Një match, dy botë, një familje

  • Martuar në 2025
  • Fejuar në 2024
  • Në lidhje që nga 2023
  • Suedia

Arban

Ka jetuar në Suedia

Jonida

Ka jetuar në Kosovë

Jonida nga Lipjani dhe Arbani nga Dragashi nuk e kishin idenë se një aplikacion do t’ua ndryshonte jetën. Një match në dua.com i bashkoi. Sot jetojnë bashkë në Suedi me djalin e tyre, Ilyrian.

Dy rrugë të ndryshme, një drejtim i njëjtë

Arbani është 26 vjeç dhe jeton në Suedi që nga fëmijëria. Familja e tij u shpërngul kur ai ishte vetëm 3 vjeç dhe u vendos në Suedi, ku morën shtetësinë në 2006. Ai u rrit mes kulturash të ndryshme, por gjithmonë e ka mbajtur lidhjen me rrënjët shqiptare. Gjyshi i tij, me të cilin kishte lidhje të fortë, i thoshte gjithmonë: gjej dikë që flet gjuhën tënde dhe ndan kulturën tënde. Këto fjalë i kanë mbetur për jetë.

Jonida është 20 vjeçe. Kishte përfunduar shkollën e mesme, sapo ishte regjistruar në fakultet dhe e dinte që diçka i mungonte. Ishte e re, plot energji, por me një ndjenjë që jeta po e priste diku tjetër. Donte dikë me të cilin do të ndërtonte diçka të vërtetë. Çdo herë që hapte TikTok-un, i dilte dua.com. Non stop. Dhe një ditë, pa shumë mendim, vendosi ta instalojë.

Sytë që treguan të ardhmen

Në fillim i vinin shumë like dhe nuk i dukej program serioz. Por pastaj i doli profili i Arbanit. Diçka në sytë e tij e tërhoqi. Ajo thotë se në sytë e tij pa që ai ka të ardhme. I bëri like e para.

Arbani ia ktheu. U bënë match. Jonida i shkroi e para, me humor: “I pari mashkull je që po të shkruaj.”

Mesazhe me vonesë dhe një screen record që ndryshoi gjithçka

Filluan të shkruajnë, por Arbani i kthente me vonesa. Jonida mendonte me vete: hajt more, se nuk është serioz ky. Problem kishin edhe me oraret. Arbani punonte natën, Jonida ditën. Koha për të folur ishte e kufizuar.

Arbani në fillim e ka fshehur pak që jeton në Suedi. I tha se ka disa punë atje por më shumë rrin në Kosovë. Arsyeja ishte e thjeshtë: nuk donte të dukej ndryshe.

Një ditë, kur folën më gjatë, Jonida e pyeti drejpërdrejt: “A e ke fshi dua.com? Se nuk të vyn më.” Arbani tha jo. Pastaj i dërgoi një screen record duke e fshirë aplikacionin para syve të saj.

Në atë moment Jonida pa që ai përdor Snapchat dhe menjëherë mendoi: ky po flet me vajza tjera. Por Arbani ia dërgoi snap-in dhe ajo pa që ai ishte vetëm duke folur me të. Asnjë tjetër. Aty e kuptoi: ai e ka seriozisht.

Pas një jave, të dy e kishin fshirë aplikacionin. Vazhduan kontaktin në Instagram.

5 muaj biseda dhe një takim fshehur te Mister Fisher

Biseduan për 5 muaj para se të takoheshin. Arbani vendosi të vijë në Kosovë. Jonida doli fshehurazi nga shtëpia dhe shkoi te një shoqe për t’u takuar me të.

Takimi ndodhi te Mister Fisher. Duart pak të dridhura, zemrat pak më shpejt se zakonisht. Por mjaftuan minutat e para që stresi të zhdukej. Biseda rrjedhi natyrshëm, sikur të ishin njohur prej kohësh. 3 orë kaluan pa e vënë re. Jonida doli nga ai takim duke e ditur: ky është ai.

Në atë kohë, nga familja e saj e dinte vetëm motra. Ndërsa Arbani i kishte treguar menjëherë familjes së tij. Madje, anëtarët e familjes së tij erdhën ta vizitojnë Jonidën në punë.

