Shfaqje teatrale me te bukura komedi-romance shqiptare
- dua.com Team ·
- 20.01.2021 ·
- Kuriozitete ·
- 4 min read
Shfaqje teatrale Shqiptare të zhanerit komediromancë, janë kaq të dashura për publikun, saqë edhe sot nuk i zvendësojmë dot me asnjë lloj film apo shfaqie tjetër që shohim.
Jo vetëm që këto shfaqie rezonojnë me botën shpirtërore të kulturës shqiptare por mbartin edhe një satirë lozonjare ndaj paragjykimeve që shpesh bëhen shkas për ndarjen e shumë të dashuruarëve. Pa e zgjatur shumë po ju sjell tre prej këtyre shfaqjeve të paharrueshme:
Pallati 176
Pallati 176 është një nga shfaqjet më të bukura teatrale shqiptare. Edhe sot mbetet një nga komediromancat më të bukura të të gjitha kohërave përsa i përket teatrit shqiptar.
E kush mund ta harrojë lëmshin që bën Jovan Bregu luajtur nga aktori i pavdekshëm Roland Trebicka. E bija e tij guximtare dashurohet në fshehtësi me djalin e komshiut të tyre i cili ishte edhe drejtori i Jovanit.
Megjithatë, ngjarja fillon edhe komplikohet edhe më tepër për shkak të një letre që Jovani shkruan.
Vepra u shkrua nga Adelina Balashi dhe u drejtua nga rregjisori Alfred Bualoti. Kjo shfaqje fantastike teatrale u shfaq në vitin 1986.
Ka kaq shumë batuta fantastike dhe të paharruashme saqë tashmë janë plotësisht pjesë e gjuhës shqipe.
Ashtu si themi shpesh fjalët e urta të thëna nga populli, ashtu themi edhe batutat e Pallatit 176 kur bëhet fjala për anën komike të të rënit në dashuri.
Batutat e goditura të Pallatit 176
E si mund ta harrosh batutën e pavdekshme: “Plasën çokollatat edhe ktej.” Sa herë që një cift të rinjsh rrinin afër njëritjetrit nuk mund të rrinim pa i ngacmuar pak me këtë shprehje që simbolizon ëmbëlsinë e dashurisë.
Apo batuta “Po qan ti?… Po qaj plas pra…” dhe më pas personazhi i kthehet vajzës që dashuron “Jo, Ti Irena mos qaj…ti.”
Përzier me elemente humori, romance, guximi dhe lojëra fjalësh të paharrueshme, pallati 176 ngelet i pazëvendësueshëm në artin teatral shqiptar.
Dhe sigurisht nuk mund të harrojmë as aktorët e shkëlqyer, pa të cilët vepra nuk do ngelej e ngulitur përjetësisht në mendjet tona. Por, pallati 176 nuk është shfaqia e vetme komediromancë. Të ngjashme me të janë edhe shfaqia teatrale “Shi në Plazh” apo “8 persona plus”
Shi në Plazh
E kush mund ta harroj lojën e bukur të dy të dashuruarëve që ia bën prindërve të tyre që ata t’i fejonin. Këta të dashuruar të shkathët dhe lozonjarë, vën në lojë prindrit e tyre, duke i bërë të mendojnë sikur janë ata që i fejuan këta të dy, dhe jo që këta njiheshin apo duheshin më parë.
Shi në plazh është vepër e shkruar nga Teodor Laco në vitin 1984 dhe drejtuar me rregjizurë të Gëzim Kames. Kjo shfaqie teatrale na mbajti mbërthyer me lojërat e dy të dashuruarëve, batutat e thëna kaq bukur nga aktorët dhe karizma e çdo personazhi.
Tetë persona plus
Një tjetër komediromancë teatrale e paharrueshme. Shfaqur në vitin 1998 me regji dhe skenar të Ferdinand Radi e Andon Qesari. Edhe këtu luan sërish aktori Roland Trebicka. Dhe dihet se aty ku luan Rolandi përgatituni për humor, batuta, të qeshura dhe gajasje pa fund.
“Ta rrah kam frikë se më rreh” , “zemra do bëjë të sajën” e shumëëë batuta të tjera dëgjojmë që njerëzit i përdorin çdo ditë. Satira e goditur për modernizimin e detyrueshëm të femrës shqiptare pas viteve 90.
Tetë persona plus është komedi teatrale e pas ’90ës ndaj edhe prek tema që i përkasin asaj kohe.
Historia e lezetshme e dy personazheve të martuar, shoqëruar me situata komike dhe po ashtu goditjen e problemeve të ndryshme sociale për figurën e femrës.
Sqarim: Në pamundësi të fotove më cilësore për shkak të rezolucionit të ulët të kamerës, mundëm të sigurojmë vetëm disa screenshot nga shfaqjet sa për ilustrim.
