Çfarë lloj mesazhesh garantojnë përgjigje në dua-chat?

  • ·
  • 26.03.2021 ·
  • ·
  • 4 min read

Çfarë lloj mesazhesh ju garantojnë përgjigje në dua-chat? Sondazhet kanë treguar se për shumicën e femrave, sensi i humorit është tipari # 1 më i dëshiruar tek një mashkull. Kjo është arsyeja pse shumë vajza i përgjigjen më shpejt një mesazhi që të bën për të qeshur se sa një mesazhi me komplimetn.

dua-chat

Kjo është arsyeja pse shumë vajza i përgjigjen më shpejt një mesazhi që të bën për të qeshur se sa një mesazhi me komplimetn.

Por humori është i vështirë sepse është subjektiv. Ajo që një femër mendon se është gazmore për një tjetër mund të jetë fyese. Nëse synon të qeshësh, por merr si përgjigje një rrotullim sysh, atëhere mos mbani frymën për një përgjigje.

Mos u shqetëso – sot do të tregojmë disa mesazhe qesharake që funksionojnë jashtëzakonisht mirë.

Shikoni se si do të rriten përgjigjet nëse përdor GIFs

dua-chat GIFs

Disa gjëra janë vet qesharake dhe të vështira për t’u rezistuar, si këlyshë me gëzof dhe mace që bëjnë veprime pa kuptim. Plus, një ari apo qen/mace që përshëndet funksionon pa marrë parasysh se çfarë thotë profili i një personi. Përdorni këto lloj mesazhesh sa herë të doni.

Sipas statistikave të duas, jo vetëm përfshirja e një GIF në mesazhin tuaj rrit shkallën e përgjigjes, por edhe ëse ky GIF shoqerohet me një mesazh po aq qesharak, shansi për një pergjigje rritet me 30%.
Mos ia lër barrën Match-it tënd për të nisur bisedën. Në vend të kësaj, thyej akullin me një batutë ose pyetje interesante. Marrja nën kontroll e bisedës funksionon 99% të rasteve.

Mesazhe që nxjerrin anën tënde krijuese

Nuk keni pse të mbështeteni vetëm tek GIF-et për të krijuar mesazhe qesharake në dua. Mund të jesh humorist edhe me fjalë. Thjesht sigurohu që të ndjekësh këto tre rregulla për dërgimin e mesazheve dua:

  1. Vulgariteti nga një i panjohur total është i patolerueshëm.
  2. Bëji asaj një pyetje. Femrat i adhurojnë pyetjet e vështira, sepse kjo i bën edhe më kurioze. 
  3. Mundohu që me mesazhin tënd ajo të ndiejë diçka. Bëje të ndihet e intriguar, e argëtuar apo edhe kurioze – kur mesazhi juaj hapës shkakton një reagim emocional, ka më shumë të ngjarë që ajo do t’ju përgjigjet.
dua.com biseda

Ec me rrjedhën

Kur të gjesh mesazhe qesharake për t’i përdorur në dua dhe që funksionojnë për ju, përdorini sa më shpesh. Nuk ka nevojë të shpikni rrotën sa herë që keni një Përputhje tërheqëse dhe doni të filloni një bisedë. Mesatarisht një djalë kalon gati 15 minuta në ditë vetëm në dua.com duke chatuar. Duke qënë se kalon kaq shumë kohë aty, pse lodhesh duke shpikur batuta të reja. Ato lloj mesazhesh të vjetrat mund të funksionojnë po aq mirë. 

Dërgoni mesazh kur është piku i përdorimit të app-it

Nëse nuk e dini se kur janë më tepër online përdoruesit e duas po jua themi ne. Sipas statistikave që kemi përdoruesit e duas janë më aktivë kryesisht pas orsë 21:00 dhe fundjavave. Duke patur parasysh këtë mund të zgjedhësh pikërisht ato momente për të dërguar Pëlqime ose InstaChat e mesazhe. Pra dërgoji asaj mesazhin gjatë kohës që ka më shumë gjasa të përgjigjet.

dua.com - biseda

Një sugjerim: Nëse ajo të përgjigjet, mos i shkruaj direkt sepse do dukesh i dëshpëruar. Mund të presësh të paktën një orë. 

Çfarë të bësh nëse ajo nuk përgjigjet?

Rregulli # 1: Mos e merr personalisht. Këtu ka shumë faktorë që ndikojnë dhe jo të gjithë kanë të bëjnë me ty. Por, nëse po përdorni këto shembuj dhe nuk merrni përgjigje të paktën 80% të kohës, atëherë duhet t’i hidhni një vështrim profilit tuaj në dua.

dua.com - Biseda

Veçënërisht fotot tuaja dhe bion tuaj. Çdo herë që një vajzë nuk i përgjigjet mesazhit tuaj të parë, shkruajini përsëri.

Mund t’i dërgoni asaj një mesazh me zemër, një thënie qesharake, një gif të lezetshëm etj. Nëse ende nuk ndihet pas mesazhit të dytë, lëre të shkojë. Ndërsa dërgimi i një mesazhi të tretë do t’ju sjellë disa përgjigje këtu dhe atje, kufiri midis të qenit këmbëngulës dhe të qenit stalker është shumë i ngushtë.