Nga mesazhi në dua.com tek martesa – Ajshja dhe Driloni 

  • dua.com Team ·
  • 11.02.2022 ·
  • Tjera ·
  • 6 min read

Diçka që nisi nga një match në dua.com po finalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme! Ajshja dhe Driloni po përjetojnë një dashuri që po shkon prej një meshazhi në dua.com deri tek martesa! Ajo është 23 vjeçare, e lindur e rritur në Danimarkë, me prejardhje nga Vushtrria. Ai është 24 vjeçar nga Prishtina, që së fundi po jeton e punon në Gjermani. Bashkë i bëri dua.com! Nga një like, një match dhe një bisedë që ndodhi në korrik të vitit 2020, nisi gjithçka.

Të gjithë ata që i takojnë për së afërmi Ajshen dhe Drilonin sigurisht se pushtohen nga energjia pozitive që i karakterizon këta dy të rinjë. Kimia mes këtij çifti është e dukshme dhe në pak minuta ata të lënë të kuptosh sa mirë e njohin njëri-tjetrin! Kur fillojnë të flasin për kujtimet e tyre, ku nuk mungojnë çastet qesharake, e kupton sa e çiltër dhe pakomplekse është marrëdhënia e tyre!

Të bindur qysh në fillim se kanë lindur për njëri-tjetrin

Driloni thotë se nuk ka qenë një nga ata njerëzit që ka besuar se mund ta gjejë fatin e jetës në rrjete sociale apo aplikacione për takime online. Mirëpo fati kishte rezervuar një surprizë të mirë për të. Me rekomandimin e shokut të vet, ai shkarkoi aplikacionin dua.com.

“Shoku im ma shkarkoi në telefon aplikacionin dua.com. Madje edhe ma krijoi profilin. Kështu fillova ta përdorë aplikacionin. Aty e pashë profilin e Ajshes. Ja bëra like dhe pas disa orësh, u bëmë match”, tregon ai. Duke qeshur, Driloni kujton sa e bukur i ishte dukur ajo dhe se si pas bisedave të para në dua.com, kishte kërkuar të shihte edhe profilin e saj në Instagram.

Në anën tjetër, kur e pyesim Ajshen se çka i bëri përshtypje te Driloni, ajo kujton se si bashkë më shoqet ja analizuan profilin, fotot dhe të gjitha. “Më së shumti më bëri përshtypje mënyra se si më shkruajti. Nuk më tha vetem ‘Hej’ apo diçka të tillë. Ishte festa e Bajramit dhe Driloni më shkruajti ‘S’po di qysh me hi në muhabet me ty, veç me të thanë Përhajr Bajrami..’. Më ka bë me qesh dhe për këtë arsye kam vazhdu bisedën me të”, thekson ajo.

Kur i pyesim se cili është çelsi i suksesit të kësaj lidhje, të dy thonë se që nga fillimi kanë besuar të kjo marrëdhënie. “Driloni që nga fillimi më ka dhënë siguri”, thotë Ajshja. Komunikimi virtual për 1 vit i ka bërë ta njohin mirë njëri-tjetrin. Të besojnë tek te e ardhmja e tyre e përbashkët.

Nga njohja në distancë deri te takimi në Aeroportin e Prishtinës

Një raport i nisur në distancë përmes një komunikimin online morri kuptim të plotë në momentin që Ajshja dhe Driloni u takuan, siç tregojnë ata, me 13 korrik të vitit 2021. Pas plotë një viti pasi ishin bërë match në dua.com!

“Unë erdha në pushime verës në Kosovë. Driloni erdhi të më merrte në aeroport dhe aty ishte takimi i parë. Që nga ajo ditë nuk jemi ndarë. Kemi kaluar shumë kohë bashkë. Kemi shëtitur pafund dhe kemi kalu jashtëzakonisht mirë me njëri-tjetrin!”, tregon Ajshja. Madje, nga dëshira e madhe për të kaluar kohë më shumë me Drilonin, ajo pa e lajmëruar familjen, kishte ardhur në Kosovë në tetor të vitit 2021. Kishte qëndruar shumë pak ditë por ketë përjetim të dy e kujtojnë me nostalgji, si një nga kujtimet më të mira. Takimet e tyre vijuan në Kosovë, Austri e Danimarkë. Gjatë kësaj periudhe kohore çifti u bënë bashkë saherë që patën mundësi, duke u lidhur me njëri-tjetrin çdoherë e më tepër.

Dasma në gusht të këtij viti!

Si të gjithë mërgimtarët e tjerë, vera që po vjen do t’i sjellë në Kosovë edhe Ajshen dhe Drilonin. Mirëpo kësaj here me një motiv shtesë! Aktualisht ata janë anë në ethet e përgatitjes së dasmës! Pritet që në gusht të vitit 2022 Ajshja dhe Driloni të kurorzojnë lidhjen e tyre me martesë. Pra, prej një mesazhi në dua.com tek martesa! “Po bëhemi gati për dasëm. Momentalisht po mirremi me organizimin. Planifikojmë të martohemi më 3 gusht të vitit 2022”, tregojnë ata.

Kur të vije dita që e kanë caktuar për martesë do të kenë kaluar më shumë se dy vite pas njohjes në dua.com.  Pak më tepër se një vit nga takimi i paharruar në Aeroportin e Prishtinës. Entuziasmi për ta nisur rrugimëtimin e përbashkët martesor ju shihet të dyve në sy!

dua.com mund të bëhet ura lidhëse mes shumë çifteve, ashtu siç u bë për ne

Duke qenë se aktualisht të dy jetojnë në Diasporë, Ajshja dhe Driloni thonë se dua.com është mundësia më e mirë, për të gjithë ata të rinjë që duan të lidhen me dikë nga komuniteti i vet. “Ashtu si na ndihmojë neve, dua.com mund t’i ndihmojë çdo personi që e përdorë, që ta  gjejë fatin e jetës. I inkurajojë të gjihë ata  që janë në kërkim të një personi të zemrës ta përdorin. mund të befasohen për të mirë”, thotë Driloni.

Në anën tjetër edhe Ajshja, duke folur për rrethin e saj në Danimarkë, tregon se sa shumë i është dashur një aplikacion si ky komunitetit shqiptar. “Për ne rininë e Diasporës ky aplikacion është shumë i mirëseardhur. Une ju kam treguar rrethit tim për dua.com. I ftoj ta përdorin dhe e di se perdoret shumë”, thotë ajo.  Ajshja dhe Driloni janë shembull se si dashuria e gjenë rrugën e vetë. Ata kanë lindur në vende të ndryshme. Kanë prejardhje nga vende të ndryshme në Kosovë. Lidhja e tyre është përballur edhe me distancën. Mirëpo dashuria e tyre, e nisur në dua.com, i ka thyer këto barriera dhe ka triumfuar! Për të parë disa momente shumë të bukura dhe romantike të këtij çifti shikoni këtë video!

E ti, çka po pret? Kliko këtu për të krijuar edhe ti një profil në dua.com!

dua.com Team

Related