Merita & Enes
- Martuar në 2025
- Fejuar në 2024
-
Gjermani
Kur dashuria nuk njeh kufij
Merita
Ka jetuar në Kosovë
Enes
Ka jetuar në Gjermani
Nga Hamburgu në Skënderaj, përmes një aplikacioni që bashkon zemrat shqiptare, një renovues 24-vjeçar nga Elbasani dhe një edukatore nga Mali i Zi shkruajnë historinë e tyre të dashurisë. Enesi dhe Merita tregojnë se si dashuria e vërtetë triumfon mbi distancën dhe dallimet.
Dy botë të ndryshme, një zemër e vetme
Enesi, 24 vjeç nga Elbasani, ka 5 vjet që jeton në Hamburg të Gjermanisë, ku punon si renovues. Jeta e tij është ndërtuar mes dy botëve – zemra në Shqipëri, por e ardhmja në tokën e huaj. Si shumë të rinj shqiptarë, edhe ai ka mësuar të jetojë me mallin për shtëpi, ndërsa ndërton ëndrrat e tij në distancë.
Merita, 24 vjeçe me origjinë nga Mali i Zi, jeton në Skënderaj të Kosovës, ku sapo ka përfunduar studimet si edukatore në Prishtinë. Ajo është e vendosur në ëndrrat e saj profesionale, por zemra e saj kërkonte diçka më shumë – një lidhje të vërtetë që të mos e largonte nga rrënjët e saj kulturore.
Të dy ishin nga trevat e ndryshme shqiptare, me jetë të ndryshme, por me një dëshirë të përbashkët: të gjenin dashurinë pa humbur identitetin e tyre.
Kur shokët të hapin rrugën drejt dashurisë
Enesi tregon duke qeshur se dua.com e nisi “kot e kot” – shokët në Gjermani ia kishin përmendur shpesh. “Nëse don me njoftu dikend, atëherë dua.com është aplikacioni që bashkon shqiptarët”, i thoshin ata.
Pa asnjë pritshmëri të madhe, vendosi ta provonte, sepse siç thotë vetë: “Kurr s’kisha mujt me paramenduar veten me dikë nga nacionaliteti tjetër.”
Nga ana tjetër, Merita e kishte parë dua.com non-stop në rrjetet sociale. “Marketingu që e keni bërë ju ishte i jashtëzakonshëm, sepse non-stop shihja dua.com”, tregon ajo. Në fillim nuk dinte as ta përdorte – merrte shumë pëlqime dhe nuk dinte çfarë të bënte. Por diçka e shtyu të vazhdonte.
Sfida e parë: Kur fjalët nuk mjaftojnë
Kur u përputhën në aplikacion diku në fillim të majit 2024, Enesi u magjeps menjëherë nga fotot e Meritës. Por problemin më të madh e kishte komunikimin – nuk e kuptonte mirë çfarë shkruante ajo.
“Ka qenë torturë për mua deri sa kemi filluar të flasim në telefon me zë, sepse shumë pak kuptoja çka shkruante Merita”, kujton ai duke qeshur.
Megjithatë, diçka e veçantë kishte tek ajo vajzë. Nga të gjitha pëlqimet dhe bisedat që kishte pasur në dua.com gjatë dy muajve si anëtar premium, vetëm Merita e bëri të donte më shumë. Madje ruajti si screenshot fjalët e para të bisedës me të.
Takimi që ndryshoi gjithçka në varrezat e dëshmorëve
Korriku i vitit 2024 solli takimin e parë. Enesi udhëtoi nga Elbasani në Prishtinë, ku Merita kishte provim në AAB. E priti me durim derisa ajo përfundoi provimin, dhe pastaj u takuan për herë të parë.
“Sytë e saj i kam pëlqyer që nga momenti i parë që e kam pa në dua.com”, tregon Enesi.
Takimi ishte magjik – kaluan kohë në Prishtinë dhe pastaj vizituan Varrezat e Adem Jasharit në Prekaz. Ajo ditë e vendosi themelin e kësaj lidhjeje, aq sa Enesi vendosi të qëndronte një javë të tërë në Kosovë.
Kur paragjykimet kërkojnë të ndalin dashurinë
Por dashuria e tyre nuk ishte e lehtë. Kur Merita i tregoi familjes për Enesin, u përball me refuzim të plotë. Tre herë Enesin e kanë refuzuar plotësisht, për shkak të paragjykimeve ndaj shqiptarëve të Shqipërisë. Largësia e Elbasanit dhe e Gjermanisë vetëm sa i përkeqësonte gjërat.
“Enesin unë do ta marr, duat apo nuk duat ju!”, u tha Merita prindërve pas muajsh këmbëngulësi.
