Regjisore Shqiptare – Femra të kinematografisë shqiptare

  • dua.com Team ·
  • 26.01.2021 ·
  • Femra ·
  • 9 min read

Regjisore Shqiptare? Nuk ma do mendja se i njihni emrat e këtyre regjisore filmash femra të kinematografisë sonë. Megjithatë, ju kujtohen ose jo, ne jemi pikërisht këtu për t’jua rifreskuar kujtesën. Të pakta në emër, por të mëdha në vlerë, sot po ju sjellim tre regjizore të mëdha filmash që duhet t’i njihni me patjetër. Ja cilat janë tre prej tyre:

Shqipe Nuredini Duka

Shqipja ka lindur më 29 mars të vitit 1980. Ajo është një regjisore teatri dhe filmi. Ka studiuar në Fakultetin e arteve dramatike dhe është regjizorja e parë femër shqiptare në Maqedoni. Si studente ajo shkroi dhe drejtoi shfaqjen e saj të parë “The Motel.” Pas diplomimit ajo arriti të prodhonte filmin e saj të parë me metrazh të gjatë në gjuhën shqipe të titulluar “My father” në vitin 2013. Ky është filmi i parë në gjuhën shqipe që është përkrahur nga institucionet Maqedonase.

Filmi “My father”

Filmi shkaktoi shumë reagime në botën e kinematografisë dhe i dedikohet historisë së një babai (Zeka) i cili humbet djalin e tij të vetëm. Mes dramës dhe vuajtjes ngjarja shpaloset nga këndvështrimi i babait dhe se si e përjeton ai këtë humbje. Ky i fundit largohet nga realiteti duke u strukur nën ngushëllimin e amnezisë duke shpresuar se në këtë mënyrë do kthej pas të birin e tij të vetëm nga vdekja. Duka ka drejtuar gjithashtu disa shfaqje, “War on the Third Floor” nga Pavel Kohout dhe Dragoi nga Evgeny Shëartz. “The Tobacco Grower” është filmi i saj i parë me metrazh të shkurtër.

Shqipja, tashmë 40 vjec, nuk është ende e martuar dhe nuk ka fëmijë është ndër të parat regjisore filmash femra. Megjithatë ajo ka një vlerë prej gati 5 milion dollarësh. Jo vetëm që është një femër e arrirë, por është ndër të parat në rolin e regjizores në Maqedoni. Duke shtruar kështu rrugën për shumë femra të tjera shqiptarë që dëshirojnë të njëjtin rol si ajo.

Xhanfise Keko

Xhanfise Keko lindi më 27 janar të vitit 1928 në Gjirokastër. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më vitin 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentarëve, filloi karrierën e regjizores, më vitin 1971.

Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkuruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombtëare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 ajo u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, dhe ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin shqiptar “Beni ecën vetë” në 1976.

Historia e artit të Xhanfises dhe filmografia e saj

Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë femër shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. E nderuara Xhanfise u nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.

Për ne, veprat e saj të filmave bardh e zi, zënë një vend të vecantë në fëmijërinë tonë. Kush mund t’i harrojë vallë filmat si

…e sa e sa të tjerë. Filmat e saj janë ndër më të pëlqyerit për ne artëdashësit e kinematografisë shqiptare të filmave bardhë e zi dhe me ngjyra. Dhe e para ndër regjisore filmash femra që ka marrë titullin “Artiste e Popullit.”

Luljeta Hoxha

Luljeta Hoxha është një regjisore dhe aktore shqiptare e lindur në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Asim Vokshi” për gjuhë të huaja anglisht, në qytetin e Tiranës, vazhdoi studimet në Universitetin e Arteve të Shqipërisë. Pasi mbaroi studimet tek Fakulteti i Arteve Skenike, dega Drejtore Teatri mori më vonë role të ndryshme drejtimi në skena teatrore.

Filmografia e Luljetës

Disa nga veprat e saj të cilat ajo ka asistuar e ka vënë në skenë si regjisore apo asistente regjisore janë:

  • 2007: “I mirë dhe seksi” nga ëoody Alen në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
  • 2008: “Të parët dhe të fundit” nga John Gollsuorth në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
  • 2009: “Sofra Tiranase” nga Shoqata kulturore Tirana (asistent regjisore).
  • 2011: “Shtrigat e Salemit”nga Arthur Miler në sallën e Teatrit Kombëtar (asistent regjisore).
  • 2015: “Shëmbja e shtëpisë Asher” nga Edgar Allan Poe në sallën e Teatrit Kombëtar (regjisore, skenografi, aktore).

