjëherë – ishte dashuri në shikim të parë. Edhe pse gjatë video calls gjithmonë e kisha parë, por kjo kimia në takim të parë s’është për t’u nënvlerësuar.”

Familjet na përkrahën që nga fillimi

Pas surprizës së madhe në Mitrovicë, ishte radha e Besartit të bënte hapin e radhës. Vetëm një muaj pas takimit të tyre të parë, në qershor 2024, ai vendosi të vizitonte Lirijen dhe familjen e saj në Itali për një javë të plotë.

Rrugës për në aeroport për ta marrë Besartin, Lirija e pyeti babain nëse ishte në rregull që ai të vinte në banesë. Përgjigjja e tij e bën atë të qeshë edhe sot: “Ai tha ‘qitash të ra n’mend me vet a?'” – sikur të ishte gjëja më normale në botë. Kjo ishte vetëm fillimi i një pranimi të plotë familjar.

Një nga aspektet më të bukura të historisë së tyre është pikërisht kjo mbështetje e pakushtëzuar. Prindërit e Lirijes, vetëm 47 dhe 50 vjeç, e kishin kuptuar menjëherë vlerën e dua.com. “Prej momentit të parë i kam treguar prindve,” shpjegon Lirija. “Leje që e kanë lejuar, por edhe u ka pëlqyer që dua.com po jep mundësinë që të njoftohem me shqiptarë edhe pse jetoj jashtë atdheut.”

Për ta, aplikacioni ishte zgjidhja perfekte për një brengë të madhe. “Sidomos në kohën kur gjeneratat e dyta fillojnë të integrohen shumë në shoqëri dhe krijojnë gjithmonë më pak lidhje me shqiptarët jashtë Italisë,” vazhdon Lirija. “Deri në atë pikë më kanë përkrahur që edhe bashkë kanë kqyr profile me mua,” tregon ajo duke qeshur.

Download dua.com

Propozimi që s’ka me u harru kurrë

Besarti tashmë kishte vendosur të propozonte dhe kishte planifikuar gjithçka me kujdes së bashku me familjen. Kishte dalë të blente unazën e fejesës me nënën e Lirijes dhe motrat e saj, të cilat e ndihmonin të zgjidhte përmes video thirrjeve. “Motrat e Lirijes ju ka pëlqyer një unazë, u kon e mirë,” kujton ai.

Kur erdhi në Itali për pushimet e fundvitit, Besarti fillimisht kishte menduar të propozonte me 2 janar – pikërisht një vit pas matchit të tyre të parë në dua.com. Por në momentin e fundit vendosi ta ndryshonte planin. “Mendova se e kupton kjo çka po du me bo,” thotë ai. “Kështu që vendosa ta ndryshoja komplet.”

Natën e Vitit të Ri 2025, në një urë në Bolzano, ai i tha Lirijes të vishej bukur për një shëtitje. “Nuk e kuptoja pse duhet të vishesha mirë vetëm për të dalë,” kujton ajo e hutuar. “Por ai kishte agjendën e tij në krye.”

Motra e Lirijes, e vetmja që dinte gjithçka, xhiroi diskretshëm të gjithë momentin magjik. Kur Besarti ra në gjunjë dhe e pyeti në italisht, Lirija nuk mund ta besonte.

“A përnime e ki?” pyeti ajo me lot në sy, sikur të ishte ëndërr. Dhe me gjithë emocionet që e pushtuan, i tha “PO!” – një po që shënoi fillimin e një jete të re së bashku.

Nga Shipoli në Bresanone – Rrënjët që na lidhin

Ironia e fatit është e mahnitshme – Lirija kishte lindur pikërisht në Shipol gjatë kohës së luftës, në vendin ku tani jeton Besarti, vetëm për të gjetur fatin e jetës përsëri atje me të. “Është sikur gjithçka erdhi në një rreth të plotë,” thotë ajo.

Me 7 korrik 2025, çifti lidhi kurorën në komunë. Tani kanë gjetur banesën e tyre në Bresanone, vetëm 10 minuta larg prindërve të Lirijes. Ndërsa Besarti përfundon dokumentet për të shkuar në Itali, ai përgatitet të punojë si infermier, duke u integruar në sistemin italian së bashku me Lirijen që punon në klinikën dentare.

“Kurr s’kam menduar se mund të jem romantik,” rrëfen Besarti. “Por Lirija më ka shtyrë të dua, të jem kreativ, të krijoj momente që nuk i harrojmë kurrë. Është tepër kënaqësi të jesh në gjendje ta bësh personin që do të ndihet mirë.”

Lirija shton: “Tani ndihem e kompletuar. E kam Besartin, familjen afër, dhe e meritoj këtë jetë të mirë që po ndërtojmë bashkë.” Të dy janë bërë ambasadorë të zjarrtë të dua.com në rrethin e tyre. “Edhe pse të dy jemi nga Mitrovica, kurrë nuk kishim dëgjuar për njëri-tjetrin. Vetëm dua.com diti të na bashkonte.”

Zgjodhëm të jetojmë mirë – bashkë

Historia e tyre është dëshmi se dashuria gjen rrugë edhe kur distanca, kultura dhe rrethanat duken si pengesa.

“Për djemtë që janë single, merrni aplikacionin dhe provoni. Nuk e dini ku mund të jetë fati i jetës – në Itali, Gjermani, Suedi, apo edhe në Kosovë,” porosit Besarti.

“Dhe mos u tutni,” shton Lirija me buzëqeshje. “Unë mezi prisja 3 ditë t’i ktheja përgjigje, por ja ku jemi tani – duke planifikuar dasmën dhe jetën tonë të re. Dua.com na dha mundësinë që kurrë nuk do ta kishim pasur – të gjenim njëri-tjetrin.”

Download dua.com