Bileta e humbur, babai që e pëlqeu menjëherë, dhe një propozim që erdhi shpejt

Dy muaj pas takimit të parë, Arbani vendosi se ishte koha: donte të takohej me familjen e Jonidës. Mori biletën, u nis nga Suedia, por rrugës i shkuan gjërat keq dhe i iku aeroplani. Jonida nuk e besonte. Mendonte se po gjente justifikime. Derisa ai ia dërgoi foton e biletës së humbur.

Arbani nuk priti. Mori aeroplanin e radhës menjëherë dhe u nis drejt Kosovës. Kur u ul përballë babait të Jonidës, babai e pa si djalë të vendosur, të sinqertë, dhe me qëllime të qarta. Pas atij takimi, i dha leje vajzës që ta vazhdojë lidhjen hapur.

Vetëm disa muaj më vonë, Arbani u kthye përsëri, por këtë herë me prindërit e tij. Erdhën për t’u takuar me familjen e Jonidës. Dhe atë ditë, pa pritur më, ndodhi edhe propozimi.

Ngjarjet shkuan shpejt, por ishin të qarta:

  • Shtator 2023 – biseda e parë
  • Dhjetor 2023 – takimi i parë
  • Shkurt 2024 – propozimi
  • Gusht 2024 – fejesa
  • 30 korrik 2025 – dasma

Nga Kosova në Suedi, me Ilyrianin në zemër

Fejesa u mbajt në Kosovë, ku ishin të dy familjet. Pas fejeses, Arbani qëndroi dhe kaluan 1 muaj bashkë në Kosovë. Ishte hera e parë që jetonin përditshmërinë pranë njëri-tjetrit, pa ekrane mes tyre. Për ditëlindjen e Jonidës, Arbani i dërgoi dhurata nga Suedia.

Vitin e Ri 2024 e kaluan bashkë në Kosovë. Në janar 2025, Jonida shkoi për vizitë në Suedi dhe qëndroi rreth 10 ditë. Ishte hera e parë që pa vendin ku do të jetonte.

Dasma u mbajt më 30 korrik 2025. Por ajo ditë nuk ishte vetëm festë e dashurisë së tyre. Jonida dhe Arbani e dinin që po fillonte diçka edhe më e madhe. Ajo ishte shtatzënë. Në ditën kur festuan si çift, ata tashmë po bëheshin familje.

Pas dasmës, ajo u zhvendos në Suedi dhe filluan bashkëjetesën. Jonida thotë se kurrë nuk e kishte menduar që do të jetonte jashtë Kosovës. Por dashuria dhe mbështetja nga prindërit e Arbanit e bënë gjithçka më të lehtë. Ata e duan si vajzën e tyre.

Sot, Arbani punon çdo ditë për t’i dhënë familjes së tij jetën më të mirë të mundshme. Jonida mësohet me jetën e re. Dhe Ilyriani, djali i tyre, i ka bashkuar dy botë në një familje.

Fjalët e tyre për ju

Arbani thotë se e rekomandon dua.com sepse nuk ke nevojë të jesh në Kosovë e të dalësh nëpër lokale deri ta takosh fatin. E instalon aplikacionin dhe fillon. Ai ishte premium dhe thotë se ia ka vlejtur.

“Bashkëjetesa është mirë sepse e kemi pritur këtë moment gjatë, pas kohës në distancë. Jemi pranë njëri-tjetrit çdo mëngjes e mbrëmje, gati për aventura të reja, sakrificë e valët e jetës, qofshin të mira apo të këqija.”

Jonida thotë: “Ndonjëherë gjërat e bukura ndodhin rastësisht. Aplikacioni i dua.com di të të surprizojë. Provojeni edhe ju, sepse unë e gjeta fatin e jetës aty.”

Ajo shton se bashkëjetesa është mënyra më e mirë për ta njohur personin e zemrës, si në ditët e këndshme ashtu edhe në ato të pakëndshme. Çdo ditë përpiqen të krijojnë një lidhje të lumtur dhe të qëndrueshme.

Histori të ngjashme dashurie

Adelina & Edi

Si filloi gjithçka Edi (29) ka lindur në Prizren, kurse Adelina (27) në Pejë....

29.05.2024

Tina & Drini

Tina dhe Drini para pak muajsh kanë festuar ditëlindjen e parë të vajzës së...

18.07.2025

Hëna & Lumi

Hëna Alushi (24) nga Struga dhe Lumi Kabashi (26) nga Rahoveci u martuan në fund...

05.06.2025