Dashuria e saj e paepur dhe vendosmëria e Enesit që nuk u dorëzua kurrë, më në fund thyen muret. Pas 6 muajsh, familja pranoi të takonte Enesin.
Kur dy familje bëhen një
Telefonata 40-minutëshe me babain e Meritës ishte sprova e radhës.
“Problemin më të madh e kisha: a po muj me kuptu krejt çka po m’thotë”, kujton Enesi me humor.
Por menjëherë pas asaj telefonate, prindërit e Meritës kërkuan të takonin prindërit e tij.
Takimi filloi në shtëpinë e Meritës, vetëm për të vazhduar në Prekaz, i cili u bë edhe një vend simbolik për lidhjen e tyre – ku të dy baballarët, pas një bisede të shkurtër, vendosën t’ia bëjnë përhajr njëri-tjetrit. Nga ai moment, të gjitha paragjykimet dhe barrierat u larguan.
Sot, Enesi është favoriti i nënës së Meritës, ndërsa familja e Enesit “tranohet” pas Meritës.
Dashuria që mat kilometrat me zemër
Largësia u bë sfida më e madhe. Enesi nuk ishte thjesht në Gjermani – sa herë kthehej, vinte në shtëpi në Elbasan dhe pastaj nisej përsëri për Meritën në Kosovë. Udhëtimet nga Elbasani për në Prishtinë e Skënderaj u bënë rregullsi për Enesin.
“Kurrë s’kam pritur sa herë kam mundur të takohem me Meritën, mirëpo dikur e ndjeja lodhjen”, pranon Enesi. Por dashuria ishte më e fortë se çdo vështirësi.
Në mars 2025, Merita vizitoi Enesin në Gjermani për një javë. “Të dy e mbajmë mend këtë javë si njërën nga kohët më të mira, pasi që jemi kënaqur e kemi pasur mundësi që në detaje të paramenduam jetën tonë të përbashkët në Gjermani dhe si do krijojmë familje e jetën tonë.”
Veprimet flasin më shumë se fjalët
Kur e pyesim Meritën se sa romantik është Enesi, ajo tregon: “Përmbi të gjitha fjalëve të dashura e romantike, veprimet e tij janë tepër të veçanta e tregojnë sesa dhe si e tregon dashurinë Enesi.”
Një ditë, Merita kishte mbetur në Prishtinë dhe nuk kishte transport publik nga ora 4 pasdite për në shtëpi. Enesi, pa një pa dy, vendosi të nisej për Prishtinë prej Elbasanit për ta parë Meritën dhe ta çonte në shtëpi.
“5 orë si 5 minuta më kanë dukur me mendimin që kisha të shihja Meritën ❤️”
Enesi komenton: “Normal isha tip shumë më i ftohtë me femra, deri kur më ka dalë Merita në dua.com. Që nga ai moment unë, bota ime dhe gjithçka ka ndryshuar.”
Një “po” që bashkoi tre troje
Më 21 maj 2024, Merita i tha Enesit “Të dua” – një datë që Enesi e mban mend me kujdes.
Dhjetori i 2024-ës i gjeti të fejuar, dhe tani po përgatiten për dasmën më 16 gusht 2025 në Elbasan. E gjithë familja e Enesit nga diaspora do të bashkohet për këtë ditë të madhe. Motra e Meritës, dizajnere, po i përgatit fustanin, ndërsa çifti koordinon çdo detaj përmes telefonit.
“Jemi non-stop bashkë nëpërmjet telefonit. Vetëm gjumi na ndan. Jemi si një trup që vepron”, tregojnë ata.
Pas martesës, Merita do të zhvendoset në Gjermani ku planifikojnë të krijojnë familjen e tyre. Ajo sheh si opsion të mësojë gjuhën dhe të integrohet në shoqëri, duke vazhduar profesionin e saj si edukatore edhe atje.
Mesazhi që thyen çdo paragjykim
Enesi dhe Merita e ndajnë historinë e tyre me një qëllim të qartë: “Duhet me u larguar sa më shumë nga paragjykimet, sepse jemi shumë pak dhe ne duhet të bëhemi bashkë, sepse jemi një popull.”
“Mos t’ishte dua.com, kurrë s’kisha njoftuar Enesin, kurrë, se s’na kishte rënë puna kurrë të takoheshim live. Ai në Gjermani e nga Elbasani, unë nga Mali i Zi e në Skënderaj e Prishtinë”, thotë Merita.
Kjo lidhje që bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi në një dashuri të pastër, po thyen barrierat dhe po ndal asimilimin e gjeneratave të ardhshme. “Më shqip s’ki ku shkon mo!”, thonë ata me krenari.
“dua.com 100% e ka përmbushur detyrën e vet. S’ka më mirë se dua.com. S’kisha menduar që kisha mundur të jem kaq e lumtur.”


