Pranvera po vjen!
- dua.com Team ·
- 11.03.2021 ·
- No Category ·
- 3 min read
Pranvera po vjen – Si ndikon kjo stinë në rritjen e motivimit? A e ndieni edhe ju shpesh se si moti apo stina ndikon në rritjen e motivimit? Ne të gjithë e fillojmë Vitin e Ri të mbushur me premtime të reja për veten tonë. Zotohemi për t’u ngritur më herët, të ushtrohemi më shumë, të ushqehemi më shëndetshëm, etj.
Jo rrallë herë zotohemi edhe për angazhime dhe projekte më të mëdha si përfundimi i këtij libri, gjetja e një pune të re apo edhe përpjekja për një fëmijë. Pastaj pyesim veten pse rreth fundit të janarit ndihemi të padisponuar, shtrihemi në divan dhe ndezim Netflix.
Mirëpo çfarë ndodh në pranverë?
Dimri duhet të jetë në letargji dhe qetësi. Një stinë kur është në rrëgull të ndihemi si një breshkë, kështu që ne mund të bëhemi gati për pranverën!
Tani është koha të mbillni farëra idesh dhe kreativiteti në jetën tuaj të përditshme. T’i ushqeni ato në potencialin e tyre të plotë. Ndiqni rritjen e tyre dhe kini durim ndërsa shpaloset plani kryesor i atyre farave. Farat që ne mbjellim marrin kohë që të realizohen. Kështu që jini të durueshëm dhe mos nxitoni për pjekje të hershme. Në të njëjtën kohë vëreni zemërimin tuaj, është emocioni i lidhur me pranverën, një forcë që duhet të llogaritet dhe të mos shmanget.
Sekreti qëndron te energjia
Kjo energji e fortë dhe e drejtpërdrejtë ndikon në gjendjen shpirtërore, sjelljen dhe madje edhe në aspiratat tona. Stinët janë ngulitur thellë në ne. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje peizazhit jashtë, aq më shumë do të fillojmë të kuptojmë se si ai pasqyron mjedisin tonë të brendshëm. Mjekësia kineze bën një studim gjithëpërfshirës se si bota natyrore ndikon tek ne. Le të zhytemi në këto korrelacione dhe të mësojmë se çfarë mund të bëjë pranvera për ju!
Gëzoni ambientin e jashtëm
Pranvera ju mundëson të përfshiheni në aktivitete në natyrë. P.sh duke marrë pjesë në më shumë tubime shoqërore ose duke gjetur hobi të rinj. Kjo është koha e përsosur e vitit për të eksploruar dhe zbuluar gjëra të reja që ju pëlqen. Apo për të marrë një fije që keni filluar nga viti i kaluar. Po e themi edhe njëherë se pranvera është ideale për të filluar realizmin e qëllimeve që i keni vënë vetës për Vitin e Ri. E di, e di, është rreth 3-4 muaj vonë, por ju keni një vit të tërë për të punuar mbi to!
Lindja dhe lulëzimi i pranverës duhet t’ju kaplojë
Një gjë dihet për pranverën. Ajo është ringjallje. Ju jep jetë filizave të rinjë. Ngjyra e saj është e gjelbër. Gjelbërimi që paralajmëron lulëzimin. Prandaj ne lehtë mund të kuptojmë pse e lidhim jeshilen me risinë, freskinë, jetën dhe shëndetin. E gjelbra barazohet me rritjen dhe gjallërinë. Kjo është energjia që pranvera përcjell në jetën tonë. Për këtë arsye ne duhet ta shfyrtëzojmë rritjen e motivimit që e kemi në pranverë për ta shtyrë vetën përpara drejt realizmit të qëllimeve tona!