Veshje per femra ne takimin e pare

veshje per femra

Veshje per femra ne takimin e pare. Si të visheni në takimin e parë është një nga pyetjet më të vështira për t’i dhënë një pëgjigje. Kjo sepse takimi i parë gjithmonë tenton të sjellë në mendje dyshime për sa i përket veshjes.

“Po sikur?” është pyetja më e shpeshtë që i bëjmë vetes para pasqyrës. Po sikur të mos dukem mirë? Po sikur të dukem shumë ekstravagante, sexi, fanatike etj.? Lista vazhdon dhe sigurisht kjo përbën një stres më vete.

Mëgjithatë, sipas ekspertëve të modës ka zgjidhje edhe ky problem. Duke ndjekur formulat të caktuara veshjesh mund të gjeni veshjen që ju përshtatet për takimin e parë. Ja cilat janë ato dhe sugjerimet përkatëse që do t’ju japim për takimin e parë:

Veshje per femra me stil pas pune

Formula: Këmishë-fustan + Këpucë interesante

Pse funksionon: Nëse keni një takim të planifikuar gjatë javës së punës dhe e dini se nuk do të keni kohë për të ndryshuar veshjen, zgjidhni një fustan këmishë klasik dhe më pas kombinojini me këpucë interesante. Është shumë komode dhe e thjeshtë për tu stiluar. Ndihesh e mbërthyer deri në fyt? Zbërthe një pullë. Ndihesh tepër rastësore? Hidh sipër një xhaketë sportive. Me pak fjalë, alternativat janë të pafundme.

Kameleoni klasik

Formula: Një bluzë me stil + xhinse + taka

Pse funksionon: Nëse vesh xhinse përherë, por doni tu ndryshoni stilin ndiqni këtë formulë.
Së pari zgjidhni një bluzë me stil të vecantë dhe një pal taka të shkurtra për të ekuilibruar komoditetin me elegancën. Quhet veshje kameleon sepse është elegante e megjithatë xhinset e relaksojnë veshjen shumë. Mjafton të ndërrosh bluzën dhe sërish stili do t’ju bëj të ndiheni rehat me veten pa menduar se e keni tepruar me veshjen tuaj.

Stili klasik femëror

Formula: Një bluzë + fund me printime + dhe sheshka

Pse funksionon: Është veshje perfekte për këdo që do të duket femërore dhe njëkohësisht do të ndihet rehat. Nuk ka rëndësi nëse fundi është mini apo i mesëm në gjatësi, me një bluzë të thjeshtë gjysmë të futur brenda, dhe pastaj një palë sheshka. Në thelb, thjesht përpiquni të jeni vetvetja.

Stil qyteti

Formula: Një bluzë ekstravagante + Xhinse me bel të lartë + Takë të ulët

Pse funksionon: Kjo është formula ime e preferuar e veshjes për një takim të parë sepse kombinon komoditetin optimal me stilin flirtues. Pjesa e sipërme e veshjes është ajo që nxjerr në pah feminitetin tuaj së bashku me xhinset me bel të lartë.
Ska rëndësi se si e kombinoni, mjafton që të jeni tërheqëse dhe guxuese. Takat e ulët nuk tërheqin vëmednien nga veshja juaj dhe kjo do t’ju bëj të ndiheni edhe më flirtuese.

Romancë Sportive

Formula: Fustan i lirë floral + Atlete

Pse funksionon: Super e lehtë për tu veshur. Një fustan i lehtë veror është gjëja perfekte për tu veshur kur dëshironi rehati pa kompromentuar stilin. Në fakt, kjo formulë veshje duket se mbledh më shumë komplimente edhe pse kërkon më pak përpjekje. Atlete të rehatshme, fustan floral dhe me rripa dhe nëse doni shtoni edhe një xhaketë xhins. Plus, mund të kaloni lehtësisht nga dita në natë.

Stili veror

Formula: Bluze mëndafshi me rripa + Pantallona të shkurtra ose pantallona të gjera + atlete/shapka

Pse funksionon: Nëse është shumë nxehtë për pantallona të gjata, mund të zgjidhni xhinse të shkurtra ose thjesht pantallona të shkurtra. Kjo veshje flet shumë për stilin tënd. Një bluzë mëndafshi tregon një estetik më të hijshme, të sofistikuar dhe një palë shapka ose atlete tërheqëse do t’ju bëjnë të parezistueshme. Është një veshje e shkëlqyer verore për pothuajse çdo aktivitet.

Shumë nuk është kurrë mjaftueshëm

Formula: Një bluzë e guximshme + fund tërheqës + atlete

Pse funksionon: Zgjidhni një bluzë të guximshme, një minifund ose jo dhe atlete që përputhen me to. Një stil i tillë është shumë ërheqës por edhe i çuditshëm. Kjo sepse ngjyrat mund të përplasen, megjithatë nëse jeni shumë ‘cool’ mund ta bëni veshjen të duket si një ;ëkurë e dytë.  

Morali i historisë: Vish çfarë të duash!

Kombino formula të ndryshme rehatie dhe stili, femërore dhe flirtuese, por edhe sportive apo zyrtare. Eksploro mundësitë dhe mbi të gjitha ndihu vetvetja në veshjen që zgjedh. Pra kjo ishte sa i përket artikullit “Veshje per femra”

Flogerta

Flogerta

Më shumë artikuj: