Tina & Drini
- Martuar në 2023
-
Gjermani
Dy herë match në dua.com - Sot prindër të Duas!
Tina
Ka jetuar në Kosovë
Drini
Ka jetuar në Gjermani
Tina dhe Drini para pak muajsh kanë festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tyre të quajtur Dua. E kur dikush i pyet se si janë njoftuar ata kanë thjeshtë një përgjigje: Në dua.com!
Aplikacioni që bën bashkë shqiptarët kudo që janë në botë është “msiti” edhe i kësaj familje të lumtur, që sot jetojnë në Gjermani.
Kush janë Tina dhe Drini?
Tina (25) është një vajzë nga Ferizaj, me një diplomë në menaxhment të turizmit dhe një zemër të hapur për dashurinë.
Drini (31), është një djalë i ri nga Mitrovica, i cili punonte në Gjermani me vizë pune por edhe kërkonte fatin e jetës.
Historia e tyre nisi në vitin 2021…
Tina dhe Drini u njohën në aplikacionin dua.com! Fillimisht u përputhën kur aplikacioni ishte ende në fazat e para. Filluan të bisedonin dhe u pëlqyen menjëherë.
Tina kujton se fotografia e parë që pa ishte e një djali biond, me sy të kaltër. Edhe pse bisedat e përditshme i afruan gjithnjë e më shumë largësia Ferizaj–Mitrovicë i dukej Tinës pengesë.
“Nëna ime kishte gjithmonë dëshirë që unë ta gjeja partnerin e jetës diku afër në Ferizaj. Të mos largohesha prej saj. Prandaj kur më tregoi se është i Mitrovicës mu duk shumë larg. As që e mendoja të largohesha nga Ferizaj, e jo më ne Gjermani”, tregon ajo.
Mes tyre kishte kimi. Bisedonin pa ndalë dhe pëlqeheshin. Shihej se mund te ndodhte diçka më shumë, por diçka nuk eci. Ndoshta kokëfortësia apo egoja ndikoi dhe ata vendosën të mos vazhdonin bisedën.
“Nuk e deshi fati herën e parë dhe e fshijmë njëri-tjetrin nga dua.com, madje edhe aplikacionin,” kujton Tina me të qeshur.
Por fati kishte plane të tjera…

Muajt kalonin dhe të dy vazhdonin të ishin ende single. Mendja ju rrinte te dua.com dhe fati deshi që të dy ta provonin sërish aplikacionin, dhe e shkarkuan, duke krijuar profile të reja.
Kur i panë prapë profilet e njërit-tjetrit e panë edhe si shenjë që duhet të provonin të flisnin prapë. E nisën bisedën në përputhjen e dytë aty ku e kishin lënë. Pëlqimi ende ekzistonte nga të dyja anët. S’ishte ndalur kurrë.
Pas përputhjes së dytë, vendosën të takoheshin në mundësinë e parë, kur Drini të vinte në Kosovë. Në vitin 2022, u takuan për herë të parë.
“Ai erdhi në Kosovë në vizitë për tu takuar më mua. Dolëm për herë të parë bashkë në Ferizaj. Më bëri shumë përshtypje sa i sjellshëm ishte. U ndjeva menjëherë mirë pranë tij,” – thotë Tina.
E pas kësaj, gjërat për ta rrodhën shpejt. Po atë vit, në dhjetor, vendosën të fejoheshin, e në vitin 2023 edhe u martuan.
Sot jeta për ta ka marrë krejt kahje tjetër, janë bashkë e të lumtur. Kur i kontaktuam për këtë intervistë ishin duke shijuar pushimet në Francë, bashkë me vajzën e tyre.
“E quajtëm vajzën Dua me gjithë zemër”
Momenti më i bukur erdhi më 21 janar 2024, kur u Tina dhe Drini bën prindër të një vajze që e quajtën Dua. Emri nuk ishte rastësi.
“E kishim vendosur që më herët. Dua ishte emri që e donim – jo vetëm për lidhjen me dua.com si aplikacioni që na bashkoi, por edhe për kuptimin e thellë të fjalës, si një lutje që ne të dy e kishim në zemër për t’u bërë prindër,” – tregon Tina.
“Ky është aplikacioni më i përshtatshëm për ta gjetur fatin e jetës”
Si përdorues të dua.com që nga fillimet e aplikacionit, të dy e konsiderojnë si aplikacionin më të duhur për ta gjetur fatin e jetës. Drini thotë se pa dua.com vështirë se do t’ja dilte në Gjermani të gjente dikë siç donte.
“Edhe pse erdha për të jetuar në Gjermani, isha i ri dhe isha single, shpejt e kuptova që për mua lidhjet dhe martesat me persona të nacionaliteve tjera nuk do të funksionin, sepse doja të krijoja një familje me vlera shqiptare, e në këtë aspekt dua.com më ndihmojë shumë”, tregon Drini.
Edhe për Tinën, eksperienca në dua.com ishte padyshim e mrekullueshme.
“Jam ndier shumë e sigurt. Ka qenë zgjidhja më e mirë për ta kërkuar fatin e jetës. Në rrethin tonë ka shumë që e përdorin dua.com dhe ne gjithmonë e rekomandojmë. Sidomos për të rinjtë – nuk ka arsye për të hezituar.”, thotë ajo.
Historia e Tinës dhe Drinit na tregon se se fati shpesh fshihet aty ku nuk e pret, mjafton të jesh gati ta takosh dhe të mos dorëzohesh.
Shënim: Kjo çift ka zgjedhur të mos ndajë imazhe apo video personale për të ruajtur privatësinë e tyre. Ne respektojmë vendimin e tyre dhe i falënderojmë sinqerisht që ndanë me ne historinë e tyre të bukur.