Ajo është edhe aktore e njohur në shumë pjesë teatrore shqiptare. Luljeta ka një jetë relativisht private dhe për të nuk ka shumë informacione online apo nëpër gazëta. Gjithsesi, pavarësisht mungesës së informacionit, veprat që ajo ka drejtuar apo ka marrë pjesë si aktore janë mëse të njohura nga artistët shqiptarë.

Gratë regjisore që qëndrojnë prapa filmave nga Kosova

Vitet e fundit shumë filma kosovarë kanë arritur sukses brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo a e dini që prapa shumë filmave nga Kosova qëndrojnë gratë regjisore?

Brezi bashkëkohor i filmbërësve në Kosovë dominohet dukshëm nga disa gra të shkolluara brenda dhe jashtë vendit. Gra që me krijimet e tyre kinematografike kanë lënë gjurmë në kulturën tonë. Më poshtë mund të mësoni më tepër për disa prej tyre.

Blerta Zeqiri

Blerta Zeqiri, e lindur në 1979 është një regjisore dhe skenariste kosovare e vlerësuar me çmime. Ajo ka punuar në një numër të filmave të shkurtër dhe me metrazh të gjatë, të cilët kanë marrë pjesë në shumë Festivale Ndërkombëtare. Festivale të tilla si: Sundance Film Festival, Oberhausen International Festival of Short Film, Bradford Film Festival, etj. Filmat e saj kanë fituar çmime në shumë prej tyre. Ajo punon dhe jeton në Prishtinë, Kosovë dhe është një nga gratë regjisore më të suksesshme.

Filmi i saj i fundit ‘Martesa‘ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.  Filmi tregon se si pënia në dashuri është një rrezik, kur merret parasysh se dashuria kërkon guxim. Mirëpo gjetja e lirisë për të shprehur atë mund të jetë e vështirë kur e keni kaluar jetën tuaj duke u fshehur.

Antoneta Kastrati

Antoneta Kastrati është regjisore e lindur në Kosovë, që aktualisht jeton në Los Angelos. Pasi i mbijetoi luftës së Kosovës në vitin 1999, ajo mori një kamer dhe filloi të bënte filma dokumentarë të shkurtër. Filma që adresonin çështje të diskutuaratë shoqërisë së pasluftës. Ajo ka një master në gazetari dhe komunikim dhe ka përfunduar studimet e regjisë në Institutin Amerikan të Filmit në Los Angelos. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë ‘Zana’ u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Ai ishte edhe propozimi i Kosovës për Oscar 2020, në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese. Ai përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës seë luftës.

More Raça

More Raça është një regjisore e lindur në Kosovë në 1992. Ajo ka një diplomë BA dhe MA në Regji të Filmit nga Universiteti i Prishtinës dhe aktualisht është regjistruar në Ph.D, studime për kinematografi. Filmat e saj të shkurtër kanë marrë pjesë në festivale filmi si AFI Fest, Kairo IFF ku ajo fitoi çmimin special të jurisë. Pastaj Tampere FF, Manhattan Short FF, Florida FF, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër.

Në vitin 2019 More bëri filmin e saj debutues me metrazh të gjatë me titull ‘Andromeda Galaxy‘ i cili u dha në festivalin e filmit në San Sebastian. Aty mori çmimin ‘Glocal in progress’, një çmim që ju jepet filmave në procesin e pas-produksionit.  Një tjetër film i sukseshëm i saj është filmi ‘Home’. Ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Lendita Zeqiri

Lendita Zeqiraj ka lindur në Prishtinë, në 1972. Si kineaste dhe artiste vizuale, Lendita ka studiuar gjerësisht në të dy artet në Kosovë dhe Francë. Ajo është e diplomuar në artet pamore në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Gjithashtu ndoqi edhe studimet master për Estetikë të Filmit në Paris, Francë.

Ajo realizoi filma të cilët kanë marrë pjesë në shumë Festivale Ndërkombëtare të Filmit në të gjithë botën. Përfshirë: Venice Film Festival, Telluride Film Festival, Palm Springs Short Fest, Hamptons Film Festival, ëarsaë International Festival Festival. Pastaj edhe Leeds Film Festival, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Busan etj. Filmi i saj i fundit, ‘Shtëpia e Agës‘ përcjellë Agën (Arti Lokaj) 9 vjeçar. Aga, i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjejë babanë e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.

dua.com Team

Related