Louel & Odeta

  • Në lidhje që nga 2025
  • Shqipëri

Kur shoqja ta gjen burrin

Odeta

Ka jetuar në Shqipëri

Louel

Ka jetuar në Shqipëri

Odeta 28 vjeçare nga Peja dhe Louel 30 vjeçar nga Përmeti jetonin në të njëjtin qytet për vite të tëra. Ecnin nëpër të njëjtat rrugë, blenin në të njëjtat markete, por kurrë nuk ishin takuar. Deri një natë qershori kur shoqja e Odetës vendosi ta marrë çështjen në dorë. Sot, 5 muaj më vonë, ata jetojnë bashkë në apartamentin e tyre në Tiranë dhe ndërtojnë një të ardhme që askush nuk e priste kaq shpejt.

Farmacistja nga Peja dhe djali i Përmetit

Odeta 28 vjeçare, lind e rritet në Tiranë, edhe pse rrënjët e saj janë në Pejë. Prindërit kishin ardhur për punë në 1996 dhe qyteti shqiptar u bë shtëpia e tyre e re. Ajo punon si farmaciste dhe kishte vendosur ta mbyllte kapitullin e kërkimit aktiv të dashurisë. “Kur të vijë, të vijë” mendonte ajo.

Louel, 30 vjeçar nga Përmeti, kishte 8 vite që jetonte në Tiranë. Punon për një kompani transporti amerikane dhe e kishte ndërtuar jetën e tij me qetësi në kryeqytet. Por diçka i mungonte. Kishte provuar aplikacione të ndryshme pa rezultat – ishin plot me profile false dhe njerëz që nuk ishin seriozë. Kishte ardhur koha, siç thoshte ai vetë, “me gjet dikënd që më marr për grua.” Dhe e dinte që vetëm një platformë mund t’ia zgjidhte këtë problem.

Dy foto dhe një shoqe që s’dorëzohet

Odeta e njihte dua.com që nga fillimi. E dinte që ishte i vetmi aplikacion për shqiptarët dhe kishte njohur çifte që ishin bashkuar prej tij. Por gjithmonë i kishte rezistuar. Thjesht s’kishte nerva për dating apps.

Shoqja e saj nuk e pranonte këtë. E kishte gjetur burrin e saj në dua.com dhe tani po përgatitej për jetë të re në Kanada. “Si nuk po e kupton që dua.com është zgjidhja?” i thoshte pa pushim. “Unë jam rasti i gjallë!”

Një natë qershori, shoqja vendosi të kalonte në veprim. I mori telefonin Odetës, shkarkoi aplikacionin dhe i hapi profilin. Zgjodhi dy foto, plotësoi pjesën tjetër vetë, dhe ia dorëzoi telefonin mbrapsht. “Ja ku e ke.”

Menjëherë filluan të vinin matches. Por bisedat vdisnin shpejt. Çdo djalë dukej në ego trip, vetëm “unë e unë e unë,” dhe Odeta nuk i duronte dot. Me çdo bisedë të dështuar, pishmonohej që e kishte hapur aplikacionin.

Biseda që s’kishte fund

Louel kishte dua.com që disa vite. Kishte qenë edhe premium një kohë, pasi kishte hequr të gjitha aplikacionet e tjera. Ishin shumë fake, nuk njihje njeri normal. Ajo që e ndryshonte dua.com ishte verifikimi i profileve. Mund të ishe i sigurt se po flisje me një person të vërtetë, jo me scammers.

Atë natë të 18 qershorit, sapo kishte përfunduar likes e fundit kur i erdhi match me Odetën. Ajo nga ana e saj, kur pa profilin e tij, i thirri menjëherë mamit: “Shiko këtë djalin!”

Mama e shikoi dhe qeshi: “Uu, koka i Përmetit! A nuk gjete tjetër në dua.com? Hyre për të gjetur dikënd jashtë e e gjete në Përmet!”

Por biseda që filloi atë natë ishte ndryshe nga të gjitha të tjerat. Intensive, e gjatë, e thellë. Flisnin për gjithçka pa u ndjerë të gjykuar. Qeshnin bashkë. Pas disa orësh, vendosën të kalonin në Instagram.

Dy ditë pas, një jetë përpara

Me 20 qershor, dy ditë pas match, u takuan për herë të parë. Pas pune, të dy disi të lodhur e me halle, por vendosën t’ia kushtonin kohën njëri-tjetrit.

Dolën vetëm për t’u njohur. Mbetën deri në 2 të natës.

Prej asaj dite, nuk ka kaluar as edhe një ditë pa folur e pa u takuar. Koha për ta nuk ka ekzistuar që kur janë njohur. Disa muaj u duken si disa vite. Dashuria i ka vendosur në një realitet vetëm për ata të dy.

