Qysh me perdor filtrat e aplikacionit dua.com?
- dua.com Team ·
- 29.03.2023 ·
- Help ·
- 3 min read
Filtrat e aplikacionit dua.com ashtu si tek shumë aplikacione të tjera janë specifikë në ndihmën që i japin një përdoruesi në zgjedhjen e tij.
Sot në këtë artikull kemi zgjedhur t’ju sjellim shkurtimisht disa video udhëzuese për secilin nga filtrat kryesorë të aplikacionit tonë.
Filtri i moshës
Na ndodh shpesh të na shkruajnë përdorues të ndryshëm, ku secili shpreh dëshirën për të pasur në listën e përshtypjeve vetëm persona të një moshe që u pëlqen. Ka nga ata që ende nuk dinë ta përdorin këtë filtër si duhet.
Shkoni tek Filtër – Mosha, këtu mjafton të zgjidhni kufijtë e moshës që dëshironi për kërkimin tuaj në dua.com.
Në videon e mëposhtme keni një udhëzim të shkurtër se si mund ta përdorni këtë filtër duke zgjedhur moshën që ju përshtatet ju si përdorues për të gjetur Match-in tuaj perfekt.
Filtri i distancës – Rrezja
Ka nga ata përdorues në dua të cilët nuk duan të ndryshojnë vendndodhjen. Jo vetëm kaq, por mundësisht duan të gjejnë një përdorues tjetër me të cilin të përputhen që të gjendet brenda qytetit. Për këtë ju vjen ne ndihmë filtri i distancës. Shkoni tek Filtër –
Rreze, thjesht zmadhoni dhe zvogëloni dy sferat e kuqe dhe kur e lëvizni ju shfaqen se sa do jetë rrezja e kërkimit. Filtri i distancës ngushton në mënyrë të konsiderueshem rrethin tuaj të kërkimit.
Për më tepër shikoni videon e mësipërme.
Filtri i ndryshimit të vendndodhjes – Change Location
Për këtë filtër kemi folur shpesh pasi jemi të bindur se ka nga ata që duan të kërkojnë për match-in e tyre deri në një tjetër kontinent. Shkoni tek Filtër – Vendodhja Aktuale – Fluturo në një Vendndidhje të re.
Si gjithmonë videoja udhëzuese që do t’ju tregojmë ju shërben për të kuptuar më së miri si ta përdorni këtë filtër. Klikoni videon dhe bëhuni mjeshtër në përdorimin e aplikacionit të dua.com dhe gjeni partnerin tuaj ideal aty.
Këto janë filtrat e aplikacionit dua.com që duhet të dini si t’i përdorni, sepse vetëm kështu mund të merni eksperiencën më të mirë në dua.com. Kërkimi juaj do bëhet më efikas, më i shpejtë dhe ndoshta jeni njëklikim larg gjendjes së shpirtit tuaj binjak.
