#përLuginën: 1 Muaj Premium Falas

  • dua Team ·
  • 06.03.2025 ·
  • Tjera ·
  • 3 min read
#përLuginën

#përLuginën: dua.com sjell mbështetje konkrete për shqiptarët e Luginës

Në dua.com, besojmë se lidhjet kulturore dhe sociale janë më të rëndësishme se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, kemi nisur iniciativën #përLuginën, një nismë që synon të mbështesë shqiptarët e Luginës së Preshevës duke u ofruar atyre qasje falas në Premium për një muaj të plotë, nga 6 marsi deri më 6 prill 2025.

@dua.com_dating Për shqiptarët e Luginës, dua.com ofron Premium FALAS për 30 ditë – kshtu që aktivizo Premiumin, gjeje dashninë dhe krijo familjen tënde shqiptare! 🇦🇱 ❤️ #duacom #dashuroshqip #freepremium #prekazihistorik🇦🇱 #presheve #kosovo #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ original sound – dua.com

Pse është e rëndësishme kjo nismë?

Lugina e Preshevës ka përjetuar izolim të padrejtë, diskriminim dhe vështirësi të shumta ekonomike. Në një kohë kur shqiptarët kudo në botë po forcojnë lidhjet mes tyre, edhe ne në dua.com dëshirojmë të japim kontributin tonë duke krijuar ura lidhëse mes shqiptarëve të Luginës dhe bashkëkombësve të tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë.

Si funksionon?

Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, të gjithë përdoruesit nga Lugina e Preshevës që regjistrohen apo përdorin aplikacionin dua.com gjatë kësaj periudhe do të kenë abonim falas Premium, pa asnjë limit. Kjo do t’u mundësojë atyre të lidhen më lehtë me shqiptarë të tjerë në mbarë botën, duke pasur qasje të plotë në të gjitha përfitimet e Premium.

Një mision që bashkon shqiptarët

Themeluesi i dua.com, Valon Asani, thekson se forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve është një nga shtyllat kryesore të platformës:

“Ne duam t’i ndihmojmë shqiptarët e Luginës të ndihen të lidhur ngushtë me kombin dhe kulturën e tyre. dua.com është më shumë se një aplikacion; është një platformë që i bashkon shqiptarët, pavarësisht distancave apo sfidave.”

dua.com – Platforma që bashkon shqiptarët kudo në botë

Që nga lansimi në vitin 2020, dua.com ka bërë të mundur krijimin e mijëra lidhjeve mes shqiptarëve, si në trojet shqipfolëse, ashtu edhe në Diasporë. Me mbi 10,000 përdorues nga Lugina e Preshevës, kjo iniciativë është një mundësi për ta forcuar edhe më shumë këtë komunitet dhe për t’u dhënë atyre një hapësirë ku mund të lidhen, të komunikojnë dhe të krijojnë marrëdhënie kuptimplota.

Si mund të përfshiheni?

Nëse je nga Lugina e Preshevës, mjafton të shkarkosh dua.com dhe të regjistrohesh për të përfituar nga ky muaj falas i Premium. Nëse nuk je nga Lugina, të ftojmë ta ndash këtë nismë me miqtë dhe familjarët e tu që mund të përfitojnë prej saj.

Bashkohuni me nismën #përLuginën

Ne në dua.com besojmë se vetëm duke qëndruar së bashku mund të ruajmë dhe të forcojmë identitetin dhe kulturën tonë. Ndaj, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj iniciative dhe të ndihmoni në përhapjen e saj. Shqiptarët janë më të fortë kur janë të bashkuar – dhe ne jemi këtu për t’i lidhur ata kudo që ndodhen.

dua Team

Related