Louel tregon çfarë e tërhoqi tek Odeta: “E folura lirisht dhe ndjenja që mund të diskutonim çdo gjë pa u gjykuar. Mund të qeshnim, mund të isha vetja ime. Pastaj mënyra sesi kujdesej për mua ishte diçka që nuk e besoja. Ishte magji që nga momenti i parë.”

Dhe detaji që e vulosi të gjithën: “Edhe ajo i dinte memes, dhe i përcillte serialet që unë i përcillja. Ma kuptonte humorin dhe dinte të gatonte. Bingo!”

Dashuria që nuk priti askënd

Pas disa javësh, në korrik, Odeta tregon se fillon vala e dasmave dhe synetive në Pejë. Pas një muaji së bashku, vendosën që në dasmën e parë të shkonin bashkë dhe Louel të njihte gjithë familjen e saj.

Mikëpritja ishte e jashtëzakonshme. Jo vetëm surprizë për çiftin, por i bëri që lidhjen e tyre ta adhuronin edhe më shumë. Një javë më vonë, ishin të ftuar në dasmën tjetër. Babai i Odetës tha qartë: “Pa dhëndrin s’bën, mos më ardhë.”

Louel ishte takuar me mamën e Odetës pas 3 ditësh. Me babin pas 2 javësh dhe që nga ai moment, ata të dy u bënë shokë të mirë. Gjyshja e Odetës pat një fjalë të urtë për ta: “Gjyshe, prite prite, ama në fund godite!”

Louel tregon se ishte shumë i vetëdijshëm për gjithë këtë proces. Donte t’i njihte të gjithë familjen dhe t’i kryente punët e njoftimit sa më shpejt, që ai dhe Odeta të fokusoheshin në lidhjen e tyre.

Prindërit e tij erdhën në Tiranë për t’u njohur me Odetën. Kur të dy familjet u takuan, dukeshin si shokë të vjetër që po ritakoheshin. Si një familje e madhe që njihej prej kohësh.

Shtëpia e tyre e parë

Në gusht vendosën të fillonin të bashkëjetonin. Në tetor, dy muaj më vonë, e gjetën veten në banesën e tyre të përbashkët. Që nga 15 tetori 2025, ata jetojnë bashkë.

Zgjedhja e apartamentit ishte sfida e parë e vërtetë. Eventi i parë që do zgjidhnin bashkë, vendimi i parë për jetët e tyre. Odeta tregon se aty e kuptoi sa shumë bëhej merak Louel që t’i siguronte një jetë po aq të mirë sa prindërit e saj i kishin ofruar.

Ajo është ekstroverte, ai më introvert. Por kjo i bën që të gjejnë gjithmonë mënyrën e duhur për të ecur në jetë dhe në lidhje. Siç e shprehin ata vetë: “Ndjehemi si një trup. Të dy ishim deri tani vetëm gjysma e vetes. E kuptuam kur u bëmë bashkë.”

Lulja që ia ndriti ditën

Një detaj i vogël që tregon shumë për Louelin: Odeta zakonisht të dieleve nuk punon, e kishte ditën e familjes. Por një të dielë duhej të punonte dhe ishte shumë e mërzitur.

Louel u shfaq në punën e saj me një lule në dorë. E dinte që ishte në punë dhe e dinte që ishte keq. Ia ndriti ditën.

Të gjitha koleget menduan se kishte ditëlindjen. Jo. Thjesht ekzistojnë djem si Louel, “por unë e mora të fundit, siç duket” 🙂

Mesazhi ynë për ju

Odeta e përshkruan thjesht: “dua.com për 72 orë e ka rahatur e ja ka zgjidhur problemin më të madh në jetën time.”

Ata tregojnë se ishin në të njëjtën zonë në Tiranë për vite. Eçnin në të njëjtat rrugë, blenin në të njëjtat markete. Por pa aplikacionin, kurrë nuk do ishin takuar.

Arsyeja pse deshën ta ndanin historinë e tyre është e thjeshtë: të inspirojnë dikë si veten e tyre. Të bëhen ajo shoqja që të bind të instalosh aplikacionin dhe të gjesh qetësinë.

Sepse ndonjëherë, dashuria të gjen kur dikush tjetër ta hap derën.

Histori të ngjashme dashurie

Lia dhe Burimi

Misioni i dua.com është t’i bashkojë njerëzit përmes një platforme të vetme....

12.02.2025

Alma & Arlindi

Alma  nga Klina dhe Arlindi nga Gjakova, që jeton në Gjermani, po bëhen gati...

03.07.2025

Lirije & Besarti

Nga Mitrovica në Bresanone të Italisë, pastaj prapë në Mitrovicë – historia...

29.08.2025