Martesa pa dashni – A jemi në një martesë të tillë?

  • ·
  • 17.04.2023 ·
  • 300 ·
  • 4 min read

Martesa pa dashni tingëllon si diçka shumë e dhimbshme. Kur hyjmë në një martesë, gjëja kryesore që duam është dashnia.

Natyrisht se kjo është një gjë e trishtë ta mendosh. Mirërpo, fatkeqësisht, jeta jo gjithmonë shkon si përrallat. ‘Jetuan të lumtur përgjithmonë’.

Nganjëherë, edhe lidhjet e martesat e nisura me shumë pasion dhe dashuri përfundojnë.

Mirëpo cilat janë shenjat se martesa pa dashni po na ndodh neve? A shpenzohet dashuria, apo kemi nxituar kur kemi vendosur të martohemi me këtë person?

Mos ndoshta gabimet që kemi bërë gjatë rrugës kanë bërë që martesa pa dashni të na e komplikojë jetën?

Ka disa shenja që na bëjnë të kuptojme se martesa pa dashni është burimi kryesor i mungesës së lumturisë që po e ndiejmë këto kohë.

Për të reflektuar më shumë dhe për të kuptuar më shumë rreth kësaj problematike, lexoni këtë blog deri në fund.

Ka kritika të vazhdueshme

Kritika e vazhdueshme është një tregues se ndjenjat e dashurisë dhe ngrohtësisë për njëri-tjetrin po zëvendësohen nga gjykimi. 

Nëse vazhdimisht kritikoni njëri-tjetrin, kjo nuk është një shenjë e mirë.

Kjo sipas terapistit të licencuar dhe bashkëthemeluesit të Viva Wellness Jor-El Caraballo, LMHC. 

“Kritika ose thirrja e emrit është një shkelje e madhe e kufijve,” shton terapisti i licencuar i martesës dhe familjes Shane Birkel, LMFT.

Pra, vëzhgoni me kujdes se si partneri juaj sillet me ju, apo edhe si ju insiktivisht sileni me të.

A shikoheni ende me dashuri? A flisni me fjalë të ëmbla, apo i rrotulloni sytë saherë që tjetri thotë diçka.

Nuk e duroni dot njëri-tjetrin 

Të qenit afër njëri-tjetrit mund të duket si një punë e përditshme ose jashtëzakonisht e detyruar.

Pa ndjenjën e intimitetit që ekzistonte dikur, mund të ndiheni sikur nuk keni asgjë për të thënë.

Gjithashtu nuk ju intereson vërtet se çfarë ka për të thënë ai ose ajo. Në këtë pikë, me keqardhje, por edhe ju e kuptoni se zjarri mes jush është shuar, apo jo?

Të dy jeni defanziv

Mbrojtja e vazhdueshme është një shenjë e sigurt se të dy nuk po komunikoni mirë, duke ecur paralelisht me kritikat e vazhdueshme. 

Deklaratat ose pyetjet e thjeshta gjithashtu mund të përballen me reagime.

Për shembull, kur njëri partner i kujton  tjetrit të bëjë një punë të përditshme, ata mund të reagojnë në mbrojtje dhe të thonë diçka si “Unë tashmë thashë se do ta bëja – mos më pengon”.

Martesa pa dashni – E shmangni partnerin/en

Shmangia e njëri-tjetrit është gjithashtu një shenjë relativisht e qartë se gjërat nuk po shkojnë mirë. 

Me shumë mundësi do të bëni plane të ndara dhe nuk do të keni motivim për të kaluar kohë së bashku.

Të gjitha këto tregojnë për një martesë të palumtur.

Ndiheni vetja kur nuk jeni bashkë

Kur jeni me bashkëshortin/en tuaj, supozohet se do të ndiheni sikur ata nxjerrin më të mirën në ju dhe ju pëlqen kush jeni rreth tyre. 

Në një martesë të palumtur, do të ndiheni më shumë vetvetja kur ata nuk janë pranë dhe madje mund të mos ju pëlqejë kush jeni rreth tyre.

Çfarë duhet të bëni nëse jeni në një martesë pa dashni?

Nëse keni arritur deri këtu dhe mendoni se jeni në një martesë pa dashhni, pyetja tjetër është, ku shkoni nga këtu? 

Në fund të fundit varet nga ju dhe bashkëshorti/ka juaj që të vendosni nëse jeni në gjendje dhe të gatshëm të punoni në lidhjen, ose të vendosni nëse mënyra më e mirë e veprimit është t’i jepni fund martesës suaj.

Martesat e pakënaqura në fakt mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Askush nuk duhet të durojë një marrëdhënie që e bën atë të pakënaqur.

Related