Meshkujt – Cfare deshirojne ne nje lidhje?
- dua.com Team ·
- 10.11.2021 ·
- Femra ·
- 7 min read
Meshkujt – Cfare deshirojne ne nje lidhje? A e keni pyetur veten ndonjëherë për këtë gjë? Pyeteni një femër se çfarë mendon ajo se do një mashkull më shumë se çdo gjë tjetër në një lidhje dhe ajo do të përgjigjjet seksi. Megjithatë, nuk është gjithmonë kështu.
Besojeni ose jo, meshkujt kanë me shumë dëshira sesa vetëm marëdhëniet sekskuale. Do të çuditeni kur të zbuloni se çfarë dëshirojnë meshkujt që të të dashurat e tyre të bëjnë më shumë. Ju ftojmë të lexoni artikullin dhe ju sigurojmë se ai do të jetë jashtëzakonisht i befasuar që i kuptoni nevojat e tij.
Mos lëndoni egon e tij
Partneri juaj mund të duket i fortë dhe i paprekur ndaj çdo komenti negativ, por egoja e tij është jashtëzakonisht e brishtë. Nuk e keni idenë se sa e vështirë është për të kur nuk arrini ta kuptoni emocionalisht. Diçka tjetër që e lëndon është kur nuk e komplimentoni më shpesh. Edhe ai ka nevojë të dëgjojë fjalë si: sa i bukur që je, sa mashkullor etj.
Mos prisni që ta bëjë gjithmonë ai lëvizjen e parë
Meshkujt e urrejnë faktin që duhet të jenë gjithmonë ata që duhet të bëjnë lëvizjen e parë. Do t’u pëlqente shumë nëse një femër do të vinte dhe do t’u blente atyre një pije ose t’i puthë e para në takimin e tyre.
Largojini stresin
Partneri juaj dëshiron duart tuaja në të gjithë trupin e tij, por jo në një kontekst seksual. Ok ndoshta e dëshiron edhe këtë, por ajo që po flasim ka të bëjë me një përkëdhelje në kokë ose fërkimi i shpinës. Mos harroni që edhe ai tensionohet herë pas here. Përkëdheleni për t’ia lehtësuar lodhjen dhe stresin.
Bëhuni njëherë ju Don Zhuan-i
Ai nuk do t’ju pranojë kurrë, megjithatë meshkujt e duan romancën. Gatuajini atij një darkë romantike ose përkushtojini të gjithë fundjavën. Nlijini një dhuratë të vogël dhe dërgojani në punë. Ai do ta adhuroj faktin se keni menduar për të.
Merrni kontroll gjatë seksit
Tradicionalisht, femrat ndjekin udhëheqjen e burrit gjatë marëdhënies. Meshkujt pëlqejnë që edhe ju të merrni përgjegjësi ndonjëherë. Josheni dhe tregojini sa shumë e dëshironi. Kjo do ta shndërrojë marëdhënien tuaj, jua sigurojmë.
Pyeteni për ditën e tij dhe dëgjojeni me vëmendje
Shpesh i akuzojmë meshkujt se nuk na dëgjojnë, por edhe ne jemi fajtorë për këtë. Sinqerisht, a ju kujtohet kur ju ka folur për bashkëpunëtorët e tij? Ndërkohë që jeni duke darkuar pyeteni për ditën e tij. Dëgjoni dhe bëjini pyetje. Inkurajoheni që të hapet. Ai do ndihet më i qetë se ka kujt t’i hapet.
Shikoni diçka që i pëlqen atij pa u ankuar
Le ta pranojmë – meshkujt dhe femrat nuk dashurojnë kurrë të njëjtat seriale ose filma. Jini të gatshme për kompromis. Nëse ai dëshiron të shikojë një film, shikojeni me të dhe mos u ankoni. Gjeni diçka për të shijuar së bashku. Kjo do e bëj të ndjehet sikur po ndan një pjesë të vetes me ju.
Ftojeni në një takim
Meshkujt nuk janë të vetmit që duhet të paguajnë darkëm ose të planifikojnë një natë jashtë. Nëse ka patur një javë të gjatë në punë atëhere dhurojini një fundjavë magjike. Çojeni në restorantin e tij të preferuar dhe paguani gjithcka.
Nëse ju pëlqen një dhuratë, mjafton t’ia thoni
Asnjë mashkull nuk pëlqen të luajë lojën bingo kur bëhet fjalë për dhuratën e duhur për ditëlindje apo përvjetor. Mos i bini anësh por tregojini se çfarë ju pëlqen. Do t’i kurseni mundimin dhe ju do merrni atë që dëshironi.
A gabojnë femrat kur ndahen nga meshkujt e mirë?
Pse ndahen femrat nga meshkujt e mirë? Është shumë e lehtë të kuptosh se po del në takim me një djalë përsëmbari. Megjithatë ju nuk jeni e sigurt nëse ai është mashkulli i duhur për ju. Madje mundet që edhe t’ju irritojë disi entuziasmi që ai shfaq ndaj jush.
Pikërisht këtu fillon edhe problemi i parë, sepse as ju e as shoqëria juaj nuk di si të reagojë kur përballeni me një mashkull të tillë. Mirëpo, pse ndahen femrat nga meshkujt e mirë dhe a bëjnë gabim? Cilat janë arsyjet që i shtyejnë ato të marrin një vendim të tillë?
A mjaftojnë lulet dhe gjestet e mira?
Mashkulli i cili mendon se ju jeni femra më e mrekullueshme në botë do të ndihet sikur ka fituar llotarinë. Ai do të bëjë gjithçka që ka mundësi që t’ju bëj juve të lumtur. Duke ju trajtuar me kaq pçrkujdesje ka shumë pak gjasa që ta humbisni atë si partner.
Kjo nuk do të thotë se ai do te jetë aty gjithmonë me lule e çokollata. Kjo do të thotë që ai do t’ju qëndrojë pranë, kur ju të keni nevojë për suportin e tij emocional.
Një lidhje në të cilën një mashkull fillon me më shumë zell sesa femra mund të jetë një lidhje e suksesshme dhe afatgjatë. Mirëpo nëse kimia dhe përkushtimi nuk është i dyanshëm atëherë fatkeqësisht lidhja nuk mund të eci për shumë gjatë. Pra lulet që merrni dhe gjestet e mira nuk mjaftojnë. Nëse nuk arrini t’i falni dashurinë dhe respektin që ai ju tregon atëherë më mirë ta ndërprisni atë lidhje.
A gabojmë kur i themi dikujt se problemi është tek ne e jo tek ata?
Përgjigja në këtë pyetje është shkurt dhe thjesht ‘JO’. Nuk gabojmë sidomos nëse jemi të sinqerta në përgjigjen tonë.
Gjthmonë është më mirë të jemi të drejtpërdrejt me personin që po shfaq inters ndaj nesh sesa të japim siniale të gabuara. Nëse nuk ndiejmë pëlqim apo dashuri për personin me të cilin jemi në lidhje apo jemi thjesht në fazën e parë të saj, nuk ia vlen të përpiqemi.
Për arsyen e thjeshtë se nuk mjafton që dikush të na trajtojë mirë që ne të jemi të lumtur me të. Nuk duhet të heqim dorë prej zjarrit të dashurisë, të cilin me siguri do ta gjejmë të gjithë dikur në jetë. Ai mund të jetë mashkulli perfekt, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta bëni veten me zor të ndieni për atë.
Prandaj mos rrini me dikë nëse e ndieni se nuk e doni me zemër. Mos e bëni këtë vetëm pse ai duket person i mirë. Këtë nuk e meritoni as ju, e as personi që keni afër vetës. Prandaj përpiquni të jeni të sinqert që në fillim.