Refuzimi

  • dua.com Team ·
  • 12.08.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 4 min read

Refuzimi, ëndrrat e tua u hodhën poshtë. Ndjehesh i shpërfillur. I fshirë nga ekzistenca. Refuzimi!! Të gjithë e përjetojmë këtë ndjenjë.

Një ngritje në detyrë  që nuk arrijmë ta marrim. Një interes romantik që nuk ka të njëjtin interes ndaj jush. Një bashkëshort që na lë. Edhe personi më i fortë lëkundet dhe ndihet i padenjë prej refuzimit.

Refuzimi bie në erë dhe godet thellë në karakterin tonë.

Kjo për shkak se ndjek të njëjtën rrugë neurologjike si dhimbja fizike. Pra, dhimbja që ndjen prej refuzimit është e vërtetë. Megjithatë, si gjithmonë, gjithçka është në kokën tënde, askush nuk vuan fizikisht prej refuzimit.
Kjo është një gjë e mirë, sepse do të thotë që keni fuqinë t’i ndryshoni gjërat. Duke kuptuar mekanizmin që qëndron pas refuzimit, mund ta kthesh atë nga një humbje shpirtërore në diçka që të çon drejt dëshirave të vërteta të zemrës tënde.

Çfarë ndodh në të vërtetë kur ndjeheni të refuzuar?

Refuzimi kërcënon nevojën që ke për të qënë pjesë e një grupi. Pra, që të përkisni diku dhe të pranoheni. Ndaj cikli i refuzimit kaloni nëpër emocione negative, duke u ndjerë nkështu i padenjë, i hutuar, i irrituar, i trishtuar, etj.
Ndaj vetvetiu shkoni në mision kërkimi, duke kërkuar për të metat që çuan në dështim. Fillon kritikon veten sepse të jep një iluzion kontrolli (mbi veten) kur përballesh me diçka që nuk mund ta kontrollosh (dikush tjetër.)
Nëse jeni rritur me prindër kritikë, keni mësuar ta praktikoni atë iluzion në përsosmëri. “Nëse sillem më mirë e eci më mirë, ata do të më duan.”

Në të vërtetë, refuzimi nuk ka të bëj me ju

Nuk jeni ju ai që jeni refuzuar. Po, edhe pse e vështirë për tu besuar, ashtu është.  Së pari, jini të sinqertë për motivet. Sakrifikimi i vetes për iluzionin e kontrollit është i dëmshëm sepse ju largon nga vetja dhe po ashtu edhe nga e vërteta.
Me pak fjalë refuzimi ka të bëjë me pritshmërite e personit tjetër. Dhe fatmirësisht nuk duhet të ndiheni i detyruar për të përmbushur pritshmëritë e askujt.

Dhimbja e refuzimit është opsionale

Vuajtja emocionale e refuzimit është normale sepse bazohet në një keqkuptim. Nëse kuptoni se jeta ka të bëjë me mësimin dhe rritjen, që sa vjen e zgjerohet dhe jo duke u ngushtuar. E se Universi ndoshta ka ruajtur diçka më të mirë për ju, atëherë dhimbja e refuzimit është një zgjedhje që duhet të hiqni dorë.

Refuzimi është mentori juaj më i mirë

Askush nuk do të ndihet i refuzuar, e kuptojmë këtë më së miri. Ajo që ndodhi është që ju morët si personale diçka që nuk ka të bëj aspak me ju. Mos ndiqni iluzionin se mund të ndryshoni këtë rezultat nëse do të ishit sjellë ndryshe.
Nuk mund të ndryshoni kriteret e njerëzve të tjerë për tu përputhur me tuajat. Madje, as që nuk duhet të mundoheni ta bëni këtë gjë.

Si të bëni që refuzimin të punojë për ju?

Imagjinoni një jetë ku refuzimi nuk ju bën të ndiheni keq për veten tuaj. Përkundrazi, sjell mundësi më të mira. Gjithçka që duhet të bëni është të ndryshoni këndvështrimin tuaj.
Mjaft e bët refuzimin për ju. Lëreni të shikojë dhe filloni të shikoni jashtë vetes për mundësi të reja. Mësoni të jetoni me kushtet që ju ofron jeta, nëse mundeni përmirësojini ato, sepse realiteti nuk mund të përkulet.

dua.com Team